Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Të përndjekurit politikë lidhur me zinxhirë te Presidenti kundër “bijve të dreqit”

25/09/2015
Të përndjekurit politikë lidhur me zinxhirë te Presidenti kundër “bijve të dreqit”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Të përndjekurit politikë të cilët marshuan sot kundër bunkerit që po ndërtohet pranë ministrisë së Brendshme, përfunduan takimin me Presidentin Bujar Nishani. Të lidhur me zinxhirë, ata ju drejtuan Presidencës, prej ku, i kërkuan kreut të saj, hapjen e dosjes dhe largimin e të inkriminuarve nga politika.
“I kërkuam Presidentit të hapen dosjet, të largohen ata që i shërbyen diktaturës, që sot janë edhe në Komisionin e Reformës në Drejtësi”, tha në përfundim të takimit Besim Ndergjoni.
Më herët, Kujtim Kaziu, një prej të përndjekurve që ka tentuar dy herë t’i vërë flakën veten tha se kjo protestë është për moslejimin e ndërtimit të bunkerit dhe për të drejtat e tyre, duke kërkuar dëmshpërblimin.
“Protesta është për bunkerin. Është një protestë që i gjithë populli duhet të bashkohet. Mund të jetë bunker artistik, por figura e Enver Hoxhës nuk duhet të bëhet publike. Është një figurë që duhet të dënohet për gjenocid. Do i kërkojmë Presidentit Nishani të mos lejojë më shfaqjen në publik të imazhit të Enver Hoxhës dhe të ndërhyjë për dëmshpërblimet tona. Unë jam pa punë, pa shtëpi. Nuk kam marrë ende këstin e katërt, jo të pestin”, tha Kaziu.
Ndërsa kryetari i Shoqatës së Trashëgimtarëve të të vrarëve nga komunizmi, kërkoi vëmendjen e medias ndaj kësaj çështje. Ai tha se bunkeri është simbol i Enverit, madje duke shtuar se “Këta janë bijtë e dreqit”.
“Më kanë vrarë babën dhe vëllanë e babës, na lanë jetimë. Pse çojnë simbolet e komunizmit. Bunkeri është simbol i Enverit. Këta janë bijtë e dreqit”, tha ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rëndohet bilanci tragjik në aksidentin e rrugës së Librazhdit

MIRDITË/ Humb jetën 20-vjeçari, dy të plagosur dërgohen me helikopter në Tiranë

30/08/2026
EMRAT/ Operacioni “Karburanti” prangos dy biznesmenë, në kërkim tre të tjerë

Si fiton qeveria nga rritja e çmimit, nafta 219 lekë/litër, Bardhi: Qeveria të ulë fitimin e vet

30/08/2026
Hajduti italian vodhi “Audi Q5”, përplasi policin dhe disa makina

Hajduti italian vodhi “Audi Q5”, përplasi policin dhe disa makina

30/08/2026
Tërmet 4.2 ballë në jug të Shqipërisë, epiqendra pranë Fterrës

Tërmet 4.2 ballë në jug të Shqipërisë, epiqendra pranë Fterrës

30/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rëndohet bilanci tragjik në aksidentin e rrugës së Librazhdit

MIRDITË/ Humb jetën 20-vjeçari, dy të plagosur dërgohen me helikopter në Tiranë

30/08/2026
EMRAT/ Operacioni “Karburanti” prangos dy biznesmenë, në kërkim tre të tjerë

Si fiton qeveria nga rritja e çmimit, nafta 219 lekë/litër, Bardhi: Qeveria të ulë fitimin e vet

30/08/2026
Hajduti italian vodhi “Audi Q5”, përplasi policin dhe disa makina

Hajduti italian vodhi “Audi Q5”, përplasi policin dhe disa makina

30/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.