Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kamëz, arratiset në Gjermani për azil shefja e financës, mësuesit e Shkollës Profesionale dy muaj pa paga

19/08/2015
Kamëz, arratiset në Gjermani për azil shefja e financës, mësuesit e Shkollës Profesionale dy muaj pa paga
Share on FacebookShare on Whatsapp

Shefja e financës së shkollës së Mesme Profesionale në Kamzë, ka emigruar familjarisht drejt Gjermanisë, ku është regjistruar për azil ekonomik, ndërkohë që me ikjen e saj ka mbetur pa paga i gjithë stafi i këtij institucioni arsimor.
Burime të besueshme nga kjo shkollë bëjnë me dije se financierja është larguar që në muajin korrik, por nuk është njoftuar nga askush, derisa ka ardhur fillimi i këtij muaji, kur është kërkuar të bëhen gati borderotë e pagave për punonjësit e institucionit shtetëror. Në këto kushte, institucioni është vënë në dijeni se ajo kishte emigruar drejt Gjermanisë bashkë me familjen, duke kërkuar azil ekonomik, ashtu si shumë familje të tjera shqiptare. Ikja e saj mësohet se ka shkaktuar problemin e mosdhënies së pagave për 82 punonjës. Burimet shpjeguan se janë pikërisht 67 mësues dhe 15 punonjës të tjerë të shkollës së Mesme Profesionale në Kamzë që nuk kanë marrë ende pagat e muajit korrik.
Ky problem mësohet se fillimisht është ngritur te drejtoresha e shkollës Profesionale, por nga të dhënat mësohet se ajo ndodhej me pushime dhe zëvendësimi i financieres nuk mund të kryhet para se ajo të kthehet në detyrë. Tashmë, kur kanë kaluar pothuajse tri javë, arsimtarët kanë humbur shpresën për të marrë pagat deri në muajin shtator.
Në lidhje me këtë rast, Ministria e Mirëqenies Sociale tha se po punohet për zëvendësimin e shefes së financës, një proces i cili nuk është kryer ende, megjithëse arsimtarët ankohen se kanë mbetur pa para në këto ditë në nxehta para fillimit të vitit të ri shkollor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

LEZHË/ Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagosen 6 pjesëtarë të një familjeje

LEZHË/ Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagosen 6 pjesëtarë të një familjeje

29/08/2026
DITA 91/ Qytetari: “Nuk ikim nga sheshi pa ikur kryeministri”

DITA 91/ Qytetari: “Nuk ikim nga sheshi pa ikur kryeministri”

29/08/2026
Babë e bir tregojnë në polici si e vranë elektriçistin e OSHEE-së

Korenti i merr jetën 40-vjeçarit, elektricisti në gjendje të rëndë

29/08/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Rama anashkalon goditjen që i dha Veliaj nga qelia, reagon Kryeministria: Veliaj është kryetar

29/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

LEZHË/ Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagosen 6 pjesëtarë të një familjeje

LEZHË/ Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagosen 6 pjesëtarë të një familjeje

29/08/2026
DITA 91/ Qytetari: “Nuk ikim nga sheshi pa ikur kryeministri”

DITA 91/ Qytetari: “Nuk ikim nga sheshi pa ikur kryeministri”

29/08/2026
Babë e bir tregojnë në polici si e vranë elektriçistin e OSHEE-së

Korenti i merr jetën 40-vjeçarit, elektricisti në gjendje të rëndë

29/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.