Inspektimi në Gjykatën e Beratit për një pronë të paligjshme

Inspektimi në Gjykatën e Beratit për një pronë të paligjshme

60
0
Shares

Ministri i Drejtësise, Nasip Naço ka urdhëruar nisjen  e inspektimit në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat. Ky inspektim vjen pasi janë vënë re shkelje të rënda ligjore, ku në 16 mars të këtij viti, gjykata e Beratit ka njohur në favor të kërkuesit K. G një pronësi me sipërfaqe 747 ha në rrethin e Skraparit. Edhe pasi kjo kërkesë është rrëzuar nga AKKP, Gjykata e Rrethit Gjyqësor  Berat ka njohur pronësinë në kundërshtim me ligjin. Lidhur me këtë ngjarje , Ministri i Drejtësisë, Naço tha:  “Jemi të vendosur për të verifikuar çdo shkelje të ligjit dhe vënien përpara përgjegjësive për çdo rast.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY