Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Shijak, dështojnë negociatat vret veten vrasësi i bashkëshortes dhe vjehrrit

27/09/2015
Shijak, dështojnë negociatat vret veten vrasësi i bashkëshortes dhe vjehrrit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Vret veten 41 vjeçari i cili mëngjesin e sotëm vrau bashkëshorten dhe vjehrrin e tij.
Forcat e Policisë së Durrësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë negociuar për më shumë se 4 orë me autorin. Negociatorët janë përpjekur ta bindnin të zbriste poshtë duke i përmendur dy fëmijët e tij të mitur. Madje djali i është afruar pranë shtyllës ku qëndron babai i tij. Policia nuk është afruar dot, pasi 41-vjeçari kishte me vete edhe armën e krimit. Dëshmitarët kanë treguar se Artani ka patur një shishe me vete. Nga shtylla e Radiostacionit ku qëndronte, ai herë pas here ngrihej më këmbë dhe deklaronte se do të vetëvritej, ndërsa në orën 11:40 i ka dhënë fund jetës.
Vendimi i 41-vjeçarit për t’u vetëvrarë ka qenë i papritur për forcat e Policisë që ndodheshin në vendin e ngjarjes. Kjo pasi Artan Petova kishte rënë dakord me grupin negociator që do të zbriste dhe do ti dorëzohej policisë. Në momentin kur po zbriste ka qëlluar veten me çifte në mënyrë të papritur.
Sipas të dhënave nga vendi i ngjarjes, Artan Petova, 41 vjeç, banues në Shijak ka qëlluar me çifte automatike të cilën e mbante me leje gruan e tij Zara Petova, 35 vjeç dhe më pas babain e saj Ismet Lekën, 71 vjeç. Mësohet se krimi i rëndë ka ndodhur pas një sherri në banesën e Ismet Lekës, vjehrrit të autorit tek “Katër rrugët e Shijakut”. Pas vrasjes së dyfishtë autori Artan Petova ka hipur në një shtyllë dhe kërcënoi me vetëvrasje.
Fqinjë e të afërm të familjes pohojnë se kryefamiljari pasi ka parë se çfarë ka bërë ka kaluar në gjendje shoku. Po kështu ata tregojnë se mes dy bashkëshortëve, prindër të dy fëmijëve të mitur ka pasur probleme prej kohësh dhe ata ishin në proces divorci, por kjo gjë është kundërshtuar nga 41-vjeçari, i cili ka ndërmarrë edhe aktin e rëndë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Pezullohet drejtori i Policisë së Vlorës pas raportimit të pasaktë për protestën në Zvërnec

ANILA HOXHA/ Bluzezinjtë

31/05/2026
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, policia shoqëron një person

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, policia shoqëron një person

31/05/2026
2 orë protestë në Tiranë kundër qeverisë pas dhunës në Zvërnec

2 orë protestë në Tiranë kundër qeverisë pas dhunës në Zvërnec

31/05/2026
LISTA E PLOTË/ Publikohen fituesit e garës për anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD

LISTA E PLOTË/ Publikohen fituesit e garës për anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD

31/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Çmenduria e vërtet e çmimeve të biletave në Finalet e NBA Kincks vs Spurs 

Çmenduria e vërtet e çmimeve të biletave në Finalet e NBA Kincks vs Spurs 

31/05/2026
Pezullohet drejtori i Policisë së Vlorës pas raportimit të pasaktë për protestën në Zvërnec

ANILA HOXHA/ Bluzezinjtë

31/05/2026
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, policia shoqëron një person

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, policia shoqëron një person

31/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.