Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Vetëdorëzohet një nga të kërkuarit e Lazaratit

26/10/2015
Vetëdorëzohet një nga të kërkuarit e Lazaratit
Share on FacebookShare on Whatsapp

25 vjeçari Klajdi Karemani është një nga 16 të pandehurit e dosjes “Lazarati 1”, ai ka jetuar në arrati për më shumë se një vit, që kur policia hyri në fshatin e drogës duke ndërmarrë një operacion disaditor për vendosjen nën kontroll të tij.
I riu nga Patosi nuk i rezistoi dot më presionit të të jetuarit në kërkim dhe për këtë ka marrë vendimin të vetëdorëzohet tek prokurorët e Krimeve të Rënda, që po e hetojnë atë në mungesë.

“Jam 25 vjeç dhe kam ardhur në gjykatë për t’u paraqitur për ato që më akuzojnë, për trafik narkotikësh dhe për pjesëmarrje në grupin e parë të Lazaratit. Kam rreth 6 muaj në kërkim, që nga koha kur më kanë shpallur emrin. Të jetosh kështu do të thotë të jetosh duke iu fshehur drejtësisë dhe policisë. Ishte njësoj si të rrija në burg, vetëm se isha i fshehur”, thotë Karemani.

Për të është vendosur masa “arrest me burg” në mungesë, ndërsa në Gjykatën e Krimeve të Rënda janë zhvilluar shtate seanca për të bashkëpandehurit me të, siç janë Gate Mahmutaj, Vandam Mahmutaj, Arjan Basha, Florian Shurdhi, Ramadan Basha dhe Gurgaz Skënderi. Aktualisht të kërkuarit po synojnë gjykimin e shkurtuar.
“Në Lazarat nuk kam qenë. Kam këtë shokun, por e kam njohur me njerëz të tjerë”, thotë më tej 25-vjeçari.

“Tre nga ata të grupit të strukturuar të Lazaratit u kanë shitur këtyre drogën dhe meqenëse është proces i lidhur, edhe këta janë futur në grupin e Lazaratit”, sqaron më tej avokati i tij, Idajet Beqiri.
Ndaj grupit të Lazaratit një prokurori ka ngritur akuzat e “kultivimit të bimëve narkotike”, “kundërshtim të policisë” dhe “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

VIDEO/ Edi Rama bllokon heqjen e imunitetit të Lubi Ballukut!

Bardhi reagon për përgjimet e reja të Ron Yeffet: Kjo histori kërkon hetim menjëherë!

14/09/2026
“Të zhduk”! Rama e gërvish me thonj dhe e dorëzon tek policia pas zbritjes nga avioni

“Të zhduk”! Rama e gërvish me thonj dhe e dorëzon tek policia pas zbritjes nga avioni

14/09/2026
Kërcënohet gjatë udhëtimit gazetari Osman Stafa

Kërcënim me vdekje ndaj gazetarit Osman Stafa, Policia referon çështjen në Prokurorinë e Tiranës

14/09/2026
“Me ministrinë e Infrastrukturës merrem vetë”. Zbardhet tjetër audiopërgjim i Roni Yeffet për puset e gazit në Vlorë

“Me ministrinë e Infrastrukturës merrem vetë”. Zbardhet tjetër audiopërgjim i Roni Yeffet për puset e gazit në Vlorë

14/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

VIDEO/ Edi Rama bllokon heqjen e imunitetit të Lubi Ballukut!

Bardhi reagon për përgjimet e reja të Ron Yeffet: Kjo histori kërkon hetim menjëherë!

14/09/2026
“Të zhduk”! Rama e gërvish me thonj dhe e dorëzon tek policia pas zbritjes nga avioni

“Të zhduk”! Rama e gërvish me thonj dhe e dorëzon tek policia pas zbritjes nga avioni

14/09/2026
Kërcënohet gjatë udhëtimit gazetari Osman Stafa

Kërcënim me vdekje ndaj gazetarit Osman Stafa, Policia referon çështjen në Prokurorinë e Tiranës

14/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.