Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Greqia del nga lista e debitorëve, i paguan 2 miliardë euro FMN-së

20/07/2015
Greqia del nga lista e debitorëve, i paguan 2 miliardë euro FMN-së
Share on FacebookShare on Whatsapp

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka njoftuar se Greqia më në fund ka paguar detyrimet e prapambetura me vlerë 2 miliardë euro, duke dalë kështu nga lista e debitorëve të institucionit kreditor ndërkombëtar.
Pagesa e borxheve që duheshin shlyer që më 30 qershor, u krye vetëm pak ditë pasi Bashkimi Europian miratoi kredinë afatshkurtër prej 7 miliardë eurosh, që do të mbante Greqinë në këmbë deri në nënshkrimin zyrtarë të programit të ri të shpëtimit.
Megjithatë, Komisioni Europian, bëri të ditur gjatë ditës se përfaqësuesit e trojkës – Komisioni Europian, Banka Qendrore Europiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar – që në marrëveshjen e fundit etiketohen si “institucionet”, do të mbërrijnë shpejt në Athinë, për të mbikëqyrur mbarëvajtjen e punëve.
Parlamenti grek pritet të votojë brenda të mërkurës listën e dytë të zotimeve të marra nga kryeministri Tsipras javën e kaluar në Bruksel, por sipas mediave helene, as këtë herë nuk do të përfshihet në rend të ditës rritja e taksave ndaj fermerëve dhe rritja e moshës së pensionit. Sipas mediave, këto dy propozime nuk kanë marrë ende miratimin e Demokracisë së Re, partisë më të madhe opozitare që deri më tani ka mbështetur marrëveshjen e arritur mes Tsiprasit dhe kreditorëve.
Ndërkohë, sot bankat greke u hapën për herë të parë pas tri javësh, megjithëse mbetet ende në fuqi tërheqja maksimale ditore prej 60 eurosh për individët. Por edhe pse janë riaktivizuar disa shërbime bankare për bizneset, një sondazh i fundit tregon se për shkak të situatës, rreth 25 % e bizneseve në vend po mendojnë të zhvendosin selitë qendrore jashtë Greqisë, ndërsa gati gjysma e tyre është detyruar të shtyjë detyrimet ndaj furnitorëve për shkak të mungesës së likuiditetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

03/09/2026
Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

03/09/2026
ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

03/09/2026
Taulant Muka akuzon ministren e re të Shëndetësisë për plagjiaturë: “100% kopje”

Taulant Muka akuzon ministren e re të Shëndetësisë për plagjiaturë: “100% kopje”

03/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

03/09/2026
Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

03/09/2026
ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

03/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.