Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Raporti “sekret” gjerman: Greqia jashtë Euros për 5 vjet

11/07/2015
Raporti “sekret” gjerman: Greqia jashtë Euros për 5 vjet
Share on FacebookShare on Whatsapp

Raporti sekret gjerman: Greqia jashtë Euros për 5 vjet Zyrtarisht mendimi gjerman për propozimet e reja greke për çështjen e borxhit ka qenë diplomatik, duke shfaqur hera-herës një skepticizëm të moderuar, por jozyrtarisht thuhet se Berlini e ka të qartë; Greqia duhet të largohet nga Eurozona.
Të paktën kështu shkruan media gjermane.
“Frankfurter Allgemeine Zeitung”, duke cituar një dokument, sipas saj, të dalë nga Ministria e Financave, e drejtuar nga Wolfgang Schaeuble, thotë se plani grek nuk bind.
“Propozimet nuk janë të besueshme. Do t’u themi kolegëve tanë grekë që nuk kanë bërë asgjë për të forcuar besimin e ndërsjelltë”, thuhet në dokument.
Ajo që përforcon këto lajme është deklarata e ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schaeuble i përshkroi bisedimet si “tmerrësisht të vështira”.
Vetë Kancelarja gjermane, Angela Merkel u shpreh skeptike. Ajo reagoi një ditë pas shpalosjes së propozimeve, ku shkurtimisht tha se masat e reja duhet të shkojnë përtej atyre që kreditorët kishin kërkuar me parë nga Greqia.
Mediat ndërkombëtare flasin se Merkel tani është në presion dhe mes dy zjarresh; borxhin grek dhe popullin gjerman, ku në një sondazh të zhvilluar së fundmi gati gjysma e tyre kërkon që Greqia të lërë Eurozonën, si edhe kolegëve ndërkombëtarë, që nuk e duan një skenar “Grexit”.
Informacioni është jozyrtar dhe i pakonfirmuar, por mediat gjermane këmbëngulin se plani i Athinës për 12 miliardë euro, do të rrëzohet dhe Greqia do të largohet nga Eurozona, por jo përfundimisht. Të njëjtat burime thonë se Gjermania do të propozojë një pezullim 5-vjeçar për palën greke në Eurozonë, një kohë që Berlini e cilëson si të mjaftueshme për Athinën për të ristrukturuar borxhin e saj.
Në orët e para të së shtunës, Parlamenti grek kaloi me shumicë dërrmuese votash draft-propozimet e qeverisë Tsipras, që i janë paraqitur huadhënësve ndërkombëtarë. Mes propozimeve bëjnë pjesë shumë reforma dhe masa shtrënguese, të cilat qytetarët i rrëzuan në referendumin e së dielës që kaloi.
Sipas ministrit të Financave, Euclid Tsakalotos, propozimet e reja kanë vërtetë pika të vështira me rritje taksash dhe reforma të ashpra, por ka edhe favorizime për Greqinë si: dhënia e një frymëmarrjeje të re nëpërmjet financimit për të mos falimentuar, mundësia e një ristrukturimi të borxhit grek, apo paketa e masave dhe investimeve për zhvillimin e ekonomisë, të cilat do të nxjerrin vendin nga recesioni.
Vlerësohet se paketa e ndihmës përmban financime prej 53.5 miliardë euro, si dhe rreth 15 miliardë për rikapitalizimin e bankave, ndërsa masat shtrënguese thuhet se shkojnë në rreth 12 miliardë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Takim me kongresmenin Keith Self: Berisha diskuton korrupsionin, trafikun e drogës dhe qeverinë teknike

Takim me kongresmenin Keith Self: Berisha diskuton korrupsionin, trafikun e drogës dhe qeverinë teknike

08/09/2026
A ka partnerë të interesuar për audiopërgjimet? Ahmetaj paralajmëron: 2 muajt e ardhshëm shqiptarët do shohin çudira

A ka partnerë të interesuar për audiopërgjimet? Ahmetaj paralajmëron: 2 muajt e ardhshëm shqiptarët do shohin çudira

08/09/2026
Intervista e Arben Ahmetajt: përgjimet, kontratat publike, KAYO, industria e mbrojtjes dhe akuzat ndaj SPAK-ut

Intervista e Arben Ahmetajt: përgjimet, kontratat publike, KAYO, industria e mbrojtjes dhe akuzat ndaj SPAK-ut

08/09/2026
Ahmetaj: Po devijohen paratë e shqiptarëve, akuza për Data Center-at, avionët zjarrfikës dhe shtetin Bektashi

VIDEO/ 6 përgjimet e Arben Ahmetajt: Izraeliti i Ramës Ron Yefet bën trafik armësh dhe pazare me pasuritë e Shqipërisë

08/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Takim me kongresmenin Keith Self: Berisha diskuton korrupsionin, trafikun e drogës dhe qeverinë teknike

Takim me kongresmenin Keith Self: Berisha diskuton korrupsionin, trafikun e drogës dhe qeverinë teknike

08/09/2026
A ka partnerë të interesuar për audiopërgjimet? Ahmetaj paralajmëron: 2 muajt e ardhshëm shqiptarët do shohin çudira

A ka partnerë të interesuar për audiopërgjimet? Ahmetaj paralajmëron: 2 muajt e ardhshëm shqiptarët do shohin çudira

08/09/2026
Intervista e Arben Ahmetajt: përgjimet, kontratat publike, KAYO, industria e mbrojtjes dhe akuzat ndaj SPAK-ut

Intervista e Arben Ahmetajt: përgjimet, kontratat publike, KAYO, industria e mbrojtjes dhe akuzat ndaj SPAK-ut

08/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.