Shkeljet e Bajraktarit administrative, Prokuroria pushon hetimet për ish-shefin e Interpolit

Shkeljet e Bajraktarit administrative, Prokuroria pushon hetimet për ish-shefin e Interpolit

72
0
Shares

Prokuria e Tiranës pushoi sot hetimet për ish-shefin  e Interpolit Tiranë, Arben Bajraktari. Ky i fundit u arrestua më 30 maj të këtij viti për fshehjen e kërkesës së Interpolit belg për arrestimin e deputetit Mark Frroku.  Ish-drejtori i Interpolit u arrestua pasi dyshohej se dokumenti i Interpol Belgjikës për shpalljen në kërkim ndërkombëtar dhe arrestimin e  deputetit Mark Frroku, kishte mbërritur në Tiranë që prej janarit 2015, por ishte mbajtur e fshehur prej tij. Kërkesa u bë publike më 28 mars, atëherë kur Prokuroria i kërkoi autorizimin Kuvendit për arrestimin e Mark Frrokut.
Hetimet e bëra nga Prokuroria e Tiranës, verifikuan se vonesat në bërjen publike të kërkesës së Interpol Belgjikës për shpalljen në kërkim ndërkombëtar dhe arrestimin e deputetit Frroku, nuk ishte e qëllimshme, por për shkak të verifikimit të dy e-mail-eve.
Prokuroria Tiranë pushoi çështjen ndaj Arben Bajraktarit duke e konsideruar si shkelje të  natyrës me karakter administrativ, duke e renditur në kategorine e kundravajtjes administrative,  dhe jo shkelje të ligjit në kuadër të së drejtës materiale penale. E njëjta procedurë u ndoq edhe ndaj specialistes në drejtorinë e Interpolit Tiranë, Loreta Alla mbi të cilën rëndonin të njëjtat akuza. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY