Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PROPOZIMET/Ashpërsohet Kodi Penal, 3 vjet burg për kuponin tatimor

10/09/2015
PROPOZIMET/Ashpërsohet  Kodi Penal, 3 vjet burg për kuponin tatimor
Share on FacebookShare on Whatsapp

Propozimet për ndryshime në kodin penal që janë përgatitur tashmë nga qeveria dhe janë për shqyrtim në komisionet parlamentare ashpërsojnë dënimet për informalitetin në biznes.

Ndryshimet do të kërkohen kryesisht për nenet e kodit penal nga numri 180 deri në nenin 188, që të gjitha nene që përshkruajnë dënime me burg për rastet e shkeljeve gjatë zhvillimit të biznesit.

Në nenin 180 do të saktësohet që ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm, ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paregjistruar në organet tatimore, mosdeklarimi i të punësuarve apo moslëshimi i kuponit tatimor, përbën vepër penale dhe dënohet deri në tre vjet burgim.

Në nenet 180, 182 hiqen parashikimet me gjobë në rastet e mospagimit të taksave apo tatimeve.

Neni 181 sanksionon veprën penale të moskryerjes së detyrave nga organet tatimore, përmes moskryerjes së detyrave që lidhen me vjeljen, brenda afatit të caktuar ligjor, të taksave dhe tatimeve nga punonjësit e organeve tatimore dhe personat e tjerë zyrtarë qe janë ngarkuar me këto detyra, kur bëhet për fajin e tyre, dënim me burgim deri në shtatë vjet.

Nenit 284 pasurohet me veprën penale të prodhimit dhe tregtimit të barnave dhe pajisjeve mjekësore të rrezikshme për jetën dhe shëndetin, vepër kjo për të cilën parashikohet dënim me burgim nga 6 muaj deri në pesë vjet.

Nëse njëjta vepër kryhet gjatë ushtrimit të një veprimtarie profesionale, nëpërmjet internetit, në bashkëpunim apo me shumë se një here, dënohet më burgim nga tre deri në shtatë vjet. Kur ka sjellë pasoja të rënda për jetën apo shëndetin dënohet me burgim deri në dhjetë vjet.

Neni 288 plotësohet me veprën penale të tregtimit dhe hedhjes për konsum të lëndëve djegëse në kundërshtim me standardet ligjore të cilësisë, vepër kjo e kryer përmes falsifikimit, tregtimit ose hedhjes për konsum të nënprodukteve të falsifikuara të naftës, për të cilën parashikohet dënim me burgim deri në pesë vjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Ekzekutuan dhe fshehën trupin e Klevis Lleshit 5 vite më parë, aksion i gjerë i SPAK

Një viktimë e dy të plagosur, qëllohet me armë zjarri në Shkodër

08/09/2026
Ahmetaj: Ron Yefet ka lidhje me Ramën që në 2008. Takimi i Monacos dhe skema ‘KAYO’ e ngritur në Shqipëri

Ahmetaj: Ron Yefet ka lidhje me Ramën që në 2008. Takimi i Monacos dhe skema ‘KAYO’ e ngritur në Shqipëri

08/09/2026
Ahmetaj: Po devijohen paratë e shqiptarëve, akuza për Data Center-at, avionët zjarrfikës dhe shtetin Bektashi

Ahmetaj: Po devijohen paratë e shqiptarëve, akuza për Data Center-at, avionët zjarrfikës dhe shtetin Bektashi

08/09/2026
Protestë për 100 ditë para Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë godinën: “Rama jep dorëheqjen”

Protestë për 100 ditë para Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë godinën: “Rama jep dorëheqjen”

07/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ekzekutuan dhe fshehën trupin e Klevis Lleshit 5 vite më parë, aksion i gjerë i SPAK

Një viktimë e dy të plagosur, qëllohet me armë zjarri në Shkodër

08/09/2026
Ahmetaj: Ron Yefet ka lidhje me Ramën që në 2008. Takimi i Monacos dhe skema ‘KAYO’ e ngritur në Shqipëri

Ahmetaj: Ron Yefet ka lidhje me Ramën që në 2008. Takimi i Monacos dhe skema ‘KAYO’ e ngritur në Shqipëri

08/09/2026
Ahmetaj: Po devijohen paratë e shqiptarëve, akuza për Data Center-at, avionët zjarrfikës dhe shtetin Bektashi

Ahmetaj: Po devijohen paratë e shqiptarëve, akuza për Data Center-at, avionët zjarrfikës dhe shtetin Bektashi

08/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.