Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/ Luçianio Boçi viziton Xibrakën pas shpërthimit: Poligoni nuk përmbushte parametrat teknikë, i miratuar për djegie baruti ai u përdor për detonacion

15/08/2015
VIDEO/ Luçianio Boçi viziton Xibrakën pas shpërthimit: Poligoni nuk përmbushte parametrat teknikë, i miratuar për djegie baruti ai u përdor për detonacion
Share on FacebookShare on Whatsapp

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi vizitoi dje banorët e Xibrakës të cilët kanë pësuar dëme materiale në banesat e tyre nga shpërthimet pa kriter në një poligon afër zonës. Sipas Boçit, realiteti nuk përputhet nga shpjegimet e zyrtarëve pasi Poligoni po përdoret për shpërthime të paautorizuara ç’ka ka vënë në rrezik jetën dhe pronën e banorëve. Deputeti i Partisë Demokratike tha se ministres së Mbrojtjes do t’i kërkohen shpjegime në Parlament ndërsa vizitoi nga afër disa shtëpi të cilat kishin pësuar dëme të mëdha materiale.
“Kemi biseduar me banorët këtu. Situata është e rëndë pasi ka pasur dëmtime të shtëpive dhe krisje të banesave, thyerje xhamash dhe jo vetëm këtu në Xibrakë. Kemi biseduar me banorët e fshatit ngjitur dhe atje ka pasur goxha dëmtime të kësaj natyre. Ajo që na shpjeguan përfaqësuesit e Policisë Ushtarake nuk përputhet me realitetin pasi sipas tyre poligoni ishte për djegie baruti dhe jo për detonacion. Këtu ka shumë pikëpyetje dhe enigma. Poligoni nuk kishte parametra teknikë. Kam qenë i shoqëruar me kryetarin e Partisë Demokratike të Librazhdit dhe me ish kryetarin e komunës Orenjë për të parë vendin atje dhe nuk kishte tregues që ishte zonë ushtarake apo elemente të ndalimit të qarkullimit të mjeteve dhe njerëzve. Ishte një zonë krejtësisht rastësore, pavarësisht se ata u mbrojtën se është poligon i miratuar. Por indiciet nuk tregonin që aty kishte të bënte me një poligon por me një sipërfaqe të pazot e cila shfrytëzohet edhe për shpërthime të tilla. Në lidhje me këtë situatë do të kërkojmë shpjegime në Parlament nga ministrja e Mbrojtjes”, tha Boçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha mbërrin në SHBA, shqiptarët i japin mirëseardhjen e ngrohtë kryetarit të PD-së

Berisha mbërrin në SHBA, shqiptarët i japin mirëseardhjen e ngrohtë kryetarit të PD-së

05/09/2026
Zjarri në Himarë, digjen 7 banesa, ndërhyrja nga ajri nis në mëngjes

Zjarri në Himarë, digjen 7 banesa, ndërhyrja nga ajri nis në mëngjes

05/09/2026
Zjarri përfshin Himarën, flakët rrezikojnë mbi 40 banesa në lagjen ‘1 Maji’, 2 në flakë

Zjarri përfshin Himarën, flakët rrezikojnë mbi 40 banesa në lagjen ‘1 Maji’, 2 në flakë

04/09/2026
Zjarr i madh në Kavajë, zjarrfikës nga disa qytete evakuojnë banorët

Zjarri në Levan, 3 të asfiksuar, flakët shtrihen në një hapësirë të gjerë

04/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha mbërrin në SHBA, shqiptarët i japin mirëseardhjen e ngrohtë kryetarit të PD-së

Berisha mbërrin në SHBA, shqiptarët i japin mirëseardhjen e ngrohtë kryetarit të PD-së

05/09/2026
Zjarri në Himarë, digjen 7 banesa, ndërhyrja nga ajri nis në mëngjes

Zjarri në Himarë, digjen 7 banesa, ndërhyrja nga ajri nis në mëngjes

05/09/2026
Zjarri përfshin Himarën, flakët rrezikojnë mbi 40 banesa në lagjen ‘1 Maji’, 2 në flakë

Zjarri përfshin Himarën, flakët rrezikojnë mbi 40 banesa në lagjen ‘1 Maji’, 2 në flakë

04/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.