Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ Premtimeve elektorale të LSI “ju del boja”, të mashtruarit e radhës fermerët e Divjakës

07/08/2015
FOTO/ Premtimeve elektorale të LSI “ju del boja”, të mashtruarit e radhës fermerët e Divjakës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Fermerë në zonën e Spolatës, në Bashkinë e Divjakës, kanë disa muaj që kultivojnë në tokat e tyre farëra, të cilat u janë ofruar nga një kompani e huaj, por pavarësisht përkushtimit të fermerëve, një pjesë e tyre nuk kanë fare fruta dhe në disa të tjera frutat kanë mbetur në degë, pasi firma që ka porositur mbjelljen e tyre nuk po shfaqet për t’i blerë ato.
fermeretFermerët ankohen se kanë investuar gjithçka të ekonomisë së tyre familjare në këtë sipërmarrje ndërsa firma angleze dhe partneri i tyre në rrethin e Lushnjes nuk marrin përsipër asgjë. Fermerët kërkojnë ndërhyrjen e ministrit të Bujqësisë, Edmond Panariti. Sipas fermerëve, kostoja e deritanishme e një dynymi të kultivuar me bimët, që janë të familjes së bostanorëve shkon deri në 70-80 mijë lekë. Por, kjo nuk është e para herë, që fermerët në zonën e Lushnjes mbjellin dhe kultivojnë me fara hibride që nuk i njohin, e më pas mbesin të zhgënjyer nga mënyra sesi i trajtojnë firmat e huaja, apo edhe vendase.
ilir meta, fermere1Kërkesa ndaj Panariti, duket se “ka rënë në vesh të shurdhër”, për aq sa vizitat e tij (Edmond Panaritit), me Ilir Metën në Divjakë, bashkë edhe me premtimet e tyre, ishin thjesht dhe vetëm elektorale.
ilir meta, fermere2“Jam i sigurt që me këtë investim të mrekullueshëm të standardeve evropiane, kjo kompani do të arrijë të fuqizohet akoma më shumë, duke garantuar blerjen e prodhimeve te fermerët e Divjakës, të Lushnjës, të Fierit, të Beratit e deri të Shkodrës e gjithë Shqipërisë, siç ka bërë deri tani, duke garantuar ruajtjen e cilësisë së këtyre produkteve dhe njëkohësisht, duke bërë të mundur të ulë në maksimum humbjet e këtyre produkteve dhe duke rritur kapacitetet e saj negociuese brenda dhe sidomos jashtë vendit me partnerë ndërkombëtarë për të shitur dhe për të eksportuar me çmime sa më të larta dhe sa më të favorshme, që do të jetë në interes në radhë të parë të vetë fermerëve këtu në Divjakë, në Lushnjë, në Myzeqe dhe në të gjithë Shqipërinë”, theksonte Ilir Meta, para zgjedhjeve, ndërsa i shoqëruar nga Edmond Panariti e Petrit Vasili merrte pjesë në inaugurimin e qendrës së re të grumbullimit dhe eksportimit të prodhimeve bujqësore në Divjakë për “falimentimin” e së cilës, fermerët e vuajnë sot mos-shitjen e prodhimeve të tyre.
Premtimi ndaj fermerëve të Divjakës, nuk është i vetmi i Ilir Metës, që “i del boja”, kaq shpejt.
meta_ne_lezhe3_600x400_6544Një premtim për traget në linjën detare Shëngjin – Bari, është thjesht sot disa metra film dhe disa radhë gazetash, që pasqyruan një gënjeshtër elektorale, të kreut të LSI-së, parterit të qeverisë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Veton Surroi behet ‘viktima’ e pare e komisionit hetimor te Taulant Balles

VETON SURROI/ Strategjia e ‘menaxhimit të destabilitetit’ që po ndjek Rama

31/07/2026
Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

31/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Ish ministri,  Ilir Beqaj me pranga në Kuvend

Lirohet nga qelia ish ministri Ilir Beqaj, vendimi i GJKKO

31/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.