Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Zbulohet skema e rimbursimit abuziv të ilaçeve nga farmacitë e të afërmëve të Sokol Skurës

30/05/2015
Zbulohet skema e rimbursimit abuziv të ilaçeve nga farmacitë e të afërmëve të Sokol Skurës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prokuroria zgjeron hetimet për ilaçet e rimbursuara. Hetuesit kanë ngritur dyshime se nga 387 farmaci që kanë firmosur kontrata për ilaçet e rimbursueshme vetëm 258 farmaci janë kontrolluar, disa prej tyre nga 2 herë ndërsa 129 farmaci të tjera nuk janë inspektuar

Prokuroria e kryeqytetit zbarkon në zyrat e Fondit të Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor dhe institucionet në vartësit të saj, duke sekuestruar të gjitha kontratat, recetat dhe raportet e auditit për ilaçet e rimburësueshme.
Grupi hetimor, me sekuestrimin e këtyre shkresva me cilësin e provës materiale, ka konstatuar mjaft shkelje në kontratat e kryera me farmacit për ilaçet e rimburësimit.
Burimet thonë se siç duket 4 farmacit e kallëzuara: Berzhita, Lundra, Adelina dhe Nutrimed janë ndër shumë farmaci të tjera të cilat kryenin të njejtën skemë mashtrimi me recetat e falsifikuara për ilaçe të rimbursueshme. Referuar këtyre materialeve hetuesit thonë se në disa nga këto recetat e sekuestruara, rezulton se farmaci konkrete që dyshohet se kanë lidhje me zyrtarët e këtyre institucioneve kanë përfituar shumë më të mëdha parash në formë rimburësimi se 4 farmacit e kallëzuara.
Hetuesit kanë ngritur dyshime se nga 387 farmaci që kanë firmosur kontrata për ilaçet e rimbursueshme vetëm 258 farmaci janë kontrolluar, disa prej tyre nga 2 herë ndërsa 129 farmaci të tjera nuk janë inspektuar. Në mesin e këtyre farmacive të pa kontrolluara, thuhet nga prrokuroria ka dyshime se janë edhe farmacit e të afërmëve të zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Shendetësisë, Fondit të Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor si dhe institucioneve në vartësi të tyre, që kanë për detyrë ushtrimin e kontrolleve.
Burimet thonë se referuar këtyre shkresave, janë konstatuar shkelje të shumta, ku vetëm në drejtorinë Rajonale të Fondit në Tiranë, rezultojnë se janë nënshktruar kontrata rimburësimi vetëm për një ditë në fund të vitit 2014. Në mesin e këtyre farmacive me kontrata 1 ditore janë edhe ata të të afërmve të zëvendësdrejtorit Sokol Skura, duke përfituar rimburësim të ilaçeve në fund të vitit në shuma të mëdha.
Mësohet se hetimet do të fokusohen edhe në drejtim të mjekëve të ndryshëm të qendrave parësore shëndetësore, pasi rezulton se disa mjek brenda një afati të shkurtër kohorë kanë lëshuar për llogari të farmacive të ndryshme me mijëra receta të rimburësueshme duke i ndarë fitimet me kompanit farmaceutike prej vitesh. Kjo praktikë, sipas hetuesve dyshohet se ka funksionuar prej vitesh ku pritet të hidhet dritë edhe në këtë drejtim nga prokuroria.
Burime thonë se do të hetohen edhe ata faramci të cilat thuajse në çdo fundviti bënin shitje fiktive mes të afërmve të tyre të aksioneve të kompanive farmaceutike për të ndërruar inventarin e ilaçeve të rimbursuara nga Fondit të Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Gjykata franceze lë në burg Ermal Beqirin deri në esktradim

Gjykata franceze lë në burg Ermal Beqirin deri në esktradim

29/07/2026
DITA 60/ Protestuesit i bëjnë thirrje SPAK: Arrestoni Ramën!

DITA 60/ Protestuesit i bëjnë thirrje SPAK: Arrestoni Ramën!

29/07/2026
A u shpall në kërkim ndërkombëtar Ermal Beqiri

A u shpall në kërkim ndërkombëtar Ermal Beqiri

29/07/2026
Rama gënjen për rrugën në Zvernec, gazetarja britanike ia përplas faktin

Rama gënjen për rrugën në Zvernec, gazetarja britanike ia përplas faktin

29/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Gjykata franceze lë në burg Ermal Beqirin deri në esktradim

Gjykata franceze lë në burg Ermal Beqirin deri në esktradim

29/07/2026
DITA 60/ Protestuesit i bëjnë thirrje SPAK: Arrestoni Ramën!

DITA 60/ Protestuesit i bëjnë thirrje SPAK: Arrestoni Ramën!

29/07/2026
A u shpall në kërkim ndërkombëtar Ermal Beqiri

A u shpall në kërkim ndërkombëtar Ermal Beqiri

29/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.