Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

LISTA/ Ministri Nasip Naço kërkon shkarkimin e 10 gjyqtarëve

25/09/2015
LISTA/ Ministri Nasip Naço kërkon shkarkimin e 10 gjyqtarëve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, ka dorëzuar në Këshillin e Lartë të Drejtësisë kërkesën për shkarkimin nga detyra të 10 gjyqtarëve në gjykata të ndryshme të vendit.
Në kërkesën e depozituar në KLD, Ministria e Drejtësisë akuzon 10 gjyqtarët për shkelje të rënda të detyrës përmes mosdeklarimit ose deklarimit të rremë të pasurive të tyre.

Lista e gjyqtarëve që kërkohet për KLD-së marrja e masës disiplinore “shkarkim nga detyra”

1.    Gjyqtari Ardian Kalia, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë
2.    Gjyqtari Qani Hasa, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan
3.    Gjyqtari Rasim Doda, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë
4.    Gjyqtari Enkeleda Doda, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë
5.    Gjyqtari Petrit Aliaj, i Gjykatës së Apelit Vlorë
6.    Gjyqtari Osman Aliu, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë
7.    Gjyqtarja Dhurata Bilo, e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës
8.    Gjyqtari Maksim Qirjazi, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë
9.    Gjyqtari Ilir Pashaj, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan
10.   Gjyqtari Astrit Shema, i Gjykatës së Shkallës së Parë Administrative, Vlorë

 

Kërkesa e plotë e ministrit për KLD-në


Lënda: Ministri i Drejtësisë, z. Nasip Naço i propozon KLD-së procedimin disiplinor me masën “Shkarkim nga detyra”, për 10 gjyqtarë.
Ministri i Drejtësisë, në mbështetje të nenit 34 të Ligjit nr.9877, datë 18.02.2008 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të nenit 31 të Ligjit nr.8811, datë 17.05.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, i ndryshuar, paraqet për shqyrtim pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë kërkesat për procedimin disiplinor të 10 gjyqtarëve si më poshtë vijon:


1. Gjyqtari Ardian Kalia, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për shkelje shumë të rënda të disiplinës të parashikuara nga neni 32, pika 2, germat “ç” të Ligjit Nr.9877, datë 18.02.2008, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, sipas të cilit, janë shkelje shumë të rënda aktet dhe sjelljet që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit si më poshtë:…ç) refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive;


2. Gjyqtari Qani Hasa, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shkelje shumë të rënda të disiplinës të parashikuara nga neni 32, pika 2, germat “ç” të Ligjit Nr.9877, datë 18.02.2008, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, sipas të cilit, janë shkelje shumë të rënda aktet dhe sjelljet që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit si më poshtë:…ç) refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive;


3. Gjyqtari Rasim Doda, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë për shkelje shumë të rënda të disiplinës të parashikuara nga neni 32, pika 2, germat “ç” të Ligjit Nr.9877, datë 18.02.2008, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, sipas të cilit, janë shkelje shumë të rënda aktet dhe sjelljet që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit si më poshtë:…ç) refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive;


4. Gjyqtari Enkeleda Doda, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë për shkelje shumë të rënda të disiplinës të parashikuara nga neni 32, pika 2, germat “ç” të Ligjit Nr.9877, datë 18.02.2008, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, sipas të cilit, janë shkelje shumë të rënda aktet dhe sjelljet që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit si më poshtë:…ç) refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive;


5. Gjyqtari Petrit Aliaj, i Gjykatës së Apelit Vlorë për shkelje shumë të rënda të disiplinës të parashikuara nga neni 32, pika 2, germat “ç” të Ligjit Nr.9877, datë 18.02.2008, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, sipas të cilit, janë shkelje shumë të rënda aktet dhe sjelljet që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit si më poshtë:…ç) refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive;


6. Gjyqtari Osman Aliu, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë për shkelje shumë të rënda të disiplinës të parashikuara nga neni 32, pika 2, germat “c” dhe “ç” të Ligjit Nr.9877, datë 18.02.2008, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, sipas të cilit, janë shkelje shumë të rënda aktet dhe sjelljet që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit si më poshtë:…ç) refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive; dhe c) shkelja e pajustifikuar dhe e përsëritur e dispozitave urdhëruese procedurale, kur këto kanë passjellë ose mund të sillnin pasoja për të drejtat kushtetuese të palëve në gjykim apo për dhënien e drejtësisë”.


