Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Protestë për 100 ditë para Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë godinën: “Rama jep dorëheqjen”

07/09/2026
Protestë për 100 ditë para Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë godinën: “Rama jep dorëheqjen”

Screenshot

Share on FacebookShare on Whatsapp

Protesta e 100-të kombëtare kundër qeverisë së Edi Ramës është zhvilluar këtë mbrëmje para Kryeministrisë, ku qindra qytetarë kanë vijuar thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit.

Protestuesit kanë rrethuar në mënyrë simbolike godinën e Kryeministrisë, ndërsa gjatë tubimit janë dëgjuar thirrje kundër qeverisë dhe drejtuesve të saj. Në kor, protestuesit kanë brohoritur edhe “Rama në burg” dhe “Berisha në burg”.

Në fjalën e tij para protestuesve, aktivisti dhe biznesmeni Erlind Xhindi bëri thirrje për vijimin e rezistencës qytetare dhe për përshkallëzimin e aksionit opozitar.

Xhindi iu drejtua edhe ministres së Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, duke kritikuar aktivitetin e saj publik dhe duke ngritur akuza lidhur me çështje pronësie dhe toke.

“Na vjen Mirela Kumbaro, do të na bëjë propagandë ditën e parë të shkollës. Çfarë propagande do të bësh ti që ke marrë 100 ha tokë?”, deklaroi ai.

Më tej, Xhindi akuzoi qeverinë për korrupsion dhe u bëri thirrje drejtuesve të saj të përballen me qytetarët.

“O hajdut, ke njerëzit në shesh. Pse keni frikë të dilni në rrugë? Se jeni në llum. I keni shumë borxhe këtij populli”, tha aktivisti.

Ai e mbylli fjalën me një apel për vazhdimin e protestave dhe përfshirjen e diasporës në këtë lëvizje.

“I njëjti zjarr, i njëjti guxim! Presim që vëllezërit nga diaspora t’i japin dorën e fundit këtij pushteti të kalbur”, u shpreh Xhindi.

Ndërkohë, një tjetër protestues deklaroi se protesta e 100-të mund të shënojë një pikë kthese për lëvizjen qytetare. Ai tha se pret që në ditët në vijim numri i protestuesve të rritet dhe protesta të shtrihet në të gjithë vendin.

“Unë sot jam i lumtur, sepse ndjej që kjo protestë do të shkojë në një nivel tjetër. Do të mbledhë më shumë shqiptarë se sa kishte ditën kur pati maksimumin e protestuesve”, u shpreh ai.

Sipas protestuesit, 100 ditët e rezistencës kanë shërbyer si një proces ndërgjegjësimi dhe kanë krijuar kushtet për një përshkallëzim të mëtejshëm të aksionit qytetar.

“Pas ditës së sotme, kjo vatër protestuesish do të qarkullojë në çdo vend të Shqipërisë, për të rindezur protestën kombëtare”, deklaroi ai.

Protesta vijon para Kryeministrisë, ndërsa qytetarët kanë përsëritur kërkesat për largimin e qeverisë dhe ndryshimin e situatës politike në vend.

Po ndodh

Protestë për 100 ditë para Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë godinën: “Rama jep dorëheqjen”

Protestë për 100 ditë para Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë godinën: “Rama jep dorëheqjen”

07/09/2026
I dërguari i Trump në Kryegjyshatën Bektashiane: Populli shqiptar duhet të shprehet për shtetin bektashi

I dërguari i Trump në Kryegjyshatën Bektashiane: Populli shqiptar duhet të shprehet për shtetin bektashi

07/09/2026
Matura shtetërore 2015, publikohen datat e provimeve

ChatGPT në shkolla, udhëzuesi i ri përcakton përdorimin e AI nga mësuesit dhe nxënësit

07/09/2026
PD takim me të Dërguarin Special të Presidentit Trump: Shqipëria përballet me kapjen e shtetit

PD takim me të Dërguarin Special të Presidentit Trump: Shqipëria përballet me kapjen e shtetit

07/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Protestë për 100 ditë para Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë godinën: “Rama jep dorëheqjen”

Protestë për 100 ditë para Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë godinën: “Rama jep dorëheqjen”

07/09/2026
I dërguari i Trump në Kryegjyshatën Bektashiane: Populli shqiptar duhet të shprehet për shtetin bektashi

I dërguari i Trump në Kryegjyshatën Bektashiane: Populli shqiptar duhet të shprehet për shtetin bektashi

07/09/2026
Matura shtetërore 2015, publikohen datat e provimeve

ChatGPT në shkolla, udhëzuesi i ri përcakton përdorimin e AI nga mësuesit dhe nxënësit

07/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.