Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Vendimi/Sokol Balla humb gjyqin e videos

30/08/2015
Vendimi/Sokol Balla humb gjyqin e videos
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gazetari i njohur i Top Channel dhe drejtues emisionit Top Story në këtë televizion, Sokol Balla nuk ka pasur fat as me gjyqin që hapi kundër gazetës online Telegraf të Kosovës lidhur me publikimin e videos në pranverën e këtij viti.

sokol balla video

Gjykata e Tiranës ka vendosur të rrëzojë padinë e Ballës por ndërkohë nuk e shpalli të pafajshëm as gazetën që e zgjodhi për në gjyq gazetari Balla.

Sipas gjykatës padia e Ballës nuk është bërë në adresën e duhur dhe se gjykatat shqiptare nuk kanë juridiksion në vendet e tjera përvec rasteve të parashikuar në ligj dhe ku rasti i Ballës nuk përfshihej.

Sokol Balla u përball me një stuhi të opinionit kundër tij lidhur me një video që u transmetua fillimisht në mediat e Kosovës, ku Balla shfaqej në një ambient privat në një sjellje tërësisht private.

Ai rrezikoi të humbiste punën në televizionin kombëtar Top Channel por u pezullua vetëm për disa kohë.

sokol balla vendimi

Ja argumentimi i gjykatës së Tiranës kundër padisë së Ballës

Në nenin 37(1) të Kodit të Procedurës Civile përcaktohet se: “Juridiksioni i gjykatave shqiptare për personat fizikë dhe juridikë të huaj rregullohet me ligj.” Ligji që rregullon sa më sipër është ligji nr. 10428, datë: 2.6.2011 “Për të Drejtën Ndërkombëtare Private”. Në nenin 71 të këtij ligji përcaktohet se:

“Gjykatat shqiptare kanë juridiksion në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve juridiko-civile me elemente të huaja, nëse pala e paditur ka vendqëndrimin e zakonshëm në Republikën e Shqipërisë, përveçse kur rregullat e këtij kreu parashikojnë ndryshe.”

Më tej në nenin 80(1)(c) të ligjit të mësipërm parashikohet shprehimisht se:

“Gjykatat shqiptare kanë juridiksion ndërkombëtar edhe në rastet e mëposhtme:

a) kur paditen njëkohësisht disa persona së bashku dhe njëri prej tyre ka vendqëndrimin e tij në Republikën e Shqipërisë, si dhe kur personi juridik i paditur ka selinë e tij në Republikën e Shqipërisë;

b) kur padia ka për objekt një kontratë ose pretendime që rrjedhin nga një kontratë dhe vendi, në të cilin është përmbushur ose duhej përmbushur detyrimi, ndodhet në Republikën e Shqipërisë;

c) nëse objekt i gjykimit janë pretendimet, që rrjedhin nga shkaktimi i dëmit dhe vendi, ku është kryer apo ka ndodhur veprimi që ka shkaktuar dëmin, është në Republikën e Shqipërisë;

ç) kur padia ka për objekt mosmarrëveshje, që rrjedhin nga veprimtaria e një dege ose filiali të një personi juridik, me seli në Republikën e Shqipërisë;

d) kur padia rrjedh nga detyrimi për ushqim që ka një person kundrejt një personi, i cili ka vendqëndrimin e tij të zakonshëm në Republikën e Shqipërisë;

dh) paditë, që burojnë nga trashëgimia ligjore dhe ajo testamentare kur:

i) trashëgimlënësi ka pasur vendqëndrimin e tij, në kohën e vdekjes, në Republikën e Shqipërisë;

ii) pasuria trashëgimore ose pjesa më e madhe e saj ndodhet në Republikën e Shqipërisë.”

