Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Publikohet libri i Atjon Zhitit “Për atë që dua(m)”

30/08/2015
Publikohet libri i Atjon Zhitit “Për atë që dua(m)”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Sapo ka dalë në qarkullim libri i Atjonit Zhitit, “Për atë që dua(m)”, djalit të Visar Zhitit që humbi jetën pak kohë më parë në një aksident fatal. Promovimi I librit do të bëhet nga botimet “uetpress” të Universitetit Europian të Tiranës.

Libri ka 229 faqe me ese dhe statuse në fb, recensa, poezi e përkthime, etj, një pjesë të botuara nëpër gazeta të ndryshme në Shqipëri e Kosovë e në shtypin e diasporës, deri matanë oqeanit në SHBA, por ka dhe shkrime që dalin për herë të parë, të gjitha të ruajtura nga e ëma e Atjonit, Eda.

Ndërkaq libri shoqërohet me një parathënie të gjerë nga i ati i Atjonit, Visari, por dhe me një album fotografim, një si udhëtim me imazhe dhe me një kapitull të fundit me thënie për Atjonin, së pari nga shoqet dhe shokët e tij, studentë e qytetarë, të njohur e të të panjohur, profesorë e kritikë arti, artistë, shkrimtarë të shquar, etj, etj, jo vetëm nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia, por nga vende të tjera, nga fqinjët ballkanikë, Greqi e Mal i Zi e Serbi, më së shumti nga Italia, ku Atjoni vazhdonte studimet për filozofi në Universitetin “Sacro Cuore” në Milano, nga Franca e Gjermania, Spanja, vendet nordike, SHBA-ja, etj, që i bashkon të gjithë dhimbja dhe dashuria, këtë rradhë të përndezuar nga Atjoni ynë…”

Ështe interesant fakti se revista e PEN Clubit Italian, ku Atjon Zhiti ishte anëtari më i ri, kur studionte për filozofi në Milano, në numrin e saj të fundit në faqen e librave të reja të autorëve të njohur që bëjnë pjesë në këtë organizatë të madhe, ka njoftuar dhe botimin shqiptar të Atjon Zhitit.

Presidenti i PEN-it italian, poeti Sebastiano Grasso dëshmon se e adhuronte djaloshin nga Shqipëria për çiltërsinë dhe inteligjencën, për interesat e tij të shumta dhe kurajon qytetare për të vepruar. Sebastiano Grasso tha se “Atjoni është djali që çdo prind do të donte ta kishte të vetin”.

Po kështu një nga poetët më të mëdhenj në botë sot, Adonis, kandidat i hershëm për çmimin “Nobel” dhe fitues i shumë çmimeve prestigjioze nëpër botë, dje i çmimit gjerman “Erih Maria Remark”, që jeton qysh prej 30 vjetësh në Paris, i mërguar nga Siria, të cilin Atjoni e ka takuar në Milano, e përshendet promovimin e librit të tij në Tiranë dhe dërgon këtë mesazh: “E kam njohur Atjonin në shtëpinë e mikut poet Sebastiano Grasso dhe Atjoni kishte aftësinë ta iluminonte poezinë, nga që ai vetë është një poemë, pothuajse magjike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Sarandë, 20 arrestime për narkotikë dhe armë pa leje

Kush ishte Boraqi që u arrestua në Sarandë, eksponentët e tjerë që ranë sot në pranga

06/09/2026
Berisha nga SHBA: Besoj se amerikanët do të na ndihmojnë kundër narkoshtetit

Berisha nga SHBA: Besoj se amerikanët do të na ndihmojnë kundër narkoshtetit

06/09/2026
Berisha, takim masiv në SHBA: Ata që firmosën ndalimin tim, sot janë non-grata në vendin e tyre. Mirënjohje Trump dhe Rubio

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Sarandë, 20 arrestime për narkotikë dhe armë pa leje

Kush ishte Boraqi që u arrestua në Sarandë, eksponentët e tjerë që ranë sot në pranga

06/09/2026
Berisha nga SHBA: Besoj se amerikanët do të na ndihmojnë kundër narkoshtetit

Berisha nga SHBA: Besoj se amerikanët do të na ndihmojnë kundër narkoshtetit

06/09/2026
Berisha, takim masiv në SHBA: Ata që firmosën ndalimin tim, sot janë non-grata në vendin e tyre. Mirënjohje Trump dhe Rubio

Berisha, takim masiv në SHBA: Ata që firmosën ndalimin tim, sot janë non-grata në vendin e tyre. Mirënjohje Trump dhe Rubio

06/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.