Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Edi Paloka: Koalicioni me Metën iluzion, LSI e damkosur si armike e votës së lirë

04/08/2015
Edi Paloka: Koalicioni me Metën iluzion, LSI e damkosur si armike e votës së lirë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një debat më së shumti mediatik është përhapur pas 21 qershorit lidhur me koalicione të mundshme majtas e djathtas në spektrin politik. Në një prononcim  për ABC News, nënkryetari demokrat Edi Paloka, mohoi çdo mundësi bashkëpunimi me Lëvizjen Socialiste për Integrim, duke e akuzuar si autore të shitblerjes së votave.
LSI-në, siç thotë Edi Paloka, nuk e shohin dot me sy e jo më të bëjnë koalicion me të.
Ka diçka të vërtetë?
“Debatet janë vetëm në media”.
Kështu nëse dikush është duke besuar apo pritur me padurim rikthimin e një koalicioni të mundshëm mes demokratëve dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, asnjë mundësi për një të tillë nuk ekziston, pohoi për ABC News nënkryetari demokrat, Edi Paloka.
“LSI, absolutisht është partia që më shumë se kushdo tjetër ka dëmtuar votën e lirë dhe demokracinë shqiptare. Kështu që nuk besoj se dikush duhet të ketë iluzionin që PD do të bashkëpunojë me LSI-në, si një parti që është damkosur tashmë si armike e votës së lirë”.
Natyrshëm lind pyetja: po Basha e Rama a mund të udhëheqin një koalicion bashkë?
Paloka sjell në vëmendje deklaratën e kryetarit të partisë së tij tek i konsideron dy krerët e mazhorancës aktuale si dy pjesët e një molle të kalbur.
“Kemi bërë të qartë që janë pjesë e një të keqeje të madhe…”.
Sidoqoftë bie në sy se pas 21 qershorit në peshoren e tyre e keqja nuk është në baraspeshë.
“Gjithçka ka ndodhur ka qenë në bashkëveprim të plotë, shkelje kushtetuese, shkelje të ligjeve, kriminalizim i Parlamentit. LSI është gjithnjë aktive në këto akte negative”.
Në planin e përfitimit politik dhe pragmatizmit, keqqeverisja është  në favor të opozitës që pret rikthimin sa më shpejt në pushtet, çka nuk mund të ndodhë në kushtet kur në rezultat ndikon shit-blerja e votës. Ndaj sulmin kryesor, veçanërisht që nga zgjedhjet e 21 qershorit demokratët e rezervojnë veçanërisht për ish-aleatin e tyre qeverisës.
“Shit-blerja e votës mban për autor LSI-në”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

03/09/2026
Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

03/09/2026
ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

03/09/2026
Taulant Muka akuzon ministren e re të Shëndetësisë për plagjiaturë: “100% kopje”

Taulant Muka akuzon ministren e re të Shëndetësisë për plagjiaturë: “100% kopje”

03/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

03/09/2026
Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

03/09/2026
ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

03/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.