Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Dekriminalizimi, Meta: të hapur për çdo propozim ligjor nga PD

03/06/2015
Dekriminalizimi, Meta: të hapur për çdo propozim ligjor nga PD
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i Kuvendit Ilir Meta bëri të ditur se mirëpritet çdo propozim ligjor i PD.
“Nuk kemi draft por mirëpresim çdo propozim ligjor. Jemi gjithnjë të hapur për çdo iniciativë. Çdo propozim duhet të jetë në bazë të ligjit”, u shpreh Meta.

PD ka paraqitur një kontratë për dekriminalizimin, a do e votoni apo jo?
Ju e dini që ne kemi qenë dhe jemi gjithmonë të hapur për çdo iniciativë që ngre standarde të përfaqësimit publik në vendin tonë në mënyrë ligjore, jo në mënyrë selektive, larg standardeve të dyfishta dhe në mënyrë serioze.

A ka mbërritur pakti në zyrën tuaj dhe a do ta firmosni? PD flet për një pakt të shkruar në letër që pret një firmë nga ana juaj?
Nuk jam në dijeni të asnjë kërkese apo një propozimi të tillë. Kam parë diçka në media dje në morinë e shumë lajmeve intensive që dhe ju përcillni, por ky ka qenë qëndrimi ynë parimor dhe do të mbetet gjithmonë.

Mund të veprohet edhe në Shqipëri sikurse ndodhi në Itali që dhe një ditë para zgjedhjeve mund të largohen njerëzit nga lista për kandidatë për kryetar bashkie? Apo s’keni besim?
Në vendin tonë duhet të ndodhë çdo gjë në bazë të ligjit dhe e theksoj edhe njëherë që ky proces nuk duhet të zhvlerësohet përmes thjesht iniciativave mediatike apo propagandistike, pra për qëllime të luftës politike. Ndaj e thashë dhe njëherë që çdo gjë duhet bërë në përputhje me ligjin dhe në qoftë se duhen bërë ndërhyrje në ligj, ajo gjë duhet bërë. Ju e dini që një ditë përpara se të skadonte regjistrimi i kandidatëve për në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, mazhoranca ka dhënë një përgjigje të qartë për të bërë ndërhyrje në ligj që të lehtësonte rolin e KQZ-së në këtë proces. Nuk u arrit konsensusi me opozitën dhe natyrisht që bërja transparente në fund të fundit e së kaluarës së çdo përfaqësuesi publik është një gjë shumë pozitive sepse kemi të bëjmë me zgjedhje, nuk kemi të bëjmë thjesht me një proces emërimi dhe janë qytetarët ata që votojnë. Së dyti, për të ardhmen duke filluar nga ky moment, jemi të hapur për çdo veprim me karakter ligjor që i shërben një procesi serioz , të besueshëm , ligjor edhe me integritet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kurti dhe Abdixhiku dakord për Presidentin e ri të Kosovës, propozohet Bekim Sejdiu

Kurti dhe Abdixhiku dakord për Presidentin e ri të Kosovës, propozohet Bekim Sejdiu

31/08/2026
“Çmimet e ushqimeve janë rritur 5.2 herë më shumë se në BE-së. Merrni shembullin e Greqisë”

“Çmimet e ushqimeve janë rritur 5.2 herë më shumë se në BE-së. Merrni shembullin e Greqisë”

31/08/2026
FOTO & EMRI/ Elbasan, kush është biznesmeni i njohur që përplasi policinë me makinë të blinduar

VLORË/ I arrestuar për vjedhje, 32-vjeçari humb jetën në dhomën e izolimit

31/08/2026
Ekzekutohet në Itali 69-vjeçari, ish bos i Camorrës

Ekzekutohet në Itali 69-vjeçari, ish bos i Camorrës

31/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kurti dhe Abdixhiku dakord për Presidentin e ri të Kosovës, propozohet Bekim Sejdiu

Kurti dhe Abdixhiku dakord për Presidentin e ri të Kosovës, propozohet Bekim Sejdiu

31/08/2026
“Çmimet e ushqimeve janë rritur 5.2 herë më shumë se në BE-së. Merrni shembullin e Greqisë”

“Çmimet e ushqimeve janë rritur 5.2 herë më shumë se në BE-së. Merrni shembullin e Greqisë”

31/08/2026
FOTO & EMRI/ Elbasan, kush është biznesmeni i njohur që përplasi policinë me makinë të blinduar

VLORË/ I arrestuar për vjedhje, 32-vjeçari humb jetën në dhomën e izolimit

31/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.