Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Vetoja çeke për statusin e Shqipërisë u ble 600 milionë euro

29/09/2015
Vetoja çeke për statusin e Shqipërisë u ble 600 milionë euro
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në një bashkëbisedim me gazetarët, ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi kryeministrin Edi Rama, sipas të cilit bleu me 600 milionë euro heqjen e vetos për statusin e Shqipërisë.
“Zoti Kopac konfirmoi pazarin e kulisave të bëra në kurriz të shqiptarëve. Deklarata e tij se  30 minuta pas firmosjes së marrëveshjes me CEZ qeveri çeke tërhoqi veton tregon qartë së Rama bashkërendoi pazarin për CEZ. Kurrë një qeveri e një vendi anëtar të BE nuk mund të përdorë veton për  ta blerë me 600 milionë euro heqjen e saj. Kjo është jashtë çdo imagjinate. Çështja e statusit nuk është çështje tregtare, është vendim i mirëfilltë politik, i vendeve anëtare dhe i Komisionit Europian”, deklaroi berisha.
Ish-kryeministri Berisha i ka bërë thirrje kryeministrit Rama të pranojë hetimin ndërkombëtar për çështjen e CEZ-it, që nga dita kur kompania erdhi në Shqipëri deri në firmosjen e marrëveshjes mes qeverisë dhe kompanisë çeke.
Në bashkëbisedim me gazetarët, Berisha akuzoi kryeministrin se ka bërë me CEZ-in një ndër pazaret më të fëlliqura. Sipas Berishës, vetoja e shumëpërfolur e Çekisë në BE dhe tre ligjet e vendosura si kusht për statusin kandidat ishin pjesë e pazareve që Rama kishte bërë për të rrokullisur Gjithçka në xhepat e tij.
Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët Berisha ka deklaruar se pala shqiptare e kishte të sigurt fitoren në arbitrazh.
“Ne ishim të sigurt në betejën me CEZ, prandaj duhet hetim ndërkombëtar dhe të dalin të gjitha përgjegjësitë. Çdo veprim që kemi bërë ne, pala e tyre përpiqej të akuzonte palën shqiptare, ne bëmë gjithçka që ata të funksionojnë, jo të dështojnë. Ai merrte kompani për të mbledhur të ardhurat korrente dhe i ndante, ishte rruga e vjedhjes dhe falimentimit. Edi Ramës i fliste xhepi jo goja…, ishin të mjaftueshme deklaratat e Ramës që CEZ ti përdorte kundra nesh në arbitrazh”, tha Berisha duke shtuar se tani çdo shqiptar paguan 1200 euro.
Ish-kryeministri tha se vlerëson faktin që Ilir Meta iu bashkëngjit kërkesës së tij për hetim ndërkombëtar. Ai ftoi LSI-në të bashkojë votat në Kuvend.
“Duhet bashkim votash për hetim ndërkombëtar. Zoti Meta e ka pranuar këtë hetim e përgëzoj, zoti Rama të tregojë, të marrë minimumin e përgjegjësisë për interesin e shqiptarëve”, tha Berisha.
Ish-kryeministri mohoi kategorikisht që fëmijët e tij të jenë përfshirë si ndërmjetësues mes qeverisë e ndonjë kompanie.
“Në asnjë rast fëmijët e mi nuk kanë qenë ndërmjetës në jetën e tyre midis qeverisë dhe një kompanie private. Ata kanë një kod jetik shumë rigoroz të punës së tyre, për të cilin me dokumente kanë fituar pafajësinë sa herë janë akuzuar pa të drejtë”.
Duke e quajtur shkelje kushtetute nenin 19-të të marrëveshjes me çekët për CEZ-in, Berisha drejtoi gishtin nga Rama e Xafa, ndërsa tha se me këtë ligj mund të vjedhësh me kamion e të mos dënohesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
Mesohen emrat e tragjedise se Zvernecit, ja kush jane 2 vajzat dhe djali i mbytur

29-vjeçarja humb jetën në Zvërnec në plazhin e Portonovës

03/07/2026
Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

PD çon në Kushtetuese rrëzimin e komisionit hetimor për AKSHI-n dhe rrugët

03/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Gurë nga mali në aksin Prrenjas–Librazhd, humb jetën 42-vjeçari

04/07/2026
DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.