Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha – Jahjaga: Veprime konkrete për shmangien e pengesave doganore për sipërmarrësit

11/09/2015
Basha – Jahjaga: Veprime konkrete për shmangien e pengesave doganore për sipërmarrësit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha pati sot një mëngjes pune me Presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila shoqërohej nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, Selim Selimi këshilltar për çështjet ligjore dhe i ngarkuari me punë i ambasadës së Kosovës Ramiz Lladrovci.
Presidentja e Kosovës ka vlerësuar mbështetjen e madhe që PD dhe Basha i kanë dhënë Kosovës si për shpalljen e pavarësisë ashtu dhe për njohjen e saj ndërkombëtare.
Ashtu si dje në qeveri dhe sot në opozitë, Partia Demokratike tha Basha do të vazhdojë të ofrojë të gjithë mbështetjen për procesin e liberalizimit të vizave, anëtarësimin në institucionet ndërkombëtare dhe njohjen nga shtete që ende se kanë njohur Republikën e Kosovës, në mënyrë që të bëhet sa më parë anëtare e OKB-së.
Kryetari I Partisë Demokratike theksoi se ndonëse i ka përshëndetur dhe inkurajuar takime më të shpeshta mes dy qeverive, duhet veprim konkret, pasi siç u shpreh dhe Presidentja Jahjaga,  sipërmarrësit ende përballen me pengesa doganore, me taksa dhe tarifa që shtohen dhe rriten. Basha tha se hapat për zgjerimin lehtësimin dhe thellimin e bashkëpunimit  duhet të jenë funksionale dhe praktike.
Basha përmendi si fushë  të rëndësishme të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës energjinë duke theksuar nevojën e një vizioni dhe vendosmërie të re për të bërë të mundur në fushën energjetike një ndryshim kolosal të ngjashëm me atë që solli ndërtimi I Rrugës së Kombit. 
Një vend të veçantë në takimin Basha – Jahjaga zunë dhe zhvillimet e brendshme në të dy vendet, ku sfidë e përbashkët për zhvillimin ekonomik dhe integrimin mbetet lufta kundër krimit dhe korrupsionit.
Duke u ndalur në zhvillimet në Shqipëri, Basha theksoi se vendi ka bërë hapa pas në standardet demokratike, kusht për integrimin europian, siç janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, promovimi në nivele të larta drejtuese të shtetit dhe administratës të  personave me precedent kriminal, pasiguria juridike, rënia ekonomike dhe më e fundit shkatërrimi i standardeve të zgjedhjeve. Raporti I OSBE – ODIHR për zgjedhjet e 21 qershorit nënvizon problematikën e madhe e cila ka pamundësuar shprehjen e lirë të vullnetit të zgjedhësve,  përmes presionit, shitblerjes së votës etj.
Lideri i opozitës Basha ka vlerësuar maturinë e treguar nga klasa politike e Kosovës për krijimin e Gjykatës Speciale si një zgjidhje që do tu japë fund akuzave dhe përbaltjeve kundër luftës së drejtë çlirimtare të popullit të Kosovës. Serbia, tha Basha, duhet të përgjigjet për dramën familjare dhe kombëtare të mijëra personave të zhdukur. Basha ka vlerësuar edhe progresin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë,  në funksion të një realiteti të ri bashkëpunimi vetëm mes Kosovës dhe Serbisë por edhe mes vendeve të tjera të rajonit.
Bashkëpunimi rajonal është një mundësi e madhe për zhvillim ekonomik, theksoi Basha duke nënvizuar investimin politik të kancelares Gjermane Angela Merkel përmes procesit të Berlinitsi një mundësi që duhet miradministruar për të thithur investitorë të huaj  por edhe për të përfituar fonde për zhvillimin e infrastrukturës, dhe për të nxitur bashkëpunimin në fusha të ndryshme mes vendeve të rajonit, duke krijuar në këtë mënyrë një bashkëjetesë të re mes popujve tanë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Përgjimet e Ron Yeffet që tregojnë trafik armësh, reagon Gazment Bardhi: Tonditëse, SPAK duhet të hetojë

Përgjimet e Ron Yeffet që tregojnë trafik armësh, reagon Gazment Bardhi: Tonditëse, SPAK duhet të hetojë

08/09/2026
Ekzekutuan dhe fshehën trupin e Klevis Lleshit 5 vite më parë, aksion i gjerë i SPAK

Një viktimë e dy të plagosur, qëllohet me armë zjarri në Shkodër

08/09/2026
Ahmetaj: Ron Yefet ka lidhje me Ramën që në 2008. Takimi i Monacos dhe skema ‘KAYO’ e ngritur në Shqipëri

Ahmetaj: Ron Yefet ka lidhje me Ramën që në 2008. Takimi i Monacos dhe skema ‘KAYO’ e ngritur në Shqipëri

08/09/2026
Ahmetaj: Po devijohen paratë e shqiptarëve, akuza për Data Center-at, avionët zjarrfikës dhe shtetin Bektashi

Ahmetaj: Po devijohen paratë e shqiptarëve, akuza për Data Center-at, avionët zjarrfikës dhe shtetin Bektashi

08/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Përgjimet e Ron Yeffet që tregojnë trafik armësh, reagon Gazment Bardhi: Tonditëse, SPAK duhet të hetojë

Përgjimet e Ron Yeffet që tregojnë trafik armësh, reagon Gazment Bardhi: Tonditëse, SPAK duhet të hetojë

08/09/2026
Ekzekutuan dhe fshehën trupin e Klevis Lleshit 5 vite më parë, aksion i gjerë i SPAK

Një viktimë e dy të plagosur, qëllohet me armë zjarri në Shkodër

08/09/2026
Ahmetaj: Ron Yefet ka lidhje me Ramën që në 2008. Takimi i Monacos dhe skema ‘KAYO’ e ngritur në Shqipëri

Ahmetaj: Ron Yefet ka lidhje me Ramën që në 2008. Takimi i Monacos dhe skema ‘KAYO’ e ngritur në Shqipëri

08/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.