Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Dashamir Shehi: Nuk bëhet opozita me djem që dinë vetëm të lidhin kollare

16/08/2015
Dashamir Shehi: Nuk bëhet opozita me djem që dinë vetëm të lidhin kollare
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, apelon për ringritje të PD-së përmes një strategjie dyvjeçare si e vetmja mënyrë për ta çuar atë drejt fitores në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
“Një analizë më e ftohtë e gjithë asaj që ndodhi mund të bëhet në shtator. Kjo nuk është çështje thjeshtë e ish-ministrave, madje as e ish-kryeministrave… Duhet një strategji afatgjatë dyvjeçare, e cila ta çojë opozitën drejt fitores së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Nuk duhet të ketë kthim mbrapa. Të gjitha tezat duhet të jenë në funksion të perspektivës politike, jo të justifikimit të asaj që ka ndodhur para dy viteve. Duhet të shikohet drejt së ardhmes”, shprehet Shehi.
Kreu i LZHK shprehet për “Gazeta Shqiptare” se e djathta duhet të ristrukturohet, dhe të pastrohet ideologjikisht. Sipas tij, PD duhet të krijojë raporte me zgjedhësit dhe jo me partitë.
“Ka ardhur koha që qendra e djathtë të pastrohet ideologjikisht në një farë mënyre. Raportin të mos e bëjë më me parti dhe partiza, por ta bëjë me qytetarët. Ata kanë milionat e numrave dhe votave dhe jo partitë politike. Për mua, shumica e atyre partive janë parazitë që hanë në shtratin qeveritar, siç hanin dhe shumica e aleatëve në kohën e PD”, vijon Shehi.
Shehi i kujton atij se PD-ja nuk mund të bëhet vetëm me djem që dinë të lidhin kollare, por të djathtës thotë ai i duhen edhe ata që nuk kanë nevojë të mbajnë kollare.
“Do të më shqetësonte që pas muajit shtator të mos ngrihet një platformë fituese dhe kur them fituese, të ketë edhe një lidership fitues dhe moral që t’u paraqitet shqiptarëve. Jo të rivendosen sërish ata që humbin dhe që janë përfolur. Edhe përzgjedhja që PD duhet të bëjë për lidershipin e ri duhet të jetë e kujdesshme, opozitës nuk i shërben çdo djalosh që ka marrë një diplomë dhe ka mësuar të lidhë kollaren”.
Ai i kërkon kreut demokrat, Lulzim Basha, që për herë të parë të hapë letrat në tavolinë dhe të pranojë mendimin ndryshe në parti.
“PD-ja duhet të jetë e hapur për të gjithë dhe besoj se drejt kësaj do të shkohet, pasi vetëm në këtë mënyrë rimëkëmbet e djathta shqiptare. PD-ja ka humbur shumë dhe ringritja bëhet me punë dhe jo vetëm me 30-vjeçarë…  Zërat që nuk janë dakord me Bashën, të cilët dalin publikisht kundër tij, unë i konsideroj si emancipim brenda Partisë Demokratike. Situata brenda PD-së ka ndryshuar, si forcë politike është bërë më e hapur dhe lejon edhe zëra kundër. Unë nuk shikoj ndonjë dramë të madhe në këtë mes. Por, problemi i madh që ka Partia Demokratike është se, ngaqë nuk ishte mësuar me debatin e brendshëm, tani duket sikur ka ndodhur gjëma. Unë do gjykoja që nëse brenda këtyre debateve ka edhe qëndrime përtej manjilitetit politik, atëherë kemi një zgjerim të PD-së, që mund të ndryshojnë partinë dhe opozitën në përgjithësi”, thotë më tej kreu i LZHK.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Veton Surroi behet ‘viktima’ e pare e komisionit hetimor te Taulant Balles

VETON SURROI/ Strategjia e ‘menaxhimit të destabilitetit’ që po ndjek Rama

31/07/2026
Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

31/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Ish ministri,  Ilir Beqaj me pranga në Kuvend

Lirohet nga qelia ish ministri Ilir Beqaj, vendimi i GJKKO

31/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.