Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Si u refuzua Presidenti të pushojë në Vlorë e Dhërmi nga zyrtarja e Edi Ramës

27/07/2015
Si u refuzua Presidenti të pushojë në Vlorë e Dhërmi nga zyrtarja e Edi Ramës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Shkelje flagrante e ligjit të Protokollit të Shtetit dhe respektimit të hierarkisë shtetërore. Kështu është përkufizuar nga shumë media dhe analistë, refuzimi që i është bërë kreut të shtetit, Bujar Nishani, për të qëndruar në një nga rezidencat shtetërore të Vlorës ose Dhërmiut, nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare.
Në fakt, Presidenti i Republikës, pas angazhimeve zyrtare po i kalon këto ditë vere në plazhin e Ranës së Hedhun në Shëngjin në një hotel familjar, ku siç tregojnë dhe këto foto të hedhura në faqen e tij të Facebook -ut, nuk mungojnë takime dhe foto me pushues të tjerë në atë zonë të bukur turistike.
Por, Televizioni Klan mëson se korrespondenca mes Zyrës së Presidentit të Republikës dhe Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, për të rezervuar vendin dhe kohën e pushimeve verore të kreut të shtetit, ka nisur që në muajin prill të këtij viti.
Pikërisht më 27 prill, Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës i dërgon shkresën e parë zyrtare Drejtores së Shërbimeve Qeveritare, Kamelia Vojka, ku e informon se periudha 11 – 31 korrik është përzgjedhur nga Presidenti Nishani, për të kaluar pushimet verore në rezidencën shtetërore të Dhërmiut.
Por në përgjigjen e saj, Vojka, shprehet se nuk do jetë i mundur qëndrimi i Presidentit në këtë kohë, pasi gjatë muajit Korrik, kjo vilë do t’u nënshtrohet punimeve.
vila dhermiPas kësaj përgjigje, Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës, pasi i sugjeron shtyrjen e punimeve për një kohë më të vonshme dhe jo në sezonin e pushimeve dhe merr përgjigje negative nga Vojka, propozon që Presidenti të qëndrojë në Vilën Nr. 1 në Vlorë, meqë ajo nuk ka probleme rikonstruksioni.
Por Drejtoresha e Shërbimeve Qeveritare në përgjigjen e saj, të datës 12 qershor 2015, nuk i jep një përgjigje kësaj kërkese, pra konkretisht për Vilën Nr. 1 në Vlorë, por bën sugjerime të tjera, njëra prej të cilave, një godinë e pabanuar prej më shumë se 20 vjetësh.
Në mungesë të një gjetje zgjidhjeje me Vojkan, zyrtarët e Presidencës i drejtohen kabinetit të Kryeministrit Rama, ku ankohen për mungesën e bashkëpunimit me Drejtoren e Shërbimeve Qeveritare.
Por përgjigja u vjen nga Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, ku kompetencën për këtë çështje ia lë sërish Vojkas, të Shërbimeve Qeveritare, e cila nga ana e vet, nuk pranoi të bëjë zgjidhje tjetër, duke argumentuar më pas se, Vila e Dhërmiut dhe Vila e Vlorës për gjithë sezonin veror do të ndahet mes kreut të qeverisë Rama dhe kreut të Kuvendit Meta. Ndërsa për Presidentin e Republikës nuk mund të lihet asnjë ditë të vetme në dispozicion.
E gjithë kjo histori, ndodh për herë të parë, duke shkelur haptas ligjin e Protokollit të Shtetit, që përcakton Presidentin e Republikës si kreun e shtetit dhe zyrtarin Nr. 1 për sa i përket trajtimit nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare.
Mungesës së profesionalizmit nga drejtuesja e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, që nuk përton të shkelë ligjet dhe detyrimet profesionale, i bashkangjitet dhe qëndrimi i dy zyrtarëve të tjerë më të lartë të shtetit, që me heshtjen e tyre duket se u ka pëlqyer e gjithë kjo histori.

(TV Klan)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 29/ Protestuesi Kola: Rama duhet të shkojë në burg, t’i konfiskohet pasuria

Berisha në Asamblenë politike të PPE: Protestat qytetare një reagim i gjerë kundër qeverisë

30/06/2026
Gjiri i Lalzit, i rrëmben dallga – shpëtohen pesë persona

SPAK çon në gjykatë dosjen e Rrumit, tjetërsim pronash në Lalëz dhe Kepi i Rodonit

30/06/2026
Protesta para Policisë së Tiranës për 6 të arrestuarit: “Lironi çunat”

Protesta para Policisë së Tiranës për 6 të arrestuarit: “Lironi çunat”

30/06/2026
Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, dy persona humbin jetën

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, dy persona humbin jetën

30/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 29/ Protestuesi Kola: Rama duhet të shkojë në burg, t’i konfiskohet pasuria

Berisha në Asamblenë politike të PPE: Protestat qytetare një reagim i gjerë kundër qeverisë

30/06/2026
Gjiri i Lalzit, i rrëmben dallga – shpëtohen pesë persona

SPAK çon në gjykatë dosjen e Rrumit, tjetërsim pronash në Lalëz dhe Kepi i Rodonit

30/06/2026
Protesta para Policisë së Tiranës për 6 të arrestuarit: “Lironi çunat”

Protesta para Policisë së Tiranës për 6 të arrestuarit: “Lironi çunat”

30/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.