Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Adrian Neritani, Ish-ambasadori i Berishës heton Asadin

16/09/2015
Adrian Neritani, Ish-ambasadori i Berishës heton Asadin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Adrian Neritani, ish-ambasador i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në vitet 2006-2009, është përzgjedhur nga OKB dhe Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW/ONAK), si një nga 3 anëtarët e grupit civil, që do të hetojnë nëse në Siri janë përdorur armë kimike kundër popullsisë civile dhe kush i ka përdorur ato.

Këshilli i Sigurimit në OKB dha “dritën jeshile” për hetim të përbashkët nga Kombet e Bashkuara dhe Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike javën e kaluar, por ndërkaq si qeveria e Sirisë, ashtu dhe kryengritësit kanë mohuar përdorimin e armëve kimike.

Adrian Neritani do të jetë pjesë e grupit, së bashku me argjentinasen Virginia Gamba, e cila do të jetë drejtuese, dhe me ekspertin gjerman, Eberhard Schanze, lajmëron topchannel. Qeveritë perëndimore shpresojnë se, hetimi nga OKB-ONAK do të përcaktojë fajtorët e përdorimit të gazit sarin, prova këto që mund të përdoren një ditë për të ndjekur penalisht anëtarët e qeverisë siriane për krime lufte.

Ndërkaq, e kontaktuar nga top channel, zyra e shtypit të Kombeve të Bashkuara ka konfirmuar lajmin, se Neritani do të jetë pjesë e grupit të “Mekanizimit të Përbashkët të Hetimit” dhe se, për shkak të përgatitjes së tij si diplomat, por edhe jurist i njohur në të drejtën ndërkombëtare, ai do të jetë përgjegjës për pjesën politike të këtij mekanizmi investigativ.

Fillimisht, grupi prej 3 anëtarësh do të shqyrtojë dokumentet e mbledhura deri më tani, e më pas, nëse do të jetë e nevojshme, ata do të udhëtojnë drejt Sirisë për të mbledhur prova të tjera, për të provuar nëse është përdorur gazi sarin dhe se cilët kanë qenë ata që e kanë përdorur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Belind Këlliçi: Për ikjen e Edi Ramës flitet më shumë se për finalen e botërorit

Belind Këlliçi: Për ikjen e Edi Ramës flitet më shumë se për finalen e botërorit

19/07/2026
21 mijë biznese janë me borxhe në Shqipëri, tatimet i kanë vendosur barrë hipotekore

Presion mbi pronarin e news24, policia merr ‘peng’ 5 punonjës të Prestige Resort në Golem

19/07/2026
LUSHNJË/ Vodhi dy herë brenda dy ditësh dhe i vuri flakën një lokali

LUSHNJË/ Vodhi dy herë brenda dy ditësh dhe i vuri flakën një lokali

19/07/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

Nxirret arma në Vaun e Dejës. Sherr mes disa personave

18/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Belind Këlliçi: Për ikjen e Edi Ramës flitet më shumë se për finalen e botërorit

Belind Këlliçi: Për ikjen e Edi Ramës flitet më shumë se për finalen e botërorit

19/07/2026
21 mijë biznese janë me borxhe në Shqipëri, tatimet i kanë vendosur barrë hipotekore

Presion mbi pronarin e news24, policia merr ‘peng’ 5 punonjës të Prestige Resort në Golem

19/07/2026
LUSHNJË/ Vodhi dy herë brenda dy ditësh dhe i vuri flakën një lokali

LUSHNJË/ Vodhi dy herë brenda dy ditësh dhe i vuri flakën një lokali

19/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.