Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Xhafaj: Reforma në drejtësi nuk do të prekë gjyqtarët e diktaturës, me propozimet e PD nuk jemi njohur ende

06/08/2015
Xhafaj: Reforma në drejtësi nuk do të prekë gjyqtarët e diktaturës, me propozimet e PD nuk jemi njohur ende
Share on FacebookShare on Whatsapp

Fatmir Xhafaj, kryetari  komisionit të reformës për drejtësi zhvilloi një tryezë bashkëbisedimi me gazetarët. Tema kryesore e këtij bashkëbisedimi ishte ecuria e reformës në drejtësi. Xhafajj u shpreh se situata në sistemin e drejtësisë është kritike,por reforma do të garantojë standartet, pasi me konsensus edhe të opozitës, boshti kryesor i realizimit të saj do të jetë ekspertiza e huaj dhe ajo vendase.
Pyetjes së gazetarëve lidhur me propozimin 7 pikësh të opozitës të propozuar nga përfaqësuesi i PD-s në komisionin për reformën e drejtësisë, Eduard Halimi, Xhafaj u shpreh se as nuk e ka parë dhe dëgjuar më parë këtë propozim. Madje ishte i çuditur për këtë propozim, pasi sipas tij opozita kishte dy vjet kohë për të sjellë propozimet e saj. Por sipas  tij, të gjitha qëndrimet e shprehura nga kreu i PD-së, Basha si edhe propozimet e njohura të opozitës, janë vlerësuar dhe reflektuar në planin strategjik të reformës.
Ndërsa çështjes se drejtues të lartë të sistemit të drejësisë vijnë nga komunizmi, kreu i komisionit të reformës për drejtësi la të kuptohet se nuk do të hiqen nga sistemi i drejtësisë gjyqtarët që kanë qenë pjesë e sistemit të drejtësisë në periudhën e komunimit, duke e justifikuar si një çështje që nuk është në thelb të kësaj reforme dhe se vetëm ata që janë të korruptuar do të përjashtohen nga sistemi.
Reforma në sistemine drejtësisë kërkon 93 vota për tu votuar, ndërsa mazhoranca nuk i plotëson ato. Xhafaj u shpreh se opozita ka qenë bashkëpunuese në këtë proces dhe është pro reformës, duke qenë i bindur se opozita do ta votojë reformën.
Lidhur me konsensusin me opozitën Xhafaj tha: “Konsensusi është i nevojshëm kur i shërben reformës, por jo reforma të sakrifikohet për konsensusin. Ne e këmi pritur opozitën, kemi dialoguar, kemi reflektuar mbi kërkesa të opozitës. Vetëm për t’i dhënë mundësi opozitës, dhe jo vetëm asaj, qe kushdo të jetë pjesë dhe kontributor i reformës”.  Kjo deklaratë e Xhafaj bie ndesh me qëndrimin e LSI për të pasur me çdo kusht konsensus me opozitën, e cila është shprehur më herët se reforma e drejtësisë nuk mund të mendohet pa opozitën.
Çështja tjetër që diskutua në takimin me gazetarët ishte ajo e prokurorit për të cilin Xhafaj tha se nuk do të ketë këtë rol që ka sot, dhe se mazhoranca ende nuk ka një propozim të sajin për zgjedhjen e kryeprokurorit.
“Mazhoranca nuk ka një propozim të saj për zgjedhjen e kryeprokurorit, e kemi shtruar problmin më gjerë. Ky model kushtetues a ka rezultuar efiçent? Pra a është prokuroria efiçente? Një gjë është e qartë, prokurori nuk do të ketë më këtë rol që ka sot”- tha Xhafaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

03/09/2026
Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

03/09/2026
ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

03/09/2026
Taulant Muka akuzon ministren e re të Shëndetësisë për plagjiaturë: “100% kopje”

Taulant Muka akuzon ministren e re të Shëndetësisë për plagjiaturë: “100% kopje”

03/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

03/09/2026
Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

03/09/2026
ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

03/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.