Grabitja e bankës në Durrës, arrestohet i treti në portin e Vlorës

Grabitja e bankës në Durrës, arrestohet i treti në portin e Vlorës

49
0
Shares

Është arrestuar sot  në Vlorë, autori i tretë i vjedhjes së bankës në qytetin e Durrësit. Burime zyrtare nga Policia e Vlorës bëjnë me dije se është vënë në pranga 37-vjeçari Altin Aliaj, i cili është ndaluar në Port duke u kthyer nga Italia. Nga kontrolli në sistemin TIMS, Aliaj ka rezultuar person në kërkim, çka ka sjellë më pas edhe arrestimin e tij.
Grabitja e bankës ndodhi më 8 korrik, ku autorët të maskuar me maska si të moshuar arritën të merrnin një shumë prej 8765 dollarësh; 7015 euro dhe mbi 17 milionë lekë. Më herët u arrestuan dy autorët e tjerë Alban Duka, 31 vjeç dhe 43-vjeçari me iniciale G. K.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY