Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Propagandë kundër informalitetit, Rama e cilëson “luftë patriotike”

01/09/2015
Propagandë kundër informalitetit, Rama e cilëson “luftë patriotike”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Aksioni kundër informalitetit është bërë tashmë kryefjala e këtyre ditëve, i cilësuar nga qeveria edhe si objektivi i këtyre 300 ditëve, ndërsa ekspertë të ndryshëm e kanë parashikuar si një dështim këtë “luftë” frontale e cila dëmton shumicën e biznesit të vogël që dominon në Shqipëri. Por, pavarësisht aksionit konkret, akoma qeveria ka mbetur në fazën e “propagandës” për të zënë një hapësirë të madhe mediatike. Kjo gjë vihet re edhe sot, në konferencën që kryeministri Rama po zhvillon në nisje të këtij aksioni, ku vazhdimisht po shihet që Rama përsërit rëndësinë e betejës, për të krijuar zhurmë me batutat e tij, dhe jo aksion konkret.
Ai e quan një luftë patriotike operacionin:
“Ka nisur të vijë era shtet por për një shtet që meritojnë fëmijët tanë duhet ende punë dhe pjesë shumë e rëndësishme është operacioni që nisim sot. Një operacion në mbrojtje të konsumatorit dhe në krah të sipërmarrësve që paguajnë taksat dhe kundër zinxhirit  të hajdutërisë që shkencërisht quhet informalitet por shqip quhet hajdutërisht”.
Por përveç batutave të tij, nuk kishin si të mungonin as kërcënimet ndaj tatimorëve, për të treguar që edhe nga radhët e administratës të punësuar prej tij, nuk do të tolerohen.
“Ju nuk jeni as të pafajshëm e as të qetë, se këtu në ju e pas jush informaliteti ka agjenturën e bashkëpunëtorët, në grabitjen e tasave dhe shkeljes së ligjit. Njësoj si vëllezërit e simotrat tuaja që në kompaninë e shpërndarjes së energjisë bënin të njëjtën gjë aty do shkojnë edhe ata ndër ju që bënin atë që bënin ata. Të hidhet përpjetë kush të dojë e të thotë se po ekzagjeroni me hekurat, ndërkohë që nuk ekzagjeroj asgjë, përkundrazi sikur të kishte vërtetë gjykata, do kishim problem serioz me hapësirat në dispozicion për ta që meritojnë të jenë atje”-tha Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Veton Surroi behet ‘viktima’ e pare e komisionit hetimor te Taulant Balles

VETON SURROI/ Strategjia e ‘menaxhimit të destabilitetit’ që po ndjek Rama

31/07/2026
Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

31/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Ish ministri,  Ilir Beqaj me pranga në Kuvend

Lirohet nga qelia ish ministri Ilir Beqaj, vendimi i GJKKO

31/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.