Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

KQZ rikthen në garën e Kurbinit Altin Bibën, Lefteri Luzi jep leksione morali për kandidatët

01/06/2015
KQZ rikthen në garën e Kurbinit Altin Bibën, Lefteri Luzi jep leksione morali për kandidatët
Share on FacebookShare on Whatsapp


Votimi ne KQZ, kryetarja Lefteri Luzi bashkon votat me të majtën dhe përplaset me përfaqësuesin e PD-së. Klement Zguri: Po i jep fitoren në tavolinë. Lefteri Luzi: PD të zgjidhte njeri të aftë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi Altin Bibën si kandidat të PD-së për Kurbinin në zgjedhjet lokale me 4 vota pro dhe 3 kundër. Kryetarja e KQZ Lefteri Luzi ka bashkuar sërish votat me mazhorancën për të lënë në fuqi kandidatin e PD për Kurbinin zotin Altin Biba. Ndërsa nuk është pranuar dorëheqja e tij për të lënë garën për zgjedhjet e 21 Qershorit dhe kanë refuzuar kandidimin e Pjetër Pjetrajt.
Kryetarja e këtij institucioni, Lefterije Luzi është përplasur me anëtarin e KQZ-së Klement Zguri, përfaqësues i PD-së. Ky i fundit tha se KQZ po i jep fitoren në tavolinë subjekteve zgjedhore, duke e pasur fjalën për kandidatin e PS në Kurbin.
KQZ shqyrtoi mes debatesh regjistrimin e kandidaturës se Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet, për Kurbinin, pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, i cili vendosi që të shfuqizojë vendimin e KQZ-së për ta çregjistruar atë.
altib_biba_2027Partia Socialiste kërkoi çregjistrimin e kandidatit të PD-së për Bashkinë e Kurbinit, Ilir Pjetraj, i cili është vëllai i deputetit të PD-së, Mhill Fufi. Pasi KQZ-ja e miratoi, Partia Demokratike e depozitoi në Kolegjin Zgjedhor ankesën për vendimin.
Pak dite me pare KQZ miratoi me 4 vota pro dhe 3 kundër kërkesën e PS për të shfuqizuar vendimin e komisionit zonal të administrimit të zgjedhjeve nr. 15 në Lezhë, që më datë 13 maj regjistroi kandidatin e PD-së, Ilir Pjetër Pjetraj.
Ky i fundit u kandidua nga PD-ja pas dorëheqjes së kandidatit të parë, Altin Biba. Por vendimi i KZAZ-së u ankimua nga PS dhe falë votës së kryetares së KQZ-së kandidati i opozitës është përjashtuar nga gara.
Luzi votoi pro propozimit të përfaqësuesit të LSI-së, Gëzim Veleshnja, i cili kërkoi që të shpallej i pavlefshëm vendimi i KZAZ-së së Lezhës dhe, për rrjedhojë, kandidati Ilir Pjetraj të përjashtohej automatikisht nga gara. Për këtë propozim votën pro e dhanë dhe dy anëtarët e propozuar nga Partia Socialiste, Edlira Jorgaqi dhe Denar Biba.
Ndërkohë që propozimi u kundërshtua nga të zgjedhurit e tjerë të opozitës, të cilët tashmë kanë mbetur në pakicë. Kundër kanë votuar Klement Zguri, Hysen Osmanaj dhe Vera Shtjefni.



Debatet në KQZ
Klement Zguri –
Ku është procesi konkurrues kur njësia administrative në fjalë ka një kandidat? Biba, në datë 9 ka një dorëheqje të parevokueshme. Ka tre javë kur s’kemi asnjë përgjigje… E kemi marrë të gjithë me lehtësi… Ku është e drejta e kandidatit për 30 ditë fushatë? Është njësoj si ti japim tjetrit zgjedhjet në tavolinë.
Lefteri Luzi – Jo me kaq patos atë që i kërkon KQZ, pse si paskemi kthyer përgjigje që në datë 9?
Klement Zguri – KQZ po i fal një zonë subjekteve të tjera.
Lefteri Luzi – Ta shikojmë konkurueshmërinë nga të gjitha anët, jo nga ajo anë që e shikoni ju. Ku është kjo forcë politike që kandidon njerëz që dorëhiqen brenda ditës, brenda natës? Subjektet zgjedhore kur të sjellin kandidatët në bashki të mendohen mirë, se njerëz të tillë përderisa japin dorëheqjen s’janë të aftë. A ka përgjegjësi për kandidatët që zgjedhin? Ky s’është vetëm faji i KQZ.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 53/ Thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe mobilizim nesër para Parlamentit

DITA 53/ Thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe mobilizim nesër para Parlamentit

22/07/2026
Urdhër arresti për Visin e Pojës, aksion i gjerë nga SPAK, 30 urdhër arreste

SPAK dhe BKH kontrolle në KKT, sekuestrohen dosje për leje ndërtimi

22/07/2026

SPAK çon në gjykatë çështjen për vrasjen e Gjon Boriçit, në akuzë Martinaj dhe Brajoviq

22/07/2026
Tragjedi pranë TEG-ut, rëndohet bilanci, shkon në 2 numri i viktimave

Tragjedi pranë TEG-ut, rëndohet bilanci, shkon në 2 numri i viktimave

22/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 53/ Thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe mobilizim nesër para Parlamentit

DITA 53/ Thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe mobilizim nesër para Parlamentit

22/07/2026
Urdhër arresti për Visin e Pojës, aksion i gjerë nga SPAK, 30 urdhër arreste

SPAK dhe BKH kontrolle në KKT, sekuestrohen dosje për leje ndërtimi

22/07/2026

SPAK çon në gjykatë çështjen për vrasjen e Gjon Boriçit, në akuzë Martinaj dhe Brajoviq

22/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.