Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Seanca dëgjimore në PE, eurodeputetët nxijnë zgjedhjet, shuplakë qeverisë për dekriminalizimin

15/09/2015
Seanca dëgjimore në PE, eurodeputetët nxijnë zgjedhjet, shuplakë qeverisë për dekriminalizimin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Shefja e misionit vëzhgues së OSBE/ODHIR, Audrey Glover i njohu eurodeputetët e komisionit të punëve të jashtme të Parlamentit Europian me konkluzionet e raportit përfundimtar mbi zgjedhjet vendore të 21 qershorit në Shqipëri. Por eurodeputetët folën edhe më shkoqur se OSBE. Eduard Kukan tha, se bazuar në raportin e OSBE/ODHIR, zgjedhjet lokale në Shqipëri nuk mund të cilësohen si të lira dhe të ndershme.
 
Eduard Kukan, eurodeputet: Ka patur shumë parregullsi në zgjedhjet lokale. Ka parregullsi  politike ose teknike. Në raportin e OSBE-së e ka një gërshetim të të dyja llojeve të parregullsive, edhe politike, edhe teknike. Lidhur me tekniket, ka probleme me udhëzimet, afatet dhe administrimin e procesit zgjedhor nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Interpretimi i ligjit nga KQZ-ja dhe vendimet e saj jokonsinstente kanë shkaktuar gjithashtu probleme. Nga ana tjetër, parregullsitë politike kanë qenë të shumta, duke filluar me politizimin e institucioneve, që cenuan administrimin e  zgjedhjeve, përdorimin e fondeve publike për fushatën zgjedhore,  akuzat për shitblerje votash, mungesa e transparencës për financimin e politike dhe mungesa e paanshmërisë së mediave për zgjedhjet. Secila nga këto shoqërohet me shembuj të shumtë. Këto janë probleme shumë serioze dhe duhet të merret një përgjegjësi e qartë politike për to. Bazuar në të gjitha këto mua më është krijuar përshtypja, se këto zgjedhje nuk mund të cilësohen si të lira dhe të ndershme.
 
Knut Fleckenstein, raportues për Shqipërinë: Zonja Glover na dha një tablo të qartë të zgjedhjeve vendore. Ka hapa pozitivë në zgjedhjet lokale, por ka një numër të madh parregullsish. Shitblerja e votës, presioni mbi votuesit, politizimi i administratës dhe fushatës, mungesa e transparencës së financimeve të partive politike, etj, të gjitha këto bëjnë pjesë te anët negative të raportit dhe këto duhet të ishin zbatuar me kohë.
Por nuk kanë qenë zgjedhjet lokale ato që kanë tërhequr më shumë vëmendje në komisionin e punëve të jashtme të Parlamentit Europian, por procesi i dekriminalizimit.
 
Romana Vlahutin ambasadore e BE, Tiranë: Çështja e dytë që nuk është pjesë e raportit të OSBE/ODHIR, por që është shumë e rëndësishme për ne është dekriminalizimi. Është çështja kryesore aktualisht. Ne presim që  më në fund në vjeshtë të shohim aprovimin e ligjit për dekriminalizimin, që të shohim qartësisht, se cilët persona mund  të kandidojnë në zgjedhje dhe kush mund të ketë një post publik në jetën politike të vendit. Cështja e tretë është pjesëmarrja e qytetarëve shqiptarë. Ne kemi punuar fort me shoqërinë civile, në mënyrë që qytetarët shqiptarë të bëheshin pjesë e vëzhgimit të zgjedhjeve.
 
Knut Fleckenstein, raportues për Shqipërinë: Procesi i dekriminalizimit është shumë i rëndësishëm, pasi ai lidhet edhe me reformën e drejtësisë. Nëse nuk avancohet me procesin e dekriminalizimit, do të jetë shumë e vështirë për të avancuar me reformat e tjera që i kërkohen Shqipërisë.
 
Eduard Kukan, eurodeputet: Dekriminalizimi i politikës në Shqipëri përbën një problem prej kohësh, dhe ky kjo qenë edhe arsyeja kryesore e krizës politike, por ka errësuar edhe zgjedhjet lokale.  Ne prisnim, që kjo çështje të zgjidhej para zgjedhjeve. Ne kemi 9 muaj që presim dhe, nuk kemi parë asnjë progres nga qeveria shqiptare për dekriminalizimin. Ne po shohim  përditë raste të deputetëve shqiptare me të shkuar kriminale, që mundohen të përfitojnë nga imuniteti që kanë.
 
Lidhur me proçesin e dekriminalizimit, në intervistat e dhëna për mediat shqiptare pas seancës dëgjimore në Parlamentin Europian për Shqipërinë, Eduard Kukan ka deklaruar, se është trondtitur nga rasti i deputetit Prenga që ka qëlluar mbi qytetarë shqiptarë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Në hetim 9 administratorë biznesesh për mallra luksoze kontrabandë

Në hetim 9 administratorë biznesesh për mallra luksoze kontrabandë

18/07/2026
Karrigia bosh e avokatit në komunizëm, nga mbrojtës në viktima

Karrigia bosh e avokatit në komunizëm, nga mbrojtës në viktima

18/07/2026
SKENDER VRIONI/ Analizë krahasuese dhe juridike e Avokatisë, suprimimi dhe zyrat e ndihmës juridike gjatë viteve 1945-1990                         

SKENDER VRIONI/ Analizë krahasuese dhe juridike e Avokatisë, suprimimi dhe zyrat e ndihmës juridike gjatë viteve 1945-1990                         

18/07/2026
AIDSSH, si u përndoqën avokatët dhe u shtyp mbrojtja ligjore në diktaturë

AIDSSH, si u përndoqën avokatët dhe u shtyp mbrojtja ligjore në diktaturë

18/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Në hetim 9 administratorë biznesesh për mallra luksoze kontrabandë

Në hetim 9 administratorë biznesesh për mallra luksoze kontrabandë

18/07/2026
Karrigia bosh e avokatit në komunizëm, nga mbrojtës në viktima

Karrigia bosh e avokatit në komunizëm, nga mbrojtës në viktima

18/07/2026
SKENDER VRIONI/ Analizë krahasuese dhe juridike e Avokatisë, suprimimi dhe zyrat e ndihmës juridike gjatë viteve 1945-1990                         

SKENDER VRIONI/ Analizë krahasuese dhe juridike e Avokatisë, suprimimi dhe zyrat e ndihmës juridike gjatë viteve 1945-1990                         

18/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.