Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Merkel: Nuk ka siguri se gjendja në Greqi mund të përmirësohet, por shpresë po

17/08/2015
Merkel: Nuk ka siguri se gjendja në Greqi mund të përmirësohet, por shpresë po
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Tsipras ka ndryshuar”, tha Angela Merkel të dielën në televizionin gjerman, ZDF gjatë një interviste ku situata greke përbënte temën qendrore.
“Siguri se gjendja mund të përmirësohet nuk ka, por shpresë po”, u shpreh kancelarja.
Në këndvështrimin e shefes së ekzekutivit gjerman, mënyra sesi është duke punuar qeveria greke ndryshon shumë nga muajt e mëparshëm.
“Është e qartë se që shteti helen të arrijë të ecë sërish me këmbët e tij e të shoh dritë në fund të tunelit duhen zbatuar patjetër reformat për të cilat ka rënë dakord”.
Për Merkelin, tani thjesht duhet pritur për të parë se do të munden t’i implementojnë grekët angazhimet e tyre.
Intervistën në kanalin e dytë publik kombëtar në vend, kancelarja e përdori për të përcjellë edhe një garanci që duhet të shërbejë për të fashitur shqetësimet e përvijuara se fundi.
“Nuk do të ketë një Europe gjermane, nuk është ajo që duam”, siguron Merkel.
Sa për tkurrjen e borxhit të Athinës, qëndrimi i saj është sërish i palëkundur.
“Kjo s’ka për të ndodhur ndonjëherë”, ishin fjalët e lideres gjermane.
Ndërkohë, i pamundur nuk është pretendimi për një tjetër mandat në krye të qeverisë. Merkel u tregua e kujdesshme të mos ushqente spekulimet e një rikandidimi në zgjedhjet e 2017-s, por nga ana tjetër, as nuk e mohoi një mundësi të tillë.
“Qytetarëve u kam thënë se jam në dispozicion për këtë legjislaturë, sa i takon pjesës tjetër, për atë do të flasim në momentin e duhur, e ky moment, s`ka ardhur akoma”, u shpreh kancelarja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha mbërrin në SHBA, shqiptarët i japin mirëseardhjen e ngrohtë kryetarit të PD-së

Berisha mbërrin në SHBA, shqiptarët i japin mirëseardhjen e ngrohtë kryetarit të PD-së

05/09/2026
Zjarri në Himarë, digjen 7 banesa, ndërhyrja nga ajri nis në mëngjes

Zjarri në Himarë, digjen 7 banesa, ndërhyrja nga ajri nis në mëngjes

05/09/2026
Zjarri përfshin Himarën, flakët rrezikojnë mbi 40 banesa në lagjen ‘1 Maji’, 2 në flakë

Zjarri përfshin Himarën, flakët rrezikojnë mbi 40 banesa në lagjen ‘1 Maji’, 2 në flakë

04/09/2026
Zjarr i madh në Kavajë, zjarrfikës nga disa qytete evakuojnë banorët

Zjarri në Levan, 3 të asfiksuar, flakët shtrihen në një hapësirë të gjerë

04/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha mbërrin në SHBA, shqiptarët i japin mirëseardhjen e ngrohtë kryetarit të PD-së

Berisha mbërrin në SHBA, shqiptarët i japin mirëseardhjen e ngrohtë kryetarit të PD-së

05/09/2026
Zjarri në Himarë, digjen 7 banesa, ndërhyrja nga ajri nis në mëngjes

Zjarri në Himarë, digjen 7 banesa, ndërhyrja nga ajri nis në mëngjes

05/09/2026
Zjarri përfshin Himarën, flakët rrezikojnë mbi 40 banesa në lagjen ‘1 Maji’, 2 në flakë

Zjarri përfshin Himarën, flakët rrezikojnë mbi 40 banesa në lagjen ‘1 Maji’, 2 në flakë

04/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.