Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ISA MUSTAFA/ Çfarë është Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe

02/09/2015
ISA MUSTAFA/ Çfarë është Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe
Share on FacebookShare on Whatsapp

Marrëveshjet e fundit në Bruksel zgjuan debate te gjera në opinion dhe kundërshtime nga opozita. Më të zëshme ishin kundërshtimet për Marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Dua të theksoj disa fakte:

– Vendimi për themelimin e këtij Asociacioni është marrë në vitin 2013, kur Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Parë për Normalizimin e Marrëdhënieve me Serbinë me dy të tretat e votave të deputetëve. Marrëveshja e 25 gushtit të këtij viti, vë kornizat e operacionalizimit të asaj që me Ligj kemi përcaktuar dy vite më parë.

– Ky Asociacion rezulton nga fryma e Propozimit Gjithëpërfshirës të Marti Ahtisarit, si dokument bazë për shpalljen e pavarësisë. Në atë dokument është përshkruar qartë e drejta e komunave që të bashkëpunojnë dhe të përcaktojnë forma të ndryshme të bashkëpunimit dhe lidhjeve mes tyre.

– Para udhëtimit të fundit për Bruksel, kemi qartësuar krejtësisht qëndrimet me Brukselin dhe Ëashingtonin se Asociacioni nuk mund të ketë përgjegjësi ekzekutive, nuk mund të jetë formë e tretë e pushtetit, nuk mund të krijoj asimetri, e cila pengon unitetin e veprimeve ndërmjet pushtetit qendror dhe atij lokal. Po ashtu, jemi pajtuar që Asociacioni nuk do të jetë një OJQ e rëndomtë, por një entitet juridik i cili do të fuqizojë rolin e komunave serbe në zgjidhjen e problemeve të banorëve të tyre, në krijimin e perspektivës zhvillimore dhe në integrimin e tyre në institucionet e Kosovës .

– Asociacioni nuk është pronare e pasurive në Kosovë, është pronare e pasurive të tundshme dhe të patundshme të cilat ia mundësojnë veprimin , siç janë objektet administrative, teknologjia informatike, mjetet e transportit etj. Kemi pranuar që Asociacioni të jetë bashkëpronare e kompanive të cilat ofrojnë shërbime lokale. Këtë e mundëson edhe Ligji mbi Ndërmarrjet Publike, që njeh një lloj pjesëmarrje në qeverisje korporative të Asociacionit ekzistues kundrejt ndërmarrjeve publike lokale.

– Asociacioni nuk zgjedh e komandantin e policisë për veriun, por në harmoni me Marrëveshjen e Parë, katër komuna të veriut propozojnë një listë, nga e cila Ministri i Punëve të Brendshme zgjedh dhe emëron njërin prej tyre.

– Korniza legale e themelimit të Asociacionit kufizohet në ligjet e Kosovës. Prandaj në fushëveprimin e asociacionit, në objektivat e tij dhe në mënyrën e organizimit dhe të relacioneve me pushtetin qendror, çdo gjë do të funksionoj vetëm në suaza të asaj që lejojnë ligjet dhe Kushtetuta. Nuk parashihet që të ndryshoj, jo Kushtetuta, por edhe asnjë ligj, për të krijuar hapësirë tjetër legale për Asociacionin. Ai vepron sipas ligjeve ekzistuese të Republikës së Kosovës.

– Jam shumë i bindur se mund të ketë efekte pozitive në integrimin e popullatës serbe dhe në forcimin e komponentës shumetnike të vendit tonë, si një shembull i mirë I avancimit të të drejtave qytetare dhe i hapjes së rrugës për integrime evropiane dhe euroatlantike.

– Edhe problematizimi i Asociacionit nuk mund të ve në hije rezultatet dhe efektet shumë të rëndësishme të tre marrëveshjeve të reja, asaj për implementimin e Marrëveshjes për energjinë, mbi kodin telefonik dhe për lëshimin e urës mbi Ibër në qarkullim.

– Kosova arriti të vijëzoj qartë kufirin energjetik në kufijtë e saj shtetëror me shumë përfitime financiare. Ka arritur të ketë kodin e saj telefonik 383 dhe pronësinë mbi këtë kod. Arriti të krijoj komunikimin ndërmjet pjesës jugore dhe veriore të Mitrovicës. Këto janë rezultate për qytetarët e Kosovës, jo vetëm për Qeverinë. Prandaj është e shëndetshme që faktet të pranohen ashtu siç janë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
Policia në 24 orë mbush komisariatet, procedon penalisht 38 persona

Punonjësi i Policisë gjendet me plumb, i pajetë në banesë në Fresk, dyshimi

14/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.