Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Edi Rama flet për gazetën zvicerane: Kaosi i Shqipërisë është disi joshës, si në Itali

13/09/2015
Edi Rama flet për gazetën zvicerane: Kaosi i Shqipërisë është disi joshës, si në Itali
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka dhënë një intervistë për gazetën zvicerane “Ostschëeiz am Sonntag” ku ka folur më së shumti për artin në Shqipëri dhe për arritjen e standardeve europiane.
I pyetur për mungesën e zhvillimit në disa zona rurale, Rama ka thënë se kaosi që mbretëron në vendin tonë është disi edhe joshës, ashtu si në Itali.
“25 vjet nuk mjaftojnë për ta bërë Shqipërinë prej një vendi dikur komunist dhe plotësisht të pazhvilluar në një shtet model si Zvicra. Kjo ndoshta nuk do të ishte qasja e duhur për neve, sepse ndoshta do të ishte monotone. Mirë, momentalisht mbretëron pak kaos – si në Itali ­ por kjo disi është edhe joshëse”, tha Rama.
Në intervistë nuk kanë munguar edhe përcaktimet për marrëdhëniet me prindërit e tij.
“Jam rritur në një rreth, ku arti ishte vetëm shprehje e propagandës. Babai im ishte pjesë e krijimtarisë artistike zyrtare, të ashtuquajtur realsocialiste. Nuk kishte fare liri, ka qenë vështirë për të gjithë ne. Shumë nga bashkëkohësit e babait tim u futën në burg, sepse kundërshtuan sistemin, nuk durohej kurrfarë kritike – madje as kritikë e llojit artistik. I jam mirënjohës babait tim që më ka pranuar si rebel të ri, siç kam qenë gjatë kohës së studimeve, dhe nuk ka hequr dorë prej meje. Kjo ishte më shumë se e vetëkuptueshme… Besoj se nuk ka burrë të madh pa një grua të fuqishme pas tij. Ajo (nëna) ishte gruaja e fuqishme pas babait tim, ajo ishte gruaja e fuqishme që më mbështeste përherë edhe mua, familjen e saj. Ky ka qenë roli i nënës sime, pastaj i gruas sime, mund të ndihem i lumtur për këtë”, shprehet Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Veton Surroi behet ‘viktima’ e pare e komisionit hetimor te Taulant Balles

VETON SURROI/ Strategjia e ‘menaxhimit të destabilitetit’ që po ndjek Rama

31/07/2026
Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

31/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Ish ministri,  Ilir Beqaj me pranga në Kuvend

Lirohet nga qelia ish ministri Ilir Beqaj, vendimi i GJKKO

31/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.