Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Përplasje në PS-në e Shkodrës: Dalja e Keti Bazhdarit kudo përkrah LSI prishi imazhin e saj

25/07/2015
Përplasje në PS-në e Shkodrës: Dalja e Keti Bazhdarit kudo përkrah LSI prishi imazhin e saj
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në mbledhjen e parë të zhvilluar pas zgjedhjeve të 21 qershorit në Shkodër, ku PS doli forcë e tretë, socialistët nuk kanë mundur të ruajnë dot qetësinë. Debat u zhvillua edhe për aleatët e PS, LSI-në teksa u deklarua se dalja e Bazhdarit kudo përkrah LSI ka prishur imazhin dhe dukej sikur kandidatja ishte e LSI dhe jo e PS duke pasur parasysh edhe rezultatin ku LSI doli forcë e dytë dhe PS e treta.
Dy deputetët Namik Kopliku e Mimoza Hafizi u kritikuan nga një pjesë e madhe në asamble për mungesën e angazhimit qoftë gjatë fushatës elektorale por edhe në ditët e numërimit të votave. Po ashtu një pjesë e asamblesë kërkuan zgjedhje brenda partisë dhe në rast se një gjë e tillë nuk ndodh atëherë për ta PS në Shkodër është e dështuar.
Sipas burimeve brenda PS-së në Shkodër, ish-kryetarët e komunave e po ashtu edhe ish-drejtues të PS në vite, në një mbledhje të zhvilluar së fundmi, kanë qenë të ashpër dhe madje kanë ngritur edhe zërin. Punësimi ishte një tjetër çështje e debatuar, teksa u tha se nga socialistët për dy vite nuk janë punësuar më shumë se 400 vetë, shifër kjo që u cilësua e ulët.
Nga ana e saj ish-kandidatja Keti Bazhdari mësohet të ketë thënë se objektivi ka qenë marrja e 30 mijë votave, gjë që përafërsisht është arritur por sipas saj ka pasur 16 mijë votues më shumë dhe këto pjesa më e madhe në fshatra pak orë përpara se të mbylleshin qendrat e votimit.
Bazhdari tha se nga këtu duhet të nisë analiza. Ish-kandidatja u ndërpre disa herë gjatë fjalës së saj nga deputeti Kopliku deri sa u detyrua t’i thotë “më lër të flas se ju keni ardhur në fushatë, keni thënë dy fjalë dhe keni ikur”.
Një tjetër socialist u shpreh se “sikur të ishte shkrirë PS do ishin marrë më shumë vota”, duke vënë theksin te mungesa e angazhimit dhe organizimit brenda të majtëve.
Debat u zhvillua edhe për aleatët e PS, LSI-në teksa u deklarua se dalja e Bazhdarit kudo përkrah LSI ka prishur imazhin dhe dukej sikur kandidatja ishte e LSI dhe jo e PS duke pasur parasysh edhe rezultatin ku LSI doli forcë e dytë dhe PS e treta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Veton Surroi behet ‘viktima’ e pare e komisionit hetimor te Taulant Balles

VETON SURROI/ Strategjia e ‘menaxhimit të destabilitetit’ që po ndjek Rama

31/07/2026
Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

31/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Ish ministri,  Ilir Beqaj me pranga në Kuvend

Lirohet nga qelia ish ministri Ilir Beqaj, vendimi i GJKKO

31/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.