Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Në Shqipëri sundon mafia e lidhur me qeverinë, e vetmja rrugë largimi i narkoministrit dhe shefit të tij

26/10/2015
Në Shqipëri sundon mafia e lidhur me qeverinë, e vetmja rrugë largimi i narkoministrit dhe shefit të tij
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në vijim të denoncimit të lidhjeve të ministrit të brendshëm Saimir Tahiri me krimin, ka vijuar sot denoncimin në emër të PD-së,Enkelejd Alibeaj, kreu i Departamentit të Rendit e Sigurisë në këtë parti.
“Corriere della Sera, gazeta prestigjioze dhe ndër më të rëndësishmet në Europë i ka bërë të ditur miliona lexuesve të saj se ministri ynë i Brendshëm gjendet nën akuzë për lidhje me bandat më të rrezikshme të drogës në vend. Shtypi më serioz në Itali dhe në Europë ekspozon të vërtetën tronditëse: se në Shqipëri sundon Mafia e lidhur me Qeverinë. Se narkobandat drejtojnë bashkë me Saimir Tahirin. Se mafia e lidhur me ministrin e Brendshëm eliminon oficerët që guxojnë të flasin, që guxojnë të luftojnë trafikun e drogës”, u shpreh Alibeaj.
enkelejd alibeaj11Sipas tij, krimi është në gjendjen më kritike për shkak të lidhjeve të dyshimta të ministrit.
“Shqipëria është në gjendjen më të rëndë kriminale në 25 vite, sepse krimi ka kapur shtetin, sepse interesat e krimit sundojnë vendin. Akuzat, provat dhe dëshmitë e pakontestueshme, të gjitha të çojnë te Tahiri i habilajve dhe shullazëve me shokë. Tek Tahiri me kushërinjtë Habilaj që vëzhgoheshin nga policia dhe  oficeri i lartë Zagani, i cili gjendet sot i kërcënuar me jetë. Tek Tahiri që i ka dorëzuar pikat kyçe si shefin e kufirit të Dhërmiut aty ku paketohet droga e bëhet gati për Itali, në shërbim të bandave. Tek Tahiri që makinën personale e të paprekshme e ka vënë si narkotaksi në shërbim të bandës së Habiljave”, vijoi Alibeaj.
Duke akuzuar kryeministrin Rama si më të korruptuarin në Ballkan, Alibeaj shton se Tahiri është një nga më të akuzuarit për lidhje me krimin, për të cilin ka ripërsëritur kërkesën për largimin e tij.
“Kurrë më parë nuk ka qenë një ministër i Brendshëm shqiptar nën akuza kaq të rënda dhe me fakte të pakundërshtueshme si kumbar dhe mbrojtës i trafikut të drogës. Por e gjithë kjo e bën krenar Edi Ramën. Kryeministrin më të korruptuar në Ballkan, njeriun e përfolur si bashkëpunëtor i hershëm i bandave të drogës të cilave u dha tregun e ndërtimeve të Tiranës si kryebashkiak e për të cilin raporti i punës së OSBE thotë se ka një pasuri prej 200 milion eurosh. Trupa e policisë që lufton krimin, oficerët, burrat dhe gratë në uniformë janë të tradhtuar e kokulur. Qytetarët janë të pa sigurt, të nëpërkëmbur dhe të poshtëruar. Ka vetëm një rrugë. Largimi i narkoministrit Tahiri dhe shefit të tij protektor që refuzon testin e drogës”, përfundoi Enkelej Alibeaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

VIDEO/ Edi Rama bllokon heqjen e imunitetit të Lubi Ballukut!

Bardhi reagon për përgjimet e reja të Ron Yeffet: Kjo histori kërkon hetim menjëherë!

14/09/2026
“Të zhduk”! Rama e gërvish me thonj dhe e dorëzon tek policia pas zbritjes nga avioni

“Të zhduk”! Rama e gërvish me thonj dhe e dorëzon tek policia pas zbritjes nga avioni

14/09/2026
Kërcënohet gjatë udhëtimit gazetari Osman Stafa

Kërcënim me vdekje ndaj gazetarit Osman Stafa, Policia referon çështjen në Prokurorinë e Tiranës

14/09/2026
“Me ministrinë e Infrastrukturës merrem vetë”. Zbardhet tjetër audiopërgjim i Roni Yeffet për puset e gazit në Vlorë

“Me ministrinë e Infrastrukturës merrem vetë”. Zbardhet tjetër audiopërgjim i Roni Yeffet për puset e gazit në Vlorë

14/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

VIDEO/ Edi Rama bllokon heqjen e imunitetit të Lubi Ballukut!

Bardhi reagon për përgjimet e reja të Ron Yeffet: Kjo histori kërkon hetim menjëherë!

14/09/2026
“Të zhduk”! Rama e gërvish me thonj dhe e dorëzon tek policia pas zbritjes nga avioni

“Të zhduk”! Rama e gërvish me thonj dhe e dorëzon tek policia pas zbritjes nga avioni

14/09/2026
Kërcënohet gjatë udhëtimit gazetari Osman Stafa

Kërcënim me vdekje ndaj gazetarit Osman Stafa, Policia referon çështjen në Prokurorinë e Tiranës

14/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.