Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kontrolli shtetëror asnjë efekt, rritet sërish nafta – kalon mbi 180 lekë për litër

01/06/2015
Kontrolli shtetëror asnjë efekt, rritet sërish nafta – kalon mbi 180 lekë për litër
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga 158 – 160 lekë për litër që kishte zbritur në fillim të janarit, tashmë ai kushton 20 – 22 lekë më shtrenjtë, apo gati 14 për qind më shumë, duke iu afruar me shpejtësi nivelit rekord prej afër 190 lekë për litër, që ishte një vit më parë, kur arriti dhe rekordin në tregjet ndërkombëtare me rreth 120 USD për fuçi …

Çmimi i naftës është rritur sërish në fundjavë me 4 – 5 lekë, duke kapërcyer nivelin e 180 lekë për litër. Ky është shtrenjtimi i katërt këtë vit, pas tre rritjeve të mëparshme në shkurt-mars.
Nga 158 – 160 lekë për litër që kishte zbritur në fillim të janarit, tashmë ai kushton 20 – 22 lekë më shtrenjtë, apo me gati 14 për qind, duke iu afruar me shpejtësi nivelit rekord prej afër 190 lekë për litër, që ishte një vit më parë, kur arriti dhe rekordin në tregjet ndërkombëtare me rreth 120 USD për fuçi.
Luigj Aliaj, i Shoqatës së Shoqërive të Hidrokarbureve pohoi për Monitor.al se shtrenjtimi lidhet tërësisht me rritjen e tij në tregjet ndërkombëtare.
Tregtuesit e karburanteve kanë qenë në fokus të kontrollove të forta së fundmi, nga autoritetet shtetërore, për të ndalur abuzimet me cilësinë dhe sasinë e naftës e benzinës së tregtuar.
 “Vetëm të premten nafta u rrit me 28 dollarë për ton”, tha ai, duke shtuar se mbyllja e pozicioneve sugjeron se çmimi do të vazhdojë të rritet në bursat ndërkombëtare.
Sipas të dhënave nga Financial Times, nafta u tregtua me rreth 66 dollarë për fuçi të premten, me një rritje ditore prej 4.2 për qind. Gjithsesi,në bursa çmimi mbetet larg rekordeve të një viti më parë prej 120 USD për fuçi. (shiko grafiket në fund). Aktorët e tregut kanë pohuar se marrin për referencë treguesin Platts, (çmimi për ton), megjithëse pranojnë se dhe treguesi për fuci e jep tendencën.


Arsyet e rritjes së çmimit
Janë disa arsye që po ndikojnë në shtrenjtimin e naftës me ritme më të shpejta se në tregjet ndërkombëtare në pjesën e parë të këtij viti.
-Së pari, shtrenjtimi i tij në tregjet ndërkombëtare, nga rreth 45 usd/fuçi që zbriti në janar në rreth 66 USD për fuçi aktualisht.
-Së dyti, forcimi i dollarit, i cili këmbehet aktualisht me gati 130 lekë, nga rreth 108-110 lekë të njëjtën periudhë të një viti më parë.
-Së treti, taksa e qarkullimit prej 10 lekë për litër, ndonëse nuk u reflektua direkt në janar, për shkak se u amortizua nga rënia e çmimeve në atë kohë, sërish e ka dhënë efektin e vet. Aktorët e tregut kanë pohuar se pa këtë taksë nafta do të ishte 10 lekë më lirë.
-Së katërti, shtrenjtimi i naftës rrit automatikisht dhe TVSH që duhet paguar, pasi ajo llogaritet mbi çmimin final.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 53/ Thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe mobilizim nesër para Parlamentit

DITA 53/ Thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe mobilizim nesër para Parlamentit

22/07/2026
Urdhër arresti për Visin e Pojës, aksion i gjerë nga SPAK, 30 urdhër arreste

SPAK dhe BKH kontrolle në KKT, sekuestrohen dosje për leje ndërtimi

22/07/2026

SPAK çon në gjykatë çështjen për vrasjen e Gjon Boriçit, në akuzë Martinaj dhe Brajoviq

22/07/2026
Tragjedi pranë TEG-ut, rëndohet bilanci, shkon në 2 numri i viktimave

Tragjedi pranë TEG-ut, rëndohet bilanci, shkon në 2 numri i viktimave

22/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 53/ Thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe mobilizim nesër para Parlamentit

DITA 53/ Thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe mobilizim nesër para Parlamentit

22/07/2026
Urdhër arresti për Visin e Pojës, aksion i gjerë nga SPAK, 30 urdhër arreste

SPAK dhe BKH kontrolle në KKT, sekuestrohen dosje për leje ndërtimi

22/07/2026

SPAK çon në gjykatë çështjen për vrasjen e Gjon Boriçit, në akuzë Martinaj dhe Brajoviq

22/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.