Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Fondacioni Fëmijët Shqiptarë fut shërbimin dentar për fëmijët me autizëm

01/06/2015
Fondacioni Fëmijët Shqiptarë fut shërbimin dentar për fëmijët me autizëm
Share on FacebookShare on Whatsapp

Fëmijët me spektër të çrregullimit autik në Sauk dhe Farkë kanë festuar së bashku festën e fëmijëve, 1 qershorin duke u bërë pjesë e një organizimi të veçantë të përgatitur nga Qendra më e re e sapo inauguruar, ajo  Nr. 2 e autizimit në Sauk.
Dr. Liri Berisha , në përshëndetjen drejtuar prindërve tha se Fondacioni nuk kujdeset thjesht si t’i argëtojë  këta fëmijët, por edhe si të kontribuojë në mirërritjen e tyre duke pasuruar shërbimet për ta. Ajo ju përcolli atyre dy risitë e reja që Fondacioni rezervoi për këtë 1 qershor:
“Sot ndihem e privilegjuar që në këtë festë t’ju komunikoj juve prindërve kurajozë një tjetër zhvillim të ri në qendrën tonë që do jetë në funksion të fëmijëve tuaj. Në të dyja qendrat rajonale që Fondacioni ka ngritur ajo e Farkës dhe Saukut, do të fillojë shërbimi stomatologjik për fëmijët tuaj, me një kabinet dentar që do të hapet enkas për ta e ku do të shërbejnë mjekë me përvojë të veçantë. Ky shërbim do jetë depistues, diagnostikues dhe trajtues. Krahas këtij shërbimi që është një ndihmë e madhe jo vetëm për fëmijët, por edhe për prindërit, Fondacioni Fëmijët Shqiptarë ka sjellë edhe një libërth të premtuar për prindërit që me 2 prill, që në vetvete është një libër i vogël me përmbledhje dhe informacione të  rëndësishme në 100 ditët e para pas diagnostikimit të autizmit”, shpjegoi zonja Liri Berisha.
Fëmijët me autizëm ndryshe nga fëmijët e tjerë nuk familjarizohen aq shpejtë me aparatet dentare, me bluzën e bardhë të mjekut, me tingujt e instrumenteve gjë që krijon problem ne trajtimin dentar. Për të larguar fobinë e kësaj natyre te këta fëmijë, Fondacioni Fëmijët Shqiptarë po e kthen në praktikë të përditshme këtë shërbim, pra në një mision.
Për çdo fëmijë të dy qendrave , Fondacioni shpërndau dhuratat e përgatitura si dhe shtroi një koktej për të gjithë të pranishmit.
Në këtë festë morën pjesë zonja e parë Odeta Nishani, ambasadorja e Spanjës në vendin tonë Silvia Cortés Martín, si dhe bashkëshortja e ambasadorit të shtetit të Kuvajtit në Shqipëri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 53/ Thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe mobilizim nesër para Parlamentit

DITA 53/ Thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe mobilizim nesër para Parlamentit

22/07/2026
Urdhër arresti për Visin e Pojës, aksion i gjerë nga SPAK, 30 urdhër arreste

SPAK dhe BKH kontrolle në KKT, sekuestrohen dosje për leje ndërtimi

22/07/2026

SPAK çon në gjykatë çështjen për vrasjen e Gjon Boriçit, në akuzë Martinaj dhe Brajoviq

22/07/2026
Tragjedi pranë TEG-ut, rëndohet bilanci, shkon në 2 numri i viktimave

Tragjedi pranë TEG-ut, rëndohet bilanci, shkon në 2 numri i viktimave

22/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 53/ Thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe mobilizim nesër para Parlamentit

DITA 53/ Thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe mobilizim nesër para Parlamentit

22/07/2026
Urdhër arresti për Visin e Pojës, aksion i gjerë nga SPAK, 30 urdhër arreste

SPAK dhe BKH kontrolle në KKT, sekuestrohen dosje për leje ndërtimi

22/07/2026

SPAK çon në gjykatë çështjen për vrasjen e Gjon Boriçit, në akuzë Martinaj dhe Brajoviq

22/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.