Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rusët dhunuan 430 mijë gjermane, perëndimorët 900 mijë!

30/05/2015
Rusët dhunuan 430 mijë gjermane, perëndimorët 900 mijë!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një historiane gjermane, në studimin e saj të fundit thotë se numri i gjermaneve të dhunuara nga amerikanët, francezët, britanikët dhe kanadezët në fund të Luftës së Dytë Botërore, është shumë më i madh se ai që është pranuar deri sot.
Pohimet e deklaruara nga Miriam Gebhardt menjëherë nxitën reagime të historianëve të tjerë të cilët kundërshtojnë vlerësimin e saj se aleatët kishin dhunuar mbi 900 mijë gra në Gjermani.
Hulumtimin e saj Gebhardt e ka bazuar nga periudha e Ditës së Fitores më 1944, deri në rishpalljen e sovranitetit gjerman më 1955, transmeton Telegrafi.
Profesoresha e historisë dhe sociologjisë në Universitetin e Konstanzës deklaron se vetëm ushtarët amerikanë janë përgjegjës për 190 mijë sulme seksuale në dekadën e përmendur.
Vlerësimet e saj janë bazuar në supozimin se çdo 100 rast i dhunimit rezultoi me një shtatzëni, ndërsa hulumtimi përfshin raportet e Policisë dhe intervista me gra që ishin ekzaminuar për të vlerësuar çmimin e kujdesit të fëmijëve në Gjermaninë e pasluftës.
Profesoresha gjithashtu i referohet të ashtuquajturave “raporte të pushtimit”, apo incidenteve në komunitetet lokale, që janë regjistruar nga priftërinjtë gjermanë.
“Dy ushtarë amerikanë përdhunuan një vajzë shumë të mirë”, shkroi një prift në korrik të vitit 1945, në një raport të paraqitur në dokumentarin e ZDF-it të quajtur “krimet e çlirimtarëve”.
Hetimet e dhunimeve të gjermaneve deri tash janë bazuar tek krimet e ushtarëve të Armatës së Kuqe të sovjetikëve. “Kjo është e njëjtë si propaganda naziste që rusët i paraqiste me origjinë aziatike”, thotë Gebhardt. Sipas të dhënave, sovjetët dhunuan afro dy milionë femra, por Gebhardt thotë se Armata e Kuqe është përgjegjës për 430 mijë dhunime.
“Për dallim nga Armata e Kuqe, imazhi i amerikanëve ishte më i mirë, sepse ata simbolizonin pasurinë, lirinë dhe demokracinë”, thotë Gebhardt për Der Spiegel, transmeton Telegrafi. Ndaj, ajo shton se ka edhe shumë raste që shpesh gjermanet shkonin vullnetarisht me ta në krevat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Kurti dhe Abdixhiku dakord për Presidentin e ri të Kosovës, propozohet Bekim Sejdiu

Kurti dhe Abdixhiku dakord për Presidentin e ri të Kosovës, propozohet Bekim Sejdiu

31/08/2026
“Çmimet e ushqimeve janë rritur 5.2 herë më shumë se në BE-së. Merrni shembullin e Greqisë”

“Çmimet e ushqimeve janë rritur 5.2 herë më shumë se në BE-së. Merrni shembullin e Greqisë”

31/08/2026
FOTO & EMRI/ Elbasan, kush është biznesmeni i njohur që përplasi policinë me makinë të blinduar

VLORË/ I arrestuar për vjedhje, 32-vjeçari humb jetën në dhomën e izolimit

31/08/2026
Ekzekutohet në Itali 69-vjeçari, ish bos i Camorrës

Ekzekutohet në Itali 69-vjeçari, ish bos i Camorrës

31/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kurti dhe Abdixhiku dakord për Presidentin e ri të Kosovës, propozohet Bekim Sejdiu

Kurti dhe Abdixhiku dakord për Presidentin e ri të Kosovës, propozohet Bekim Sejdiu

31/08/2026
“Çmimet e ushqimeve janë rritur 5.2 herë më shumë se në BE-së. Merrni shembullin e Greqisë”

“Çmimet e ushqimeve janë rritur 5.2 herë më shumë se në BE-së. Merrni shembullin e Greqisë”

31/08/2026
FOTO & EMRI/ Elbasan, kush është biznesmeni i njohur që përplasi policinë me makinë të blinduar

VLORË/ I arrestuar për vjedhje, 32-vjeçari humb jetën në dhomën e izolimit

31/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.