Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

KONSPIRACION PER SHAKASHVILIN/Ilir Meta, takimi enigmatik me Presidentin e Gjeorgjisë

16/09/2015
KONSPIRACION PER SHAKASHVILIN/Ilir Meta, takimi enigmatik me Presidentin e Gjeorgjisë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta e ka mbyllur vizitën e tij në Tbilisi të Gjeorgjisë me një takim me Presidentin e këtij vendi, Giorgi Margvelashvili, njeriu që po ndjek të fusë në burg ish-presidentin Mikail Shakashvili, mikun e ngushtë të Edi Ramës.

Sipas deklaratës zyrtare nga zyra e kryetarit të Kuvendit takimi ka qenë frytdhënës dhe se bashkëpunimi dypalësh do të njohë një fazë të re shumë më dinamike se në të kaluarën. Por burime jozyrtare thonë se ky takim ka qenë miqësor por bashkëpunimi i zyrtarëve shqiptar me armikun e tij politik ka lënë në hije entuziazmin. Presidenti gjeorgjian i ka lënë të kuptohet zotit Meta se prania e ish-Presidentit gjeorgjian në Shqipëri si këshilltar për reformat atje nuk është e mirëpritur nga qeveria e tij.

Meta nuk ka bërë të ditur nëse i është kërkuar dorëzimi i Shakashvilit tek drejtësia gjeorgjiane, por po aq enigmë mbetet fakti që ai ka takuar armikun e një miku të ngushtë të Edi Ramës. Duket një sinjal shumë i zbehtë të rradhitet ky takim në listën e shenjave të ftohjes mes Metës dhe Ramës në Shqipëri.

Ish- Presidenti i Gjeorgjisë, Mikail Shakashvili është i kërkuar në vendin e tij për përftime dhe abuzim me pushtetin. Në fakt mbi të rëndojnë dy akuza, e para që lidhet me vdekjen e ish-kryeministrit gjeorgjian Zurab Zvania, dhe tjetra për korrupsion.

Mikheil Shakashvili iu bashkua numrit të madh të këshilltarëve formal e informal të qeverisë së Edi Ramës në korrik të vitit të kaluar. Shakashvili vizitoi Tiranën më 15 korrik me ftesë të qeverisë së majtë dhe zhvilloi takime me Kryeministrin Edi Rama, Zëvendëskryeministrin Niko Peleshi, ministren e zhvillimit urban, Eglantina Gjermeni dhe ministrin e pushtetit vendor Bledi Çuçi.

shakashvili rama

Në fakt ky ishte takimi i dytë mes Ramës dhe Shakashvilit, që kur qeveria e udhëhequr nga socialistët mori pushtetin në shtatorin e kaluar në Tiranë. Sipas Raportimeve nga media në 2013 Rama u takua me Shakashvilin më 27 shtator gjatë takimit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork ndërsa Shakashvili qe ende Presidenti i Gjeorgjisë. Rama foli me superlativa për Presidentin e atëhershëm të Gjerogjisë. “Ajo që bëri ai për vendin e tij qe e jashtëzakonshme për shkak se ai dëshmoi se asgjë nuk është e pamundur nëse ke vizionin dhe kurajën për ta bërë,” tha Rama. “Ne jemi me fat për shkak se ne mund të mësojmë nga eksperienca e tij,” shtoi ai.

Një vit më parë zëdhënësja e ish-presidentit të Gjeorgjisë mohoi që ky i fundit të ketë marrë ndonjë rol zyrtar në Tiranë, por konfirmoi për balkan insight vullnetin e tij për të ndihmuar kryeministrin Rama në refroma. “Ai dëshiron më të mirën për popullin shqiptar dhe për këtë vend të mrekullueshëm, ai mbështet kryeministrin Edi Rama por nuk ka asnjë pozicion formal në qeverinë e Shqipërisë,” është shprehur atëherë zëdhënësja Mary Kokaia.

Aktualisht, ish- Presidenti i Gjeorgjisë, Mikail Shakashvili jeton në Kiev dhe është caktuar Guvernator i rajonit të Odesës në Ukrainë me një dekret të Presidentit Petro Poroshenko, edhe pse sipas Kushtetutes ukrainase, vetëm një shtetas i këtij vendi mund të marrë detyrën e Guvernatorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

04/05/2026
Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

04/05/2026
Shkodër, korrupsioni për regjistrimin e tokës, në gjyq ish-drejtori i Hipotekës dhe juristi

Shkodër, dërgohen në gjyq katër persona për pastrim parash, në sekuestro 500 mijë euro

04/05/2026
Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës, mbetet në burg

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës, mbetet në burg

04/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

04/05/2026
Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

04/05/2026
Shkodër, korrupsioni për regjistrimin e tokës, në gjyq ish-drejtori i Hipotekës dhe juristi

Shkodër, dërgohen në gjyq katër persona për pastrim parash, në sekuestro 500 mijë euro

04/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.