Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Saimir Tahiri ia arriti të ndërkombëtarizojë përfshirjen e tij në trafikun e drogës

03/10/2015
Saimir Tahiri ia arriti të ndërkombëtarizojë përfshirjen e tij në trafikun e drogës
Share on FacebookShare on Whatsapp

PD ka denoncuar sot skandalin e përfshirjes së Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, në trafikun e drogës u ndërkombëtarizua, tashmë të denoncuar edhe nga gazeta italiane, “Il Secolo XIX”.
Sipas zëdhënëses së kësaj partie, Ornela Nebijaj, “’Il Secolo XIX’ shkruan për akuzat që rëndojnë ndaj Tahirit dhe i referohet dëshmive të sjella nga oficeri i lartë Zagani. Dëshmi që tregojnë se banda e habiljave përdor makinën private të Ministrit, dhe se krerët e policisë marrin urdhër nga lart për ti lënë ata të lirë në aktivitetin e tyre. Duke theksuar bashkëpunimin e oficerit Zagani në luftën antidrogë me autoritetet e vendit fqinj, shtypi Italian hedh dyshime edhe për largimin e mistershëm të një zyrtareje të lartë italiane, oficeres së kontaktit që ishte vendosur në Tiranë, pikërisht për shkak të ndjeshmërisë që ka Roma zyrtare nga narkotrifiku i Shqipërisë”.
Për PD, ministri i Brendshëm ia arriti të ndërkombëtarizojë përfshirjen e tij në trafikun e drogës, duke bërë krenar kryeministrin Edi Rama.
“Me Saimir Tahirin, me mister AA003GB, ne ia arritëm edhe kësaj dite kur shtypi Italian të përmendë përfshirjen e ministrit të brendshëm në trafikun e drogës, dhe ky skandal të ndërkombëtarizohet tashmë. Nuk e dimë se sa krenar është Edi Rama pas kësaj me ministrin e tij, por një gjë dihet se ka kaluar një muaj qyshse Tahiri gjendet nën akuzat më të rënda për një ministër të brendshëm, dhe ai vazhdon të jetë në detyrë”.
Sipas PD-së, ky ministër është kthyer në një turp, i cili duhet të largohet menjëherë nga detyra.
“Është kthyer në një turp kombëtar dhe nxitës i krimit dhe i trafikut, siç po e vërejmë çdo ditë me ngjarjet e rënda në vend, dhe siç e konstaton edhe antimafia italiane që është e alarmuar për sasitë e drogës që kalojnë nga Shqipëria në Itali. Saimir Tahiri duhet të largohet menjëherë nga detyra e të hetohet plotësisht nga drejtësia për përfshirjen në trafikun e drogës dhe inkriminimin e Policisë.
Çdo ditë më shumë në detyrë, është një dëm që i bëhet asaj pjesë të Policisë që kërkon të luftojë drogën, që kërkon të vendosë rend e siguri, është një dëm që i bëhet vendit e qytetarëve”, përfundon deklarata e PD-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Basha për padinë ndaj Vokshit: Rama kërcënon opozitën me mercenarët e Gjykatës së Lartë

Tensionohet raporti mes qeverisë dhe gjykatave, pas padisë për Malajn, reagon Rama

10/09/2026
Bardhi: Afera e TEC-eve lundruese 80 milionë euro, SPAK nuk prek Ramën dhe Ballukun

Bozdo: Të anulohet tenderi për Tigrin 1 dhe 2, SPAK të nisë hetimet

10/09/2026
Miqtë të presin në shkollë. Gjithçka tjetër të pret në JUMBO

Miqtë të presin në shkollë. Gjithçka tjetër të pret në JUMBO

10/09/2026
Stoku në gjykata, si ndahet mes gjykatave të cdo niveli e kategorie

PAGAT/ Gjykatat në gjithë Shqipërinë mbyllin dyert

10/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Basha për padinë ndaj Vokshit: Rama kërcënon opozitën me mercenarët e Gjykatës së Lartë

Tensionohet raporti mes qeverisë dhe gjykatave, pas padisë për Malajn, reagon Rama

10/09/2026
Bardhi: Afera e TEC-eve lundruese 80 milionë euro, SPAK nuk prek Ramën dhe Ballukun

Bozdo: Të anulohet tenderi për Tigrin 1 dhe 2, SPAK të nisë hetimet

10/09/2026
Miqtë të presin në shkollë. Gjithçka tjetër të pret në JUMBO

Miqtë të presin në shkollë. Gjithçka tjetër të pret në JUMBO

10/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.