Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ Tatimet sekuestrojnë pasuritë dhe llogaritë e kompanisë së vëllezërve Frroku

17/07/2015
FOTO/ Tatimet sekuestrojnë pasuritë dhe llogaritë e kompanisë së vëllezërve Frroku
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kompania “AM-L Group” në pronësi të vëllezërve Arben Frroku e deputetit kristian demokrat Mark Frroku, e cila operon në fushën e hoteleri turizmit, ndërtimit dhe shërbimeve të ndryshme është vënë nën sekuestro për llogari të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.
Shkak për këtë sekuestro është bërë një detyrim tatimor prej 8.6 milionë lekë që AM-L Group i detyrohet shtetit në zëra të papaguara si tatim-fitimi, tatim i vlerës së shtuar dhe sigurime shoqërore.
le-qeline-frrokuDrejtoria e Përgjithshme e Tatimeve – Drejtoria rajonale Tiranë ka vendosur të mos lejohen që të kryhen tjetërsime mbi titujt e pronësisë për tatimpaguesin AM-L Group.
Në pikën tre të shkresë së Drejtorisë së Tatimeve sqarohet se: Tatimpaguesi i sipërcituar i është dërguar dokumenti “Njoftim për pagim detyrimi” por ai nuk është paguar ende.
Shkresa përcjellëse për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit të Bizneseve sqaron se kjo masë sekuestroje vihet për të mos lejuar shmangien e detyrimit tatimor, pasi subjekti mund të kërkojë tjetërsim të titujve të pronësisë.
frroketVendimi i sekuestros mban datën 12 maj të këtij viti shoqëruar me firmën e drejtorit rajonal të Tatimeve Androkli Kokthi dhe Qendra Kombëtare e Bizneseve ka bërë aktiv këtë sekuestro më datë 22 qershor 2015.
Arben Frroku aksioneri i kësaj shoqërie me 50 % të aksioneve është në kërkim nga Policia e Shtetit pas vendimit të Apelit të Krimeve të Rënda i cili rikthen ndaj tij dënimin me burg për jetë për vrasjen e kryepolicit Dritan Lamaj shkurtin e vitit 2013.
Ndërkohë vëllai i tij deputeti kristian demokrat Mark Frroku i cili po ashtu disponon 50 % të aksioneve pranë AM-L Group qëndron në burg pas hetimeve të nisura dhe akuzës që rëndon ndaj tij për vrasjen e shqiptarit Aleksandër Kurti në vitin 1999 në Belgjikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Publikimi i Ballës, reagim i ashpër nga vajza dhe vëllai i Tahir Sinanit, Rugova: Balla fyen emrin dhe gjakun e babait

Publikimi i Ballës, reagim i ashpër nga vajza dhe vëllai i Tahir Sinanit, Rugova: Balla fyen emrin dhe gjakun e babait

24/06/2026
Të shtunën, tjetër protestë masive për largimin e Ramës

Të shtunën, tjetër protestë masive për largimin e Ramës

24/06/2026
DITA 25/ Qytetarët sfidojnë shiun para Kryeministrisë, paralajmërojnë përshkallëzim të aksionit

DITA 25/ Qytetarët sfidojnë shiun para Kryeministrisë, paralajmërojnë përshkallëzim të aksionit

24/06/2026
SHKODËR/ Arrestohet gruaja e parë për kultivim kanabisi, u filmua

SHKODËR/ Arrestohet gruaja e parë për kultivim kanabisi, u filmua

24/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Publikimi i Ballës, reagim i ashpër nga vajza dhe vëllai i Tahir Sinanit, Rugova: Balla fyen emrin dhe gjakun e babait

Publikimi i Ballës, reagim i ashpër nga vajza dhe vëllai i Tahir Sinanit, Rugova: Balla fyen emrin dhe gjakun e babait

24/06/2026
Të shtunën, tjetër protestë masive për largimin e Ramës

Të shtunën, tjetër protestë masive për largimin e Ramës

24/06/2026
DITA 25/ Qytetarët sfidojnë shiun para Kryeministrisë, paralajmërojnë përshkallëzim të aksionit

DITA 25/ Qytetarët sfidojnë shiun para Kryeministrisë, paralajmërojnë përshkallëzim të aksionit

24/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.