Referuar sa më sipër, gjykata konstaton se me sa parashtron paditësi në padinë e tij, vendi ku është kryer veprimi që pretendohet si cenues prej tij, nuk është në Republikën e Shqipërisë por në Republikën e Kosovës, ku edhe vepron portali online i të paditurit. Rrjedhimisht, kriteri për të përcaktuar nëse gjykata shqiptare ka juridiksion për shqyrtimin e kësaj çëshje nuk lidhet me pasojën (dëmin e shkaktuar), por me shkakun (veprimin) që solli pasojën. Sipas ligjit tonë, padia mund të ngrihet në gjykatat shqiptare, vetëm nëse veprimi i paligjshëm kryhet në territorin shqiptar, e nuk lidhet me vendin ku vjen dëmi, i cili mund të jetë një koncept shumë i gjerë. Nga shpjegimet e palës paditëse nuk rezulton se përmbushet kriteri i përcaktuar në nenin 80(1)(c) të ligjit nr. 10428, datë: 2.6.2011 “Për të Drejtën Ndërkombëtare Private”, ndaj kjo gjykatë nuk mund të procedojë më tej me shqyrtimin e një çështje, për të cilën nuk ka juridiksion.

Rrjedhimisht, për mbrojtjen e të drejtave apo interesave të tij të ligjshme, paditësi do të duhet t’i drejtohet me padi gjykatave kosovare e jo atyre shqiptare.

Në përfundim të analizës së saj gjykata çmon se padia e paditësit Sokol Balla nuk i përket juridiksionit gjyqësor civil ndaj për këtë shkak duhet të nxirret jashtë këtij juridiksioni.

PËR KËTO ARSYE,

Gjykata bazuar në nenet 37(1), 59 dhe 127 të Kodit të Procedurës Civile, si dhe nenet 71 e 80 të ligjit nr. 10428, datë: 2.6.2011 “Për të Drejtën Ndërkombëtare Private”,

VENDOSI:

1. Nxjerrjen jashtë juridiksionit gjyqësor të çështjes civile me nr.9812.akti.

2. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen palës paditëse.

3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim i veçantë në Gjykatën e Lartë, brenda 5 ditëve duke filluar ky afat nga e nesërmja e shpalljes së vendimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Operacion antidrogë në Elbasan, 16 të ndaluar dhe 9 kg kanabis të sekuestruara

Operacion antidrogë në Elbasan, 16 të ndaluar dhe 9 kg kanabis të sekuestruara

02/05/2026
Berisha: Salianji e shiti veten në burg, u birësua nga Pëllumb Gjoka dhe Oltion Bistri

Berisha: Salianji e shiti veten në burg, u birësua nga Pëllumb Gjoka dhe Oltion Bistri

02/05/2026
Ina Zhupa risjell denoncimet për stadiumin Arena Kombëtare: Drejtësia do vihet në vend një ditë!

Ina Zhupa risjell denoncimet për stadiumin Arena Kombëtare: Drejtësia do vihet në vend një ditë!

02/05/2026
Rezoluta e IDU: Integrimi në BE, korrupsioni dhe krimi po bllokojnë Shqipërinë

Rezoluta e IDU: Integrimi në BE, korrupsioni dhe krimi po bllokojnë Shqipërinë

02/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Operacion antidrogë në Elbasan, 16 të ndaluar dhe 9 kg kanabis të sekuestruara

Operacion antidrogë në Elbasan, 16 të ndaluar dhe 9 kg kanabis të sekuestruara

02/05/2026
Berisha: Salianji e shiti veten në burg, u birësua nga Pëllumb Gjoka dhe Oltion Bistri

Berisha: Salianji e shiti veten në burg, u birësua nga Pëllumb Gjoka dhe Oltion Bistri

02/05/2026
Ina Zhupa risjell denoncimet për stadiumin Arena Kombëtare: Drejtësia do vihet në vend një ditë!

Ina Zhupa risjell denoncimet për stadiumin Arena Kombëtare: Drejtësia do vihet në vend një ditë!

02/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.