Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Topalli: Opozita të jetë më dinamike, Rama nuk e ka problem të thotë të kundërtën e së vërtetës

28/08/2015
Topalli: Opozita të jetë më dinamike, Rama nuk e ka problem të thotë të kundërtën e së vërtetës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, Jozefina Topalli analizon situatën politiko-ekonomike në vend, arsyet pse po ikin shqiptarët, nxit partinë e saj të dominojë dhe tregon se të djathtët nuk duhet të presin zgjedhjet e 2017-ës për të larguar qeverinë “Rama”.
Sipas saj, qeveri tërësisht e dështuar dhe armiqësore me popullin e vet.
“Nuk ka ndodhur kurrë në këto dy dekada e gjysmë demokraci që një qeveri të jetë kaq armiqësore me qytetarët që e kanë zgjedhur. Realiteti kalon kësaj radhe çdo imagjinatë… Kjo qeveri është ndërtuar si model dhe inkurajim për kriminelët dhe ‘të fortët’ me para për të aspiruar të njëjtat pozita pushteti, por pse jo, dhe më shumë. Para dy vitesh, disa as nuk e besonin këtë realitet, të tjerë nuk flisnin”, shprehet Topalli.
Për Topallin, opozita nuk po rri në heshtje përballë një situate të tillë, por se ajo kërkon më shumë dinamizëm, më shuam shpejtësi.
“Opozita nuk ka qëndruar në heshtje… Beteja me mafien është e vështirë kudo. Por kur mafiozi bëhet ‘onorevole’ dhe miliarderi bëhet kuçedër me karrige pushteti, gjërat komplikohen tepër, prandaj dhe detyra e opozitës bëhet edhe më jetike. Ajo që unë kam thënë dhe kam kërkuar është një reagim më i shpejtë, më dinamik, më konkret nga ana e Partisë Demokratike. Në opozitë nuk duhet të ketë asnjë ditë pushim. Aq më pak kur kemi një qeveri që punon kundër qytetarëve dhe vendit të vet… PD-ja është një forcë e madhe politike. Ajo ka një potencial fuqie marramendëse për t’u ngritur. Ajo mund dhe duhet të ngrihet. Mjafton ta njohësh, t’i japësh parimet e vlerat mbi të cilat ajo lindi, vizionin dhe përfaqësimin që ajo meriton. Dhe pastaj, jo vetëm pakënaqësitë do të bëhen vogëlsira të parëndësishme, por PD-ja do të jetë ajo që mund të shpëtojë nga kriza shumëplanëshe vendin që po lëngon”, shton Topalli.
Duke u ndalur edhe në analizën ekonomike dhe mosrealizimin e të ardhurave, ish-kryetarja e Parlamentit, rendit si gënjeshtrën më të fundit të Ramës, justifikimin e tij për mosrealizimin e të ardhurave, ndërsa rendit edhe premtimet, sipas saj, të bëra në fushatë e të pa mbajtura.
“Zoti Rama nuk e ka pasur kurrë problem të thotë ekzakt të kundërtën e së vërtetës. Dhe, zakonisht, e thotë me fjalë të zgjedhura bukur. Është një mashtrues i përkryer. Duhet të kurojë sëmundjen e tij që të shohë realitetin e Shqipërisë. Nuk është ajo e galerive luksoze të Berlinit, ku Edi Rama bën biznes me të ashtuquajturin artin e vet kontemporan”, thotë Topalli.
Në se Shqipëria është ë mirë apo më keq në këto dy vitet e fundit, Topalli apelon që për këtë mjafton ti referohemi shifrave të azilkërkuesve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Veton Surroi behet ‘viktima’ e pare e komisionit hetimor te Taulant Balles

VETON SURROI/ Strategjia e ‘menaxhimit të destabilitetit’ që po ndjek Rama

31/07/2026
Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

31/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Ish ministri,  Ilir Beqaj me pranga në Kuvend

Lirohet nga qelia ish ministri Ilir Beqaj, vendimi i GJKKO

31/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.