Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Thesari 20 milionë euro, 2 shqiptarë në supervjedhjen e Pikasos, Burrit dhe Mellones

11/09/2015
Thesari 20 milionë euro, 2 shqiptarë në supervjedhjen e  Pikasos, Burrit dhe Mellones
Share on FacebookShare on Whatsapp

Dy shqiptarë janë arrestuar si pjesëtarë të një grupi kriminal në Itali që vidhte dhe trafikonte vepra arti.

Policia italiane ka zbuluar gjatë orëve të fundit një trafik të madh veprash arti me një vlerë prej 20 milionë euro. Operacioni i koduar “Last Fraud” i shtrirë në 9 provinca italiane ka çuar në arrestimin e 52 personave mes të cilëve dhe 2 shqiptarë.

vjedhja ne itali

Gjatë kontrollit të rreth 40 banesave e lokaleve në rrethinat e Bolonjës, Parmës, Mantovës, Rimini, Ferrarra, Modena, Brescia e Crotone, janë sekuestruar materiale arkeologjike të epokës romane.

Mes tyre një shpatë e dy monedha antike, material historik siç është rekuperimi i statujës së një shqiponje romane e kohës së fashizmit, tre tekste antike, një vepër e Pikasos të cilës do t’i vlerësohet autorësia e nëse është origjinale ka një vlerë prej 3 milionë euro, një vepër autentike e piktorit Alberto Burri me një vlerë 10 milionë euro, tre vepra të Basquiet të cilave po u verifikohet autorësia, një vepër e Mellone, e një tjetër e De Bouscher me një vlerë 1 milionë euro.

Gjithashtu bandës së veprave të artit iu sekuestruan rreth 400 objekte elektroshtëpiake me një vlerë prej 1 milionë euro, 2 makineri ndërtimi, karta bankomati e dokumenta bankare fallso, si dhe para cash, armë e lëndë narkotike.

I gjithë materiali i sekuestruar nga Policia kapërcen vlerën e 20 milionë euro.

Operacioni i policisë italiane kish nisur hetimet që në majin e vitit 2014 pas denoncimeve të shumë qytetarëve të cilët pasi kishin derdhur shumën paraprake për blerjen online të artikujve të natyrave të ndryshme, nuk kishin mundur të marrin në dorëzim mallin.

Ndaj 52 personave vënë në hetim, rëndojnë akuzat pjesëmarrjes në organizata kriminale për trafikimin e veprave të artit, mashtrim, fallsifikim, mbajte arme pa leje, përdorim lëndësh narkotike etj.

Grupi prej 52 personash përvec 2 shqiptarëve përbëhej nga 33 shtetas italianë, 15 romë, 1 nigerian dhe 1 maroken.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

14/08/2026
DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

14/08/2026
Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

14/08/2026
DIVJAKE/ Këshilli Bashkiak voton kundër Lushnjes, vendosen dëgjesa në 5 njësitë administrative

DIVJAKE/ Këshilli Bashkiak voton kundër Lushnjes, vendosen dëgjesa në 5 njësitë administrative

14/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

14/08/2026
DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

14/08/2026
Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

14/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.