7. Gjyqtarja Dhurata Bilo, e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës,  për shkelje shumë të rënda të disiplinës, të parashikuara nga neni 32, pika 2, shkronja “c” të Ligjit Nr.9877, datë 18.02.2008, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, në të cilin parashikohet se: “Janë shkelje shumë të rënda aktet dhe sjelljet që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit si më poshtë: c) shkelja e pajustifikuar dhe e përsëritur e dispozitave urdhëruese procedurale, kur këto kanë passjellë ose mund të sillnin pasoja për të drejtat kushtetuese të palëve në gjykim apo për dhënien e drejtësisë”.


8. Gjyqtari Maksim Qirjazi, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për shkelje shumë të rënda të disiplinës të parashikuara nga neni 32, pika 2, shkronja “gj” të Ligjit Nr.9877, datë 18.02.2008, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, në të cilin parashikohet se: “Janë shkelje shumë të rënda aktet dhe sjelljet që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit si më poshtë: … gj) akte dhe sjellje të tjera të rënda që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit;


9. Gjyqtari Ilir Pashaj, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan,  për shkelje të rënda dhe shumë të rënda të disiplinës të parashikuara nga  neni 32, pika 3, shkronja “gj” dhe 32, pika 2, germat “c”, “e”  të Ligjit Nr. 9877, datë 18.02.2008, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, në të cilat parashikohet se:
“Janë shkelje të rënda aktet dhe sjelljet që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit si më poshtë: …gj) akte dhe sjellje të tjera të rënda që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit;
“Janë shkelje shumë të rënda aktet dhe sjelljet që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit si më poshtë: …c) shkelja e pajustifikuar dhe e përsëritur e dispozitave urdhëruese procedurale, kur këto shkelje kanë passjellë ose mund të sillnin pasoja për të drejtat kushtetuese të palëve në gjykim apo për dhënien e drejtësisë; e) mungesa absolute e arsyetimit në vendimin gjyqësor;


10. Gjyqtari Astrit Shema, i Gjykatës së Shkallës së Parë Administrative Vlorë,  për shkelje shumë të rënda të disiplinës, të parashikuara nga neni 32, pika 2, shkronja “c” të Ligjit Nr.9877, datë 18.02.2008, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, në të cilin parashikohet se: “Janë shkelje shumë të rënda aktet dhe sjelljet që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit si më poshtë: c) shkelja e pajustifikuar dhe e përsëritur e dispozitave urdhëruese procedurale, kur këto kanë passjellë ose mund të sillnin pasoja për të drejtat kushtetuese të palëve në gjykim apo për dhënien e drejtësisë”.

Nga vlerësimi fakteve Ministri i Drejtësisë, z. Nasip Naço, i propozon KLD-së, që gjyqtarët  t’i nënshtrohet përgjegjësisë disiplinore me masën “Shkarkim nga detyra”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Shtyllat “gjysmë shtize” në Çermë Sektor, Korreshi ironizon Karakaçin dhe Ballukun

Shtyllat “gjysmë shtize” në Çermë Sektor, Korreshi ironizon Karakaçin dhe Ballukun

01/05/2026
Berisha, takim me Kryeministrin kroat, Plenkoviç: Procesi i integrimit europian duhet të jetë i bazuar në meritë

Berisha, takim me Kryeministrin kroat, Plenkoviç: Procesi i integrimit europian duhet të jetë i bazuar në meritë

01/05/2026
Debatet në mbledhjen e kryesisë. Salianji, do vazhdoj takimet, Noka përgjegjësi për firmat e PD për Avokatin

Reagon Salianji pas refuzimit të dokumentave të garës për kreun e PD

01/05/2026
Malltezi publikon “11 gënjeshtra në një dëshmi” pas seancës në GJKKO

Malltezi publikon “11 gënjeshtra në një dëshmi” pas seancës në GJKKO

30/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Shtyllat “gjysmë shtize” në Çermë Sektor, Korreshi ironizon Karakaçin dhe Ballukun

Shtyllat “gjysmë shtize” në Çermë Sektor, Korreshi ironizon Karakaçin dhe Ballukun

01/05/2026
Berisha, takim me Kryeministrin kroat, Plenkoviç: Procesi i integrimit europian duhet të jetë i bazuar në meritë

Berisha, takim me Kryeministrin kroat, Plenkoviç: Procesi i integrimit europian duhet të jetë i bazuar në meritë

01/05/2026
Debatet në mbledhjen e kryesisë. Salianji, do vazhdoj takimet, Noka përgjegjësi për firmat e PD për Avokatin

Reagon Salianji pas refuzimit të dokumentave të garës për kreun e PD

01/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.