Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ministri i Brendshëm gjerman: Shqiptarë, hajdeni si emigrantë, jo si azilantë

28/08/2015
Ministri i Brendshëm gjerman: Shqiptarë, hajdeni si emigrantë, jo si azilantë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Thomas de Maiziere ka thënë se shqiptarëve nuk do t’u jepet azil, por ata mund të shkojnë për të punuar si emigrantë në Gjermani.
“Nëse një vend ka aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ose tashmë është një partner i NATO-s, në qoftë se respekton demokracinë, atëherë nuk ka arsye që shtetasit e tij të kërkojnë azil në Evropë. Kjo nuk është e pranueshme, në fakt kjo është e dënueshme. Këtu përfshihet Kosova dhe Shqipëria gjithashtu. Qeveritë e tyre janë duke na kërkuar për të bërë gjithçka në mënyrë që të rinjtë të mos largohen nga vendi i tyre në këtë mënyrë. Dhe ne i themi: Ju nuk duhet të vini këtu të kërkoni azil, kjo nuk do të zbatohet për ju, por ju mund të vini këtu për të punuar, atëherë ju vini si migrant”, u shpreh Thomas de Maiziere.
Duke folur në një intervistë për “Euronews”për valën e madhe të refugjatëve me të cilën po përballet vendi i tij, ai tha se Bashkimi Evropian duhet të ngrejë një kamp refugjatësh në Turqi, ku kërkesat e emigracionit mund të përpunohen edhe aty.
Ai ka propozuar një mënyrë për të lehtësuar gjendjen e vështirë të refugjatëve, ndërsa kjo shihet edhe si një zgjidhje për të adresuar krizën në kufi me të cilën po përballen vendet jugore të BE-së.
“Këshilli i Evropës, si dhe Samiti i BE-së kanë vendosur që në Greqi dhe në Itali do të jenë të ashtuquajturat ‘pikat e nxehta’. Këto janë zona të mëdha për pranim, ku bëhen kontrollet e para për të parë nëse azili do të jepet apo jo. Ne gjithashtu kemi nevojë për më shumë bisedime intensive me Turqinë. Turqia është duke bërë gjëra të mëdha në kufi me Sirinë, kur vjen puna për t’u përballur me refugjatët. Megjithatë, në zonën e Izmirit, ka mijëra e mijëra njerëz, ndoshta qindra e mijëra që presin të shkojnë në Evropë. Edhe atje, unë mendoj se ne mund të kemi nevojë të përdorim fondet evropiane për të ndërtuar një kamp të madh për refugjatët”, sqaroi ministri i brendshëm gjerman.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Të gjitha shkeljet gjatë shoqërimit të Altin Ndocit në spital, largohet drejtori, veproi si për urgjencë nga shtëpia

Ndryshime në burgjet e Fushë-Krujës dhe Durrësit, emërohen drejtorët e rinj

25/04/2026
Meta emëron 4 gjyqtarët e rinj të Gjykatës së Lartë, KLGJ mban në sirtar edhe një tjetër kandidat Darjel Sinën

Ilir Meta kërkon transmetim live të procesit gjyqësor në GJKKO

25/04/2026
Berisha për akuzat se është në marrëveshje me Ramën: Pse Rama sponsorizon këtë propogandë

Berisha për akuzat se është në marrëveshje me Ramën: Pse Rama sponsorizon këtë propogandë

25/04/2026
Berisha: Spiropalin e hoqi Balluku,nuk mbrojti aferën në takimet ndërkombëtare

Berisha: Spiropalin e hoqi Balluku,nuk mbrojti aferën në takimet ndërkombëtare

25/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Të gjitha shkeljet gjatë shoqërimit të Altin Ndocit në spital, largohet drejtori, veproi si për urgjencë nga shtëpia

Ndryshime në burgjet e Fushë-Krujës dhe Durrësit, emërohen drejtorët e rinj

25/04/2026
Meta emëron 4 gjyqtarët e rinj të Gjykatës së Lartë, KLGJ mban në sirtar edhe një tjetër kandidat Darjel Sinën

Ilir Meta kërkon transmetim live të procesit gjyqësor në GJKKO

25/04/2026
Berisha për akuzat se është në marrëveshje me Ramën: Pse Rama sponsorizon këtë propogandë

Berisha për akuzat se është në marrëveshje me Ramën: Pse Rama sponsorizon këtë propogandë

25/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.