Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Biznesi amerikan: Shqipëria nën nivelin e Maqedonisë për thithjen e biznesit të huaj

03/06/2015
Biznesi amerikan: Shqipëria nën nivelin e Maqedonisë për thithjen e biznesit të huaj
Share on FacebookShare on Whatsapp

Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Marc Crawford, deklaron se Shqipëria duhet të rishikojë politikën e taksave, për të mos humbur garën e investimeve me vendet e rajonit. Ndaj, në paketën e re fiskale, Dhoma Amerikane e Tregtisë i ka kërkuar qeverisë të ulë veçanërisht dy taksa, tatimin mbi fitimin dhe tatimin mbi të ardhurat. Sipas kreut të Dhomës Amerikane, lehtësimi i taksave, përveçse do të sillte më shumë investime, do të ulte edhe informalitetin në ekonomi

Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Marc Crawford, deklaron se Shqipëria duhet të rishikojë politikën e taksave, për të mos humbur garën e investimeve me vendet e rajonit.
“Nëse shikoni Maqedoninë, ata janë shumë agresivë në thirrjen ndaj investitorëve, me taksa të ulëta dhe me subvencione. Ata kanë marrë së fundmi një investim, që është miratuar nga një prej kompanive më të mëdha në Amerikë, ‘Leart’, pas të cilit parashikohen të punësohen 2 mijë njerëz në Tetovë dhe disa qindra në Gostivar, të dyja këto zona shqipfolëse. Kështu që, përse të mos vinin këtu?”, tha Presidenti i “AmCham Albania”, Marc Crawford.
Sipas tij, pjesa dërrmuese e investimeve të huaja në Shqipëri janë në banka apo pasuri natyrore, çka tregon se vendi nuk është konkurrues për të thithur kapitalin e huaj.
“Nëse shohim se sa shumë kompani prodhimi, si ‘Leart’ që kanë shkuar atje për prodhimin e veshjeve të sediljeve të makinës, e sa kemi këtu në Shqipëri, atëherë e kuptojmë shumë mirë se sa konkurruese është Shqipëria”, shprehet më tej Marc Crawford.
Ndaj, në paketën e re fiskale, Dhoma Amerikane e Tregtisë i ka kërkuar qeverisë të ulë veçanërisht dy taksa.
“Ne jemi duke diskutuar për tatimin mbi fitimin dhe tatimin mbi të ardhurat, ndër më kryesoret që duhen ulur”, sqaron Crawford.
Sipas kreut të Dhomës Amerikane, lehtësimi i taksave, përveçse do të sillte më shumë investime, do të ulte edhe informalitetin në ekonomi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Durrës/ Aksidentoi fëmijën, pranga 62-vjeçarit

VLORË/ 17-vjeçari plagoset nga një skaf

23/07/2026
Lamallari tregon në Kuvend substancat dhe kimikatet që u hodhën mbi protestuesit

Një protestues në gjendje të rëndë

23/07/2026
Projekti i PD për territorin, zbulohet formula, nga 90 në 110 bashki

Projekti i PD për territorin, zbulohet formula, nga 90 në 110 bashki

23/07/2026
11 protestues në spital, 4 tek toksikologjia

11 protestues në spital, 4 tek toksikologjia

23/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Durrës/ Aksidentoi fëmijën, pranga 62-vjeçarit

VLORË/ 17-vjeçari plagoset nga një skaf

23/07/2026
Lamallari tregon në Kuvend substancat dhe kimikatet që u hodhën mbi protestuesit

Një protestues në gjendje të rëndë

23/07/2026
Projekti i PD për territorin, zbulohet formula, nga 90 në 110 bashki

Projekti i PD për territorin, zbulohet formula, nga 90 në 110 bashki

23/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.