Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Aldo Bumçi: LSI jo kamerdare shpëtimi për PD-në, në vjeshte fillojmë protestat

27/07/2015
Aldo Bumçi: LSI jo kamerdare shpëtimi për PD-në, në vjeshte fillojmë protestat
Share on FacebookShare on Whatsapp

Deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi e lidh rezultatin e PD-së në këto zgjedhje, sa me shkeljet që kjo forcë politike i ka bërë publike, aq edhe me mosfunksionimin si duhet të strukturave të partisë në degë dhe koordinimit të saj me strukturat qendrore.
Në një intervistë për gazetën “Mapo”, deputeti demokrat që drejtoi grupin e punës në Lezhë për zgjedhjet e 21 qershorit veçon disa faktorë që mund të ishin administruar më mirë.
“…E para, mospjesëmarrja në reformën territoriale pati pasoja. Ne nuk jemi të sigurt nëse pjesëmarrja e PD-së do të detyronte qeverinë të miratonte një hartë tjetër territoriale, por të paktën ne duhet ta kishim ndërmarrë një hap të tillë dhe t’u bënim të ditur qytetarëve shqiptarë variantin tonë. E dyta, zgjedhjet në PD dhe procesi i ristrukturimit mund të ishin zhvilluar më shpejt, çfarë do të jepte më shumë kohë për të ndërtuar kohezionin e nevojshëm brenda strukturave të PD-së dhe për të organizuar punën. Puna për përzgjedhjen e kandidaturave duhet të kishte nisur shumë më shpejt. Është e vërtetë që kjo ka qenë fushata më e gjatë zgjedhore, por duke qenë në opozitë, ne duhet të kishim punuar që personat që do të kandidonin të fillonin përgatitjen kohë më parë. E fundit, me një koalicion më të gjerë mund të kishim marrë një rezultat më të mirë në disa zona të vendit”, shprehet Bumçi.
Deputeti demokrat thekson se disa zona si ajo e Dibrës, PD-ja i humbi për shkak të gabimeve të saj, ndërsa analizon se në disa njësi të tjera si ajo e Lezhës, kur bëhen bashkë faktorët e duhur, fitorja mund të arrihet.
Bumçi përjashton në mënyrë kategorike edhe mundësinë e një koalicioni me LSI-në, me qëllim ardhjen në pushtet. Sipas tij, asnjë forcë tjetër politike e aq më pak forcat e majta nuk mund të jenë kamerdare shpëtimi për PD-në.
Bumçi flet edhe për protestat e vjeshtës. Ai nënvizon se PD-ja nuk i shikon protestat si zëvendësues të proceseve të tjera politike dhe aksionit politik që Partia Demokratike duhet të ndërmarrë nga shtatori.
Për Bumçin, “Reforma në drejtësi është prioriteti i prioriteteve për opozitën. Ne kemi të gjithë vullnetin për një reformë të vërtetë në drejtësi dhe jo për ripërsëritjen e historisë dhe kapjen e radhës së institucioneve. Ne jemi bërë pjesë e reformës në drejtësi dhe në këtë pikë duhet të falënderojmë partnerët ndërkombëtarë, SHBA-në dhe BE-në”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

03/09/2026
Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

03/09/2026
ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

03/09/2026
Taulant Muka akuzon ministren e re të Shëndetësisë për plagjiaturë: “100% kopje”

Taulant Muka akuzon ministren e re të Shëndetësisë për plagjiaturë: “100% kopje”

03/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

03/09/2026
Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

03/09/2026
ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

03/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.