Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Merkel:Kriza e emigrantëve si kriza financiare

01/09/2015
Merkel:Kriza e emigrantëve si kriza financiare
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gjermania është duke marrë rolin udhëheqës politik mbi migracionin në BE, pasi ajo përballet me reth 800.000 emigrantë vetëm gjatë këtij viti.

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha një ditë më parë se të gjitha vendet e BE-së duhet të gjejë një zgjidhje urgjente për problemin e migracionit në Europë.

“Ne kemi shumë shembuj ku kemi treguar ne mund të përgjigjemi. Kujtojmë këtu krizën bankare. Gjatë krizës financiare ndërkombëtare, qeveritë federale dhe shtetërore ia dolën të kalojnë legjislacionin e nevojshëm vetëm për pak ditë”.

Ajo tha se duhet të bëhen përpjekje të ngjashme si ato për shpëtimin e bankave për të adresuar krizën e refugjatëve, duke e përshkruar atë si më të keqen që prej Luftës së Dytë Botërore.

Javën e kaluar, Gjermania ka lehtësuar rregullat e azilit për refugjatët sirianë, duke deklaruar se ata nuk do të kthehen në vendin pikën e hyrjes në BE për aplikimin e tyre siç kërkohet nga rregullat e BE.

Gjermanët kanë hapur edhe shtëpitë e tyre për refugjatët për shkak të protestave të ekstremit të djathtë kundër emigrantëve në qytetin lindor të Heidenau.

“Nuk ka tolerancë për ata që vënë në dyshim dinjitetin e njerëzve të tjerë,” tha Merkel.

Ajo njoftoi se qeveria do të propozojë ndryshime të tjera në legjislacion për ndarë më qartë kërkesat për azil nga emigrantët ekonomikë.

Gjashtë muajt e parë të këtij viti të paktën 340.000 njerëz kërkuan strehim në Evropë. Në total kjo shifër përbën 0.07 për qind të popullsisë prej rreth 500 milion popullsi të Europës.

Komisioni Europian dëshiron të krijojë një sistem të përhershëm që të mundësojë zhvendosjen e azilkërkuesve në kohë krize.

Komisioni po ndjek një plan të ngjashëm për të shpërndarë 40.000 azilkërkues nga Greqia dhe Italia gjatë periudhës dy vjeçare të bazuar në sistemin e kuotave të detyrueshme.

Por liderët e BE-së në korrik refuzuan kuotat e detyrueshme dhe ranë dakord për të zhvendosur 32,256 emigrantë. Austria dhe Hungaria refuzuan të presin qoftë edhe një. Mbretëria e Bashkuar qëndroi jashtë këtyre bisedimeve ndërsa Danimarka nuk u përfshi.

Franca, nga ana e saj, mbështet sistemin e zhvendosjes, por kundërshton kuota të detyrueshme.

Udhëheqësit e Republikës Çeke, Hungaria, Polonia, Sllovakia mblidhen në një samit në Pragë të premten, për të theksuar kundërshtimin e tyre ndaj çdo skemë të detyrueshme të BE-së.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

14/08/2026
DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

14/08/2026
Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

14/08/2026
DIVJAKE/ Këshilli Bashkiak voton kundër Lushnjes, vendosen dëgjesa në 5 njësitë administrative

DIVJAKE/ Këshilli Bashkiak voton kundër Lushnjes, vendosen dëgjesa në 5 njësitë administrative

14/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

14/08/2026
DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

14/08/2026
Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

14/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.