DOSJA/ Si u zbulua pedofili i Lushnjes nga motra e më e...

DOSJA/ Si u zbulua pedofili i Lushnjes nga motra e më e vogël e viktimës dhe denoncimi i nënës

96
0
Shares

Gjykata E Shkallës së Parë e Rrethit të Lushnjes, ka lënë sot në “arrest me burg” të akuzuarin për pedofili, 66-vjeçarin Selman Çarçiu.
Edhe prokuroria, këtë masë sigurie kërkoi.
Prokuroria e Lushnjes ka urdhëruar ndalimin e shtetasit S. Çarçiu (datëlindja 1949), i dyshuar për konsumimin e elementëve të veprës penale “Vepra te turpshme”, parashikuar nga neni 108/1  të Kodit Penal (për ndalimin e këtij shtetasi jeni njoftuar një ditë më para nga ana e Policisë së Shtetit).
Në bazë të veprimeve procedurale të deritanishme, rezulton se rasti është kallëzuar nga e ëma e vajzës së mitur, e cila deklaron se shtetasi S. Çarçiu ka abuzuar seksualisht me vajzën e saj (datëlindja 2003). Ndërkohë, nga ana e tij, shtetasi i dyshuar e mohon që të ketë kryer veprime kundër vajzës së mitur.
Shtetasja M. A., ka kallëzuar se ndaj vajzës së saj të mitur (datëlindja 2003) është abuzuar seksualisht nga shtetasi S. Çarçiu. Sipas kallëzueses, ngjarja ka ndodhur rreth një muaj më parë dhe për këtë situatë është vënë në dijeni nga vajza tjetër e saj, edhe ajo e mitur (datëlindja 2006).

Motra e vogël zbuloi pedofilin
Nga sa dëshmon kallëzuesja, në bazë të rrëfimit të vajzës së saj më të vogël, vajza tjetër e saj (viktima) ka shkuar rreth një muaj më parë në dyqanin e shtetasit S. Çarçiu, i cili e ka të adaptuar në shtëpinë e tij, për të blerë fara luledielli.
Pasi ka shkuar te dyqani, shtetasi S. i ka kërkuar vajzës së mitur që të futeshin brenda në shtëpi dhe aty ka mbyllur përgjysmë derën e banesës, duke e shtrirë vajzën e mitur në një divan që gjendej në dhomë. Po sipas kallëzueses, e cila i referohej rrëfimit të vajzës tjetër, e cila deklaron se e kishte parë skenën, kjo e fundit (vajza e vogël), pasi kishte konstatuar se e motra (viktima) kishte hyrë në shtëpinë e S. Çarçiu dhe po vonohej (rreth 20 minuta), ka hyrë në shtëpinë e S. dhe ka gjetur motrën e saj të shtrirë në divan dhe shtetasin S. Çarçiu sipër saj. Sipas rrëfimit të vajzës (së vogël), ajo ka parë të motrën e saj poshtë trupit të S., dhe i kishte mbathjet të hequra. Sipas motrës së vogël që kishte parë skenën, motra e madhe po  kundërshtonte veprimet e S. Duke parë këtë skenë, motra e vogël ka bërtitur dhe në atë moment janë ngritur nga divani si S. Çarçiu, ashtu edhe e motra e saj (e vogël), e cila është larguar nga divani. Sipas dy motrave të mitura, S. Çarçiu i ka kërkuar vajzës së mitur (viktimës) që të mos i tregojë prindërve për sa ndodhi.

Grinden motrat, nëna mëson të vërtetën
Vajzat janë larguar nga shtëpia e S. Çarçiu dhe këtë ngjarje nuk ua kanë treguar prindërve. Në datën 18. 07. 2015, pra rreth një muaj pas ngjarjes, pas një zënke mes motrave, motra e vogël i thotë motrës së madhe se do t’i tregojë prindërve për atë që ka ndodhur para një muaji.
Ky debat mes vajzave dëgjohet nga e ëma e tyre, kallëzuesja, e cila kërkon më shumë të dhëna nga vajza e vogël.
Pasi ka dëgjuar versionin e vajzës së vogël, kallëzuesja kërkon sqarime edhe nga vajza tjetër, e cila, sipas kallëzueses, duke qarë, vetëm ka pranuar se ato që thotë e motra janë të vërteta, por nuk ka dhënë shpjegime të tjera, sipas të ëmës, nga turpi.

I akuzuari mohon
Duke qenë se kallëzuesja e ka mësuar këtë ngjarje ditën e shtunë pasdite (18. 07. 2015) ka menduar se policia ishte pushim dhe ka vendosur që kallëzimin ta bëjë më pas. Të nesërmen, ditë të diele, kallëzuesja ka thirrur shtetasin e dyshuar, S. Çarçiu, në shtëpinë e saj, ku i ka kërkuar të sqaronte se çfarë i ka bërë vajzës së saj, duke e përballur edhe vajzën, mbi të cilën dyshohet se ka kryer veprime të turpshme. Shtetasi S. Çarçiu e ka mohuar diçka të tillë dhe i ka thënë që, për të vërtetuar se nuk ka kryer veprime të tilla, të shkonin ditën e hënë (9.07.2015) në spitalin e Lushnjes.
Të nesërmen (e hënë), kallëzuesja, e shoqëruar nga vajza e mitur (viktima) dhe shtetasi S. Çarçiu, kanë shkuar në Spitalin e Lushnjes, ku i kanë orientuar që të shkonin në një godinë tjetër, te mjekësia ligjore. Të tre personat kanë shkuar në atë godinë, por dera e saj ka qenë e mbyllur dhe shtetasi S. Çarçiu është larguar, pasi nuk ndihej mirë me shëndet, duke lënë vetëm kallëzuesen me vajzën e saj.

Ndalimi i pedofilit të dyshuar
Fillimisht, është shoqëruar shtetasi S. Çarçiu dhe është pyetur si person mbi të cilin po zhvillohen hetime. Ai ka mohuar që të ketë kryer veprime mbi vajzën, duke dhënë edhe versionin e tij të ngjarjes. Sipas tij, ditën që ka ndodhur kjo ngjarje, ai ka qenë brenda në shtëpi, duke fjetur në divan. Në një moment, në shtëpi i ka ardhur vajza e mitur (viktima), e cila i ka kërkuar të blinte fara luledielli.
Ai, duke qenë në gjumë, në momentin e parë nuk e ka ndjerë vajzën. Kjo e fundit, sipas të dyshuarit, e ka kapur për krahu që ta ngrinte nga gjumi dhe të blinte atë që kërkonte. Pikërisht, në këtë moment ka hyrë në shtëpi e motra e vajzës së mitur, e cila ka thërritur të motrën.
I dyshuari, më pas, është ngritur nga divani, u ka dhënë vajzave farat dhe më pas të miturat janë larguar nga dyqani dhe shtëpia e tij.
Në këto kushte, Prokuroria e Lushnjes, ka urdhëruar ndalimin e shtetasit S. Çarçiu, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vepra të turpshme”, parashikuar nga neni 108/1  të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY