Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

KLSH, 2 akuza penale për Elvis Roshin dhe 10 zyrtarë të Bashkisë Kavajë. 56punonjës me masa ndëshkuese

04/09/2015
KLSH, 2 akuza penale për Elvis Roshin dhe 10 zyrtarë të Bashkisë Kavajë. 56punonjës me masa ndëshkuese
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në Prokurori, kreun e Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi dhe 10 zyrtarë të tjerë, me akuzën e shpërdorimit të 33 milionë lekëve ose afërsisht 250 mijë euro.

Kryetari i bashkisë Roshi, 4 drejtorë të Bashkisë dhe zyrtarë të tjerë të lartë të bashkisë kanë kryer shkelje në kundërshtim me ligjin dhe aktet rregulluese të punës në bashki.

Auditimi i bashkisë së Kavajës është bërë për periudhën nga Janari 2013 deri më 31 Dhjetor 2014.

Nga kontrolli u konstatuan një sërë parregullsish dhe shkeljesh të dispozitave ligjore e nënligjore në fushën e urbanistikës dhe prokurimeve të fondeve publike, të shoqëruara me një dëm ekonomik në vlerën prej 33 milion lekë, mbi bazën e të cilave KLSH me shkresat nr. 266/13, datë 31.08.2015 dhe nr. 266/14, datë 31.08.2015, ka depozituar pranë organit të Prokurorisë dy kallëzime penale për Kryetarin e Bashkisë Kavajë dhe 10 drejtues e punonjës të kësaj bashkie, me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 248 dhe 258 i Kodit Penal. Më konkretisht, nga auditimi rezultuan këto shkelje:

-Shkelje në fushën e prokurimeve në 15 raste:

Në 2 raste, në procedurat e prokurimit; “Ndriçimi i shëtitores Indrit Cara” dhe “Rikonstruksion i Rrugës Dhimitër Pjeshkazini”, është përdorur një standard i dyfishtë përsa i përket vlerësimit të operatorëve ekonomik pjesëmarrës në tender.

Në 3 raste, në procedurat e prokurimit: “Rikonstruksion i rrugës Çezmja e Sharrës”, “Rikonstruksion i Rrugës Besa” dhe “Rikonstruksion i Rrugës Skuraj (faza e II ndriçimi)”, janë skualifikuar padrejtësisht si rezultat i llogaritjes gabim të ofertës ekonomike anomalish të ulët disa operatorë ekonomik të cilët duhet të ishin shpallur fitues.

Në 3 raste, në procedurat e prokurimit: “Blerje karburanti(naftë)”, “Mbjellje pemësh dekorative përgjatë Shëtitores Josif Budo” dhe “Ndriçimi i shëtitores Indrit Cara”, nuk është anuluar procedura e prokurimit edhe pse asnjë prej operatorëve ekonomikë pjesëmarrës në procedurat përkatëse nuk ka plotësuar kriteret për kualifikim.

Në 1 rast, në procedurën e prokurimit: “Mbjellje pemësh dekorative përgjatë shëtitores Josif Budo”, është skualifikuar padrejtësisht një operator ekonomik me ofertën ekonomike më të ulët.

Në 1 rast, në procedurën e prokurimit: “Rikonstruksioni i rrugës Dhimitër Gjergo”, është shpallur fitues operatori ekonomik i renditur i dyti në klasifikim, etj.

-Shkelje në fushën e urbanistikës, në të paktën 32 raste.

Sa më sipër, KLSH ka depozituar pranë organit të Prokurorisë dy kallëzime penale për Elvis Rroshin, Kryetar i Bashkisë Kavajë; për 4 drejtorë dhe ish drejtorë; 6 zyrtarë të tjerë në nivele të ndryshme të bashkisë. Akuza është bërë për shkak të mospërmbushjes së detyrës së tyre, kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Në total, bazuar në shkeljet e konstatuara në këtë auditim, KLSH ka rekomanduar dhënien e masave të ndryshme disiplinore dhe administrative, për 56 punonjës të Bashkisë Kavajë, si “Largim nga shërbimi Civil”, “Zgjidhje e Kontratës së Punës”, “Mbajte deri në 1/3 e pagës së plotë për një periudhë 6, deri në 12 muaj”, “Vërejtje deri në largim nga shërbimi civil”, “Vërejtje me paralajmërim për largim nga puna”, nga të cilat në 10 raste masat e rekomanduara janë për Drejtues të Nivelit të Lartë dhe në 5 raste për Drejtues të Nivelit të Mesëm/Përgjegjës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Media e njohur zviceriane “Le temps”: Rama dërgoi me autobusë nxënës shkollash të mbushte stadiumin për koncertin e West

Media e njohur zviceriane “Le temps”: Rama dërgoi me autobusë nxënës shkollash të mbushte stadiumin për koncertin e West

12/07/2026
DITA 43/ Qytetarët para Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

DITA 43/ Qytetarët para Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

12/07/2026
Operacion antidrogë në Vlorë, arrestohen pesë persona, mes tyre dy shtetas italianë

Operacion antidrogë në Vlorë, arrestohen pesë persona, mes tyre dy shtetas italianë

12/07/2026
EMRI/ Trafikant dhe dhunues femrash, kapet në Kamzë për tu paketuar për Itali

EMRI/ Trafikant dhe dhunues femrash, kapet në Kamzë për tu paketuar për Itali

12/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Media e njohur zviceriane “Le temps”: Rama dërgoi me autobusë nxënës shkollash të mbushte stadiumin për koncertin e West

Media e njohur zviceriane “Le temps”: Rama dërgoi me autobusë nxënës shkollash të mbushte stadiumin për koncertin e West

12/07/2026
DITA 43/ Qytetarët para Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

DITA 43/ Qytetarët para Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

12/07/2026
Operacion antidrogë në Vlorë, arrestohen pesë persona, mes tyre dy shtetas italianë

Operacion antidrogë në Vlorë, arrestohen pesë persona, mes tyre dy shtetas italianë

12/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.