Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Një skandali abuzimi trondit OKB-në, ushtarët francezë abuzojnë me fëmijët e uritur

01/06/2015
Një skandali abuzimi trondit OKB-në, ushtarët francezë abuzojnë me fëmijët e uritur
Share on FacebookShare on Whatsapp

Akuza të rënda për pedofili ndaj ushtarëve francezë të OKB-së në Republikën e Afrikës Qendrore. Fëmijët e abuzuar rrëfyen se kishin shkuar tek ushtarët, pasi kishin qenë të uritur
 
Krimet e tyre janë të paimagjinueshme: ushtarë francezë të një misioni të OKB-së u kanë bërë presion dhe kanë pasur seks me fëmijë të uritur në Republikën e Afrikës Qendrore. Dyshohet se kjo ka ndodhur nga viti 2013 deri në vitin 2015. Ushtarët ishin stacionuar si trupa ndihmëse në kampin e refugjatëve të kryeqytetit, Bangui. Akuza qe mbajtur sekret për muaj me radhë prej UNHCR-së, edhe pse hetimet nga ana e Prokurorisë së Parisit ndaj ushtarëve kanë nisur që nga viti 2014 dhe po vazhdojnë. Tani, Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Seid Ra’ad al-Hussein, u ka kërkuar disa vendeve që hetojnë më me forcë në lidhje me akuzat për krime kundër ushtarëve të tyre në Republikën e Afrikës Qendrore. Akuzat kundër trupave të OKB-së, si vrasje e personave civilë, ekzekutimet pa gjyq, zhdukja dhe shfrytëzimi seksual i grave janë “jashtëzakonisht shqetësuese”, tha Komisioneri i Lartë i OKB-së.
Në të njëjtën kohë el-Huseini e vlerësoi ndërhyrjen ushtarake të OKB-së për t’u dhënë fund luftimeve dhe masakrave të rënda dhe për shpëtimin e jetës së njerëzve në Republikën e Afrikës Qendrore. Megjithatë në disa raste ushtarët e OKB-së janë shndërruar në “hajdutë”,  tha ai.

Dëshmi të “hollësishme” të fëmijëve

froNjë djalë tha se ai dhe fëmijët e tjerë kishin shkuar tek ushtarët, sepse kishin qenë të uritur. Disa nga fëmijët kishin qenë aq të vegjël sa ata nuk e kishin kuptuar se çfarë kishin kërkuar prej tyre në këmbim ushtarët. Një djalë, tetë apo nëntë vjeç tha se e ishte abuzuar nga i njëjti ushtarë disa herë.
“Për aq kohë sa një nga shokët i kishte thënë se ajo që po bënte ai ishte shumë e keqe”.
Një tjetër djalë, nëntë vjeç, kujtonte se ushtarët po urinonin.
Histori të tilla për raste abuzimi seksual hetuesit e OKB-së kishin dëgjuar nga disa djem në maj dhe qershor 2014 në kampin e refugjatëve Bangui. Rreth dhjetë fëmijë duhet të kenë qenë nga dhjetori 2013 deri në qershor 2014 viktima të dhunës seksuale në aeroportin e kryeqytetit të Afrikës Qendrore, i cili mbrohej nga ushtarët francezë. Falë dëshmive të hollësishme të fëmijëve kishin qenë e mundur që ushtarët të identifikoheshin qartë. Ministria franceze e Mbrojtjes u informua në korrik 2014 nga ana e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut në lidhje me akuzat ndaj ushtarëve francezë për përdhunim të fëmijëve afrikano-qendrorë.

Skandal i mbajtur fshehur

fro1Gazeta britanike “The Guardian” njoftoi e para në lidhje me akuzat e abuzimit.
Sipas saj një punonjës suedez i OKB-së u përjashtua nga detyra për shkak se ua kishte përcjellë raportin në fjalë autoriteteve franceze, pasi OKB-ja nuk kishte ndërmarrë asgjë për të ndaluar abuzimin e fëmijëve.
Një zëdhënës i OKB-së në Nju-Jork konfirmoi se një koordinator i OKB-së ishte pushuar nga puna për shkak të nxjerrjes kundër rregullave të rezultateve të hetimit të OKB-së. Sipas tyre OKB-ja ka ka hetuar akuzat në pranverën e vitit 2014 – po deri tani pa ndonjë pasojë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 53/ Thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe mobilizim nesër para Parlamentit

DITA 53/ Thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe mobilizim nesër para Parlamentit

22/07/2026
Urdhër arresti për Visin e Pojës, aksion i gjerë nga SPAK, 30 urdhër arreste

SPAK dhe BKH kontrolle në KKT, sekuestrohen dosje për leje ndërtimi

22/07/2026

SPAK çon në gjykatë çështjen për vrasjen e Gjon Boriçit, në akuzë Martinaj dhe Brajoviq

22/07/2026
Tragjedi pranë TEG-ut, rëndohet bilanci, shkon në 2 numri i viktimave

Tragjedi pranë TEG-ut, rëndohet bilanci, shkon në 2 numri i viktimave

22/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 53/ Thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe mobilizim nesër para Parlamentit

DITA 53/ Thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe mobilizim nesër para Parlamentit

22/07/2026
Urdhër arresti për Visin e Pojës, aksion i gjerë nga SPAK, 30 urdhër arreste

SPAK dhe BKH kontrolle në KKT, sekuestrohen dosje për leje ndërtimi

22/07/2026

SPAK çon në gjykatë çështjen për vrasjen e Gjon Boriçit, në akuzë Martinaj dhe Brajoviq

22/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.