Debatet kanë përfshirë sot edhe Komisionin e Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë. Deputetja e PD-së Albana Vokshi dhe ajo e PS-së, Klodiana Spahiu janë “përplasur” për çështjen e dezinfektimit.
Vokshi është shprehur se procesi i dezinfektimit ka dështuar dhe se fitues për ta vënë në praktikë, siç tha ajo, “doli një kompani me ofertën më të lartë”.
Në kundërpërgjigje, Spahiu i kërkoi të bëjë një kërkesë me shkrim për këtë çështje, por zonja Vokshi vijoi duke thënë se “Mushkonjat me drogë nuk u dezinfektuan, kaluan kufirin. Avionët me drogë vijojnë në autostradën Vlorë-Itali”, shtoi Vokshi.




