Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DOSJA/ Lushnjë, gruaja rrahu dhe çori me thonj Trimin, pasi mbesa zbuloi tradhtinë e saj

19/08/2015
DOSJA/ Lushnjë, gruaja rrahu dhe çori me thonj Trimin, pasi mbesa zbuloi tradhtinë e saj
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prokuroria e Lushnjës ka zbardhur gjithë detajet për të cilat akuzohet 26-vjeçarja Trimi e cila u akuzua nga bashkëshorti i saj për ushtrim të dhunës dhe për tradhti.
Sipas dosjes, mësohet se ka qenë një prej mbesave të Niko Trimit nga fshati Stan i Lushnjës, e cila ka kapur në flagrancë bashkëshorten e tij, Edmondën, teksa fliste në telefon me një person të panjohur.
Niko Trimi, me banim në fshatin Stan Karbunarë të Lushnjës është i martuar me Edmonda Trimin dhe së bashku kanë sjellë në jetë tre fëmijë të moshës 7, 5 dhe 3 vjeç. Nga hetimet është mësuar se gjatë kohës së martesës, kallëzuesi ka pasur konflikte të herëpashershme me bashkëshorten e tij për shkak të motivit të xhelozisë. Kjo, pasi 26-vjeçarja fliste shpeshherë me persona të panjohur duke anashkaluar kujdesin ndaj fëmijëve.

Dhuna ndaj Trimit

niko trimi_copy_1Më datë 9 gusht të këtij viti, në mesditë, Niko Trimi ka qenë duke punuar në dyqanin e tij, kur aty ka ardhur një e afërme e cila i ka thënë se gruaja ishte duke folur me dikë në telefon, duke nënkuptuar se biseda po kryhej me dikë me të cilin mund të kishte lidhje jashtëmartesore. Denoncuesi ka mbyllur dyqanin dhe së bashku me mbesën e tij kanë shkuar në shtëpi.
Kur ka mbërritur në banesë dera ka qenë e mbyllur dhe kur ka mundur të hyjë brenda i ka kërkuar bashkëshortes që t’i jepte telefonin që ta shikonte. Ajo e ka kundërshtuar dhe e ka thyer telefonin. Në tentativë për të marrë telefonin Niko Trimi është goditur me grusht në fytyrë nga bashkëshortja, pikërisht në syrin e djathtë. Madje ajo edhe e ka çjerrë me thonj. Më pas e ka qëlluar edhe me sende të forta. Ka qenë mbesa e 36-vjeçarit Niko trimi e cila ka ndërhyrë dhe i ka ndarë bashkëshortët.
Pas këtij momenti kallëzuesi ka shkuar në dyqan, ku është kthyer rreth orës 22.00 dhe e ka gjetur bashkëshorten në gjumë. Të nesërmen rreth orës 07.00 të mëngjesit ka konstatuar se bashkëshortja ishte larguar nga banesa pa lënë asnjë adresë. Denoncuesi ka konstatuar se ajo kishte marrë me vete kartën e identitetit, pasaportën, si dhe teshat e saj.

Kallëzimi në prokurori

gjykata-lushnjeNë kallëzimin e tij, Niko Trimi është shprehur se bashkëshortja është sjellë në mënyrë të dhunshme edhe me fëmijët e tyre. Ndërkohë, dhunën ndaj bashkëshortit ajo rezulton ta ketë ushtruar në prani të fëmijëve të mitur.
Prokuroria ka kërkuar ndalimin e largimit jashtë shtetit të nënës së tre fëmijëve, pasi bashkëshorti i saj, Niko Trimi e ka falur dhe ka kërkuar që të kthehet në shtëpi me kushtin që të mos e tradhtojë më.
Bazuar në ekspertimin mjekoligjor, në deklarimet e Niko Trimit e të mbesës së tij, faktit se e dyshuara i është fshehur hetimit dhe për shkak denoncuesi e ka falur dhe e i ka kërkuar të kthehet në shtëpi për t’u kujdesur për tre fëmijët e mitur, prokuroria ka bërë të ditur se ndaj 26-vjeçares Edmonda Trimi duhet të caktohet masa e sigurisë “Ndalim dalje jashtë shtetit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

STERILIZIMI/ Akuzat për secilin nga zyrtarët dhe biznesmenët e arrestuar. Asnjë akuzë për korrupsion

SPAK dorëzon prova të reja në gjyqin ndaj Ilir Beqajt për dosjen “SASPAC”

29/04/2026
Firmoset marrëveshja në Pashaliman: 2 anije për vete, të tjerat për miqtë

Firmoset marrëveshja në Pashaliman: 2 anije për vete, të tjerat për miqtë

29/04/2026
Shpallen rezultatet zyrtare te primareve te PD ne 10 qarqe, sa vota siguroi secili nga garuesit

VENDIMI/ Partia Demokratike thërret me 30 maj Kuvendin Kombëtar, axhenda

29/04/2026
FJALA E PLOTË/ Erion Veliaj paraqitet në Gjykatën Kushtetuese: Ka rënë demokracia!

Veliaj me padi të re në Kushtetuese, kërkon shfuqizimin e disa neneve ligjore

29/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

STERILIZIMI/ Akuzat për secilin nga zyrtarët dhe biznesmenët e arrestuar. Asnjë akuzë për korrupsion

SPAK dorëzon prova të reja në gjyqin ndaj Ilir Beqajt për dosjen “SASPAC”

29/04/2026
Firmoset marrëveshja në Pashaliman: 2 anije për vete, të tjerat për miqtë

Firmoset marrëveshja në Pashaliman: 2 anije për vete, të tjerat për miqtë

29/04/2026
Shpallen rezultatet zyrtare te primareve te PD ne 10 qarqe, sa vota siguroi secili nga garuesit

VENDIMI/ Partia Demokratike thërret me 30 maj Kuvendin Kombëtar, axhenda

29/